Plani i rindërtimit, Rama: Biseda me Presidenten e KE për fondet dhe ndikimi i koronavirusit

16 Mars 2020, 19:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pavarësisht koronavirusit, plani i rindërtimit nga tërmeti do të vijojë.

Rama u shpreh se sapo virusi të largohet nga Shqipëria, do të fillojë rindërtimi i banesave, shkollave apo spitaleve.

Disa nga ne janë në çadër, pasi ata e humbën shtëpinë. Kjo është shumë herë më e tmerrshme se tërmeti. Atyre nuk do tu themi atyre që nuk do t`ju ndërtojmë shtëpitë. Korona pa korona ne do të nisim ndërtimin e shtëpive, spitaleve, shkollave sapo korona të shporret nga shtëpia jonë e përbashkët”, tha Rama. 

Ndërkohë, Rama njoftoi se gjatë mbrëmjes do të bisedojë me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, duke u shprehur se do t`i kërkojë, që pas kësaj situate, fondet e tërmetit të mos ndryshojnë destinacion.

Kisha një bisedë me presidenten e KE-së. Biseda u shty për në 19:30 me kërkesën e Presidentes, por njëra nga aryset pse do të bisedoj është ti kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi planin për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon. Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte dhe 4 në QS dhe 8.7 mld për shtëpië dh ebëjnë 160 mln dollarë. Qeveria nuk do i lëvizë nga donacioni”, u shpreh Rama. 

1 komente në “Plani i rindërtimit, Rama: Biseda me Presidenten e KE për fondet dhe ndikimi i koronavirusit”

  1. Spartakos Thraks says:

    Në këtë lojë shahu që po zhvillohet ndërmjet BE dhe Shqipërisë, me dy lëvizje që mund të bëjë diplomacia shqiptare do të vendosë me shpatulla pas murit BE.
    1)Të drejtohet BE se dhe të thoje se Shqipëria është e gatshme për të dërguar forca për mbrojtjen e kufijve të BE, qoftë edhe një numër simbolik forcash (me një gur dy zogj dmth) edhe mbron interesat e tua edhe ke goje te flasësh.
    2)Thonë se Erdua ka kërkuar që të dërgojë në Shqipëri 30 – 50 mijë refugjatë, nuk e di se sa e vërtetë është kjo gjë, në rast se është e vërtetë po e refuzoi këtë marveshje për shkak të koronovirusit mbron interesat e vendit si dhe të BE. Do ta detyrojë BE që jo vetëm fondet që kërkon të japë por do ti shtrojë qilimin për në BE Shqipërisë sepse i tregon se përputhet me politikën e saj. Do të jetë mosmirnjohje nga ana e BE nqs nuk do të veprojë pozitivisht pas këtyre lëvizjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje