Koronavirusi, Soreca: BE gati të mbështesë Shqipërinë. Çelja e negociatave, sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor

17 Mars 2020, 13:00Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca se BE është gati të mbështesë Shqipërinë në betejën me koronavirusin.

Soreca shprehet se Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA (Fonde për ndihma para anëtarësimit).

“Bashkimi Europian është gati që të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë në “luftën” me koronavirusin. 

Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA (Fonde për ndihma para anëtarësimit). Një përgjigje pozitive për të hapur negociatat do të ishte një sinjal  rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Soreca. (TemA)

1 komente në “Koronavirusi, Soreca: BE gati të mbështesë Shqipërinë. Çelja e negociatave, sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor”

  1. Agim says:

    Europa ka filluar fisheye prandaj ky miku mos te ginjeje shum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje