FOTOT/ Takim online me kryeministrat e Ballkanit, kancelarit të Austrisë dhe komisionerit për zgjerimin, Rama: Plani ekonomik po merr formë

17 Mars 2020, 11:50Politika TEMA
FOTOT/ Takim online me kryeministrat e Ballkanit, kancelarit të

Kryeministri Edi Rama ka qënë pjesë e një mbledhjë të mbajtuar online me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.

Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun Europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin.

Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim.

Mbledhja e këshillit Europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë”- shkruan Rama teksa poston disa foto nga konferenca online.   (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje