"Nuk është 7×7=42 kjo punë", këstet e kredive me bankat, Rama: Zgjidhja për biznesin që sot, do firmos dokumentin me Guvernatorin

17 Mars 2020, 14:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaron se lidhur me ankesat e qytetarëve, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë, sapo ka folur me Guvernatorin Sejko dhe do të firmosin bashkërisht një dokument me gjithçka për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat.

 “Lidhur me ankesat që më kanë dërguar disa prej jush, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë e luftës, sapo kam folur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, që unë dhe guveratori do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat!

Rrini të qetë dhe bëni durim, Italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t’i kemi gati këtë javë! Kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot!

Na i bëni hallall shqetësime të tilla dhe mos e vini asnjë sekondë në dyshim se mua më keni në krah dhe me sytë e veshur hapur ditë-natë për të lexuar e dëgjuar hallet tuaja!

Ju të gjithë jeni familja ime në këtë luftë dhe asgjë që do ta bëja për familjen time, nuk do ta le pa bërë për ju! me mish e me shpirt!”- shkruan Rama. (TemA)

3 komente në ““Nuk është 7×7=42 kjo punë”, këstet e kredive me bankat, Rama: Zgjidhja për biznesin që sot, do firmos dokumentin me Guvernatorin”

  1. Ed says:

    Mendoni sikur kjo te ndodhte kur berisha ishte Kryeminister atehere do ishte fundi per shqipetaret. Pse sepse te gjithe shkatrimin qe beri ne cdo sektor te jetes dhe prishjen e njeriut korana virusi do te ishte kapaku i arkivolit ku ai e kishte futur shqiperine.

  2. Bardhi says:

    URITHI KA KOHË QË ËNDËRRON TË FITOJË GARËN E VRAPIMIT ME LEPURIN.
    Në përrallë thuhet se garën e fitoi urithi, por në realitet sigurisht që lepuri po e fiton përditë në mënyrë spektakolare!
    Urithit i mbetet vetëm të bjerë pa ndjenja…

  3. Johani says:

    I nderuar kryeminister kam nje lutje aman me degjo, mos u ngut te publikosh masat dhe mos firmos asgje as me guvernatorin, prit edhe pak se nje tjeter majmun le syze ka filluar te jarget ne TV, eshte ai bardhi ziu i PD qe ka disa minuta qe leh ne TV nga stalla e PD-s nga aty ku ka dalur gjith krimi dhe urrejtja ndaj njerezimit edhe me e ndyre se koronavirusi, prandaj prit edhe pak sa t’han edhe pak mut ky qenefi qe veq surratin njeri e ka, turpi i shqiperise dhe i njerezimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje