Shkrim i gazetës amerikane “The Christian Science Monitor”, 19 qershor 1973
Amerika ka futur një faktor të ri në marrrëdhëniet e saj me Shqipërinë, aleaten e Kinës komuniste.
Më 4 prillin e kaluar [1973], zëvendëssekretari i Departamentit të Shtetit, Keneth Rash [Kenneth Rush (1910-1994)], i bëri Shqipërisë një propozim publik miqësor. Ai tha se SHBA-ja është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me Tiranën. Uashingtoni nuk ka marrëdhënie diplomatike me Tiranën qysh në vitin 1939, kur Italia sulmoi dhe pushtoi Shqipërinë.
Çfarë e nxiti më shumë zotin Rash? Dhe cilat janë shanset për përmirësim në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane?
Deri më tani, Shqipëria nuk i është përgjigjur zyrtarisht ofertës amerikane.
Është pothuajse e sigurt se në interesin e ri të Uashingtonit për Shqipërinë kanë ndikuar marrëdhëniet e Amerikës me Kinën e Maos. Nëse do të jetë e mundur të shënohet sukses diplomatik me Pekinin, gjithashtu duhet të jetë e mundur të përmirësohen marrëdhëniet me aleatin ballkanik të Pekinit.
Përveç kësaj, që nga viti 1968 Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të zgjeruar lidhjet e saj diplomatike, ekonomike dhe kulturore me Evropën Perëndimore. Ajo ka marrëdhënie normale me fqinjët – Greqinë, Jugosllavinë dhe Italinë – dhe shumicën e vendeve perëndimore. Me sa duket, zyrtarët amerikanë besojnë se Tirana mund të jetë gati tani të ndërmarrë një hap tjetër dhe të zgjerojë gjithashtu lidhjet me SHBA-në.
Shenjë inkurajuese është tregtia. Tregtia amerikane me Shqipërinë është zgjeruar në dekadën e fundit. Në vitin 1961, Amerika importoi mallra me vlerë 73.000 nga Shqipëria. Në vitin 1971 kjo shifër shkoi në rreth 280.000 dollarë – afër katër herë më shumë. Eksportet në drejtim të Shqipërisë kanë qenë dukshëm më të vogëla. Më tepër rëndësi, megjithatë, ka fakti se shkëmbimi i mallrave ka vazhduar pa ndërprerje që nga viti 1963.
Nisma diplomatike e Uashingtonit ndaj Shqipërisë ka dhe një dimension tjetër. Ajo bazohet në një traditë të gjatë të miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve amerikan dhe shqiptar. Shqiptarët kujtojnë me mirënjohje përpjekjet e Presidentit Uillson [Woodrow Wilson (1856-1924)] për sovranitetin e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore.
Në dhjetor të vitit 1942, Kordell Hall [Cordell Hull (1871-1955), Nobel i Paqes në vitin 1945], atëherë Sekretar amerikan i Shtetit, premtoi për mbështetjen amerikane për rivendosjen e sovranitetit të Shqipërisë dhe të drejtën e saj për vetëvendosje pas humbjes së fuqive të Boshtit. Me një tjetër gjest miqësor, Presidenti Ajzenhauer (Eisenhower, 1890-1969) në vitin 1956 [në të vërtetë, në vitin 1955, më 4 mars] propozoi dërgimin në Shqipëri të produkteve ushqimore me vlerë rreth 1.000.000 dollarë, për të ndihmuar në zbutjen e mungesës serioze së ushqimeve në vend.
Cilat janë pengesat për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike midis Amerikës dhe Shqipërisë – i vetmi vend haptas stalinist në Evropën Lindore?
Njëra është trashëgimia e hidhur e luftës së ftohtë. Udhëheqësve shqiptarë prej kohësh nuk u ka pëlqyer përkrahja që u ka dhënë Amerika grupeve anti-komuniste shqiptare në mërgim. Një pengesë tjetër serioze është çështja e traktateve të paraluftës të lidhura mes SHBA dhe të mbretit Zog. Regjimi i Hoxhës nuk njeh traktatet e Uashingtonit me monarkun e fundit shqiptar. Tirana deklaron se nuk është e detyruar të respektojë marrëveshjet që nuk i ka nënshkruar ajo vetë.
Përveç kësaj, ka dhe një postbllok ideologjik. Udhëheqësit militantë të Shqipërisë e shohin SHBA-në si një shtet, i cili, së bashku me Bashkimin Sovjetik, kërkon të sundojë botën. Për më shumë se një dekadë, ata kanë zhvilluar luftë të ashpër ideologjike kundër “imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik”.
Lufta e ftohtë është dobësuar. Lidershipi i Hoxhës nuk kërcënohet më ushtarakisht nga kundërshtarët e tij politikë në mërgim. Vazhdojnë të bien në sy përfitimet nga tregtia në rritje me Perëndimin.
Mbi të gjitha, afrimi në rritje i Kinës me Uashingtonin pashmangshmërisht do të ndikojë mbi qëndrimin e Shqipërisë ndaj SHBA-së. Kina ka zbutur tanimë polemikat e saj ideologjike ndaj Uashingtonit. Tirana ka të ngjarë të ndjekë me kalimin e kohës shembullin e tyre. Përndryshe, ajo do të vetizolohej nga aleati i saj, Pekini.
Në të vërtetë, mund të thuhet se ekziston tashmë një ulje e kufizuar e tensionit [a limited détente] mes Uashingtonit dhe Tiranës. Edhe pse udhëheqësit shqiptarë këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik janë po aq të rrezikshëm për sigurinë e shteteve dhe paqen në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket të konsiderohen armik më i vogël. Tirana bën tregti të kufizuar, “jozyrtare” me Amerikën. Nga ana tjetër, nuk bën fare tregti me Bashkimin Sovjetik. Po ashtu, ka turizëm të kufizuar ndërmjet Amerikës dhe Shqipërisë. Nuk ka kurrfarë turizmi midis Shqipërisë dhe BRSS.
Tensionet e brendshme sociale dhe ekonomike, plus zhvillimet ndërkombëtare, duket se po e lëvizin Shqipërinë nga armiqësia e hapur drejt një ujdie [accommodation] graduale me Uashingtonin. Është ende çështje e hapur sa shpejt do të ndodhë tranzicioni.
Ka pak gjasa për kthesë të vrullshme dramatike në të ardhmen e afërt në marrëdhëniet shqiptaro-amerikan. Por ekziston një prirje afatgjatë drejt uljes së tensionit.
Përktheu: Thanas Mustaqi
Keneth Rash zëvendëssekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit në vitin 1973
Nuk paskan qënë dhe kaq të zgjuar këta Dipllomatët Amerikanë sa dukeshin nga jashtë.Ç’ kanë shkruar i bënin nga zyra pa ” dalë në teren”.Po në 73- që raporton Sek.Shtetit ,mardhëniet me Kinën kishin filluar të ftoheshin nga takimi Mao – Nikson.
Tregëtia me Amerikën nuk ishte legale dhe nuk mund të kishe kishe shpresa nga ajo.
Qe kur kemi vendosur marredheniet me Usa pas 1990 ja cfare ka bere Usa ne Shqiperi:1)Na vuri ne krye te shtetit agjenturen sllavo-serbe me Sali Berishen kryetar.2)Na mori njerezit e rinj dhe te afte me llotarine amerikane.3)Na solli dhe islamiket radikale.4)Na solli dhe opoziten e Iranit qe nuk i pranonte asnje vend i botes duke na marre sovranitetin dhe armiqesuar me Iranin dhe gjysmen e botes qe jane miq e aleat te Iranit.
USA, na çliroi Kosovën nga sundimi 100 vjeçar serb, që shqiptarët as në ëndërr nuk e kishin parë. Vetëm për këtë duhet t’i jemi mirënjohës, duke mos harruar kontributin e madh të presidentit Wilson në 1920, kur rrezikohej edhe më coptimi i Shqipërisë. Jo pak apo jo! Me këto dy akte Shqipëria dhe shqiptarët siguruan ekzistencën. Të tjerat janë të dorës së dytë e të tretë dhe, sipas konjukturave, venë e vinë. Politika dhe politikanët, si në Shqipëri ashtu dhe në Amerikë ndryshojnë, e rëndësishme është që Shqipëria të rrojë dhe shqiptarët të prosperojnë.
Bureto-ke shume te drejte.
Nuk eshte faji Amerikes qe shqiptaret votuan Sali Maskara Berishen, jo njehere por edhe e sollen prap ne pushtet mbasi vrau e preu dhe shakaterroi te tere vendin ne 1997-ten per bythen e tij qe te rrinte ne karriken e presidentit.
Nuk eshte faji Amerikes qe ne Shqiperi gelojne minarete e Arabise.
Nuk eshte faji Amerikes qe nje pjese e shqiptareve dalin cdo bajram dhe i falen nje perendie qe e solli pushtuesi ottoman, pra qe nuk eshte e jona.
Nuk eshte faji Amerikes per shume e shume faje te tjera tonat, por nga ana tjeter Amerika dhe Gjermania (Austro-Hungaria para saj) kane qene gjithmone ne mbrojtje te shqiptareve. Sigurisht qe kete nuk e kane bere se dashuronin Shqiperine dhe shqiptaret, pasi jemi aq te mencur sa te kuptojme se politikat shteterore mbeshteten mbi interesat ekonomiko-politike te ketyre shteteve dhe jo mbi ndjenja personale te lidereve te ketyre shteteve. Kjo vlen edhe per Rusine qe mbeshtet Serbine, jo se ju dogj barku per serbet, por keshtu ja duan interesat ruse.
? ?
Shiko se e nis historine perseprapthi …
Agjenturen sllavo-serbe ne shqiperi ta ka sjelle INTERNACIONALIZMI PROLETAR….
Qe te ftillohesh pak nga trute
duke filluar me revolucionin “e famshem” te qershorit e deri te MONSTRA ENVER HOXHA… Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha… e kane instalu agjenturen sllavo-serbe qe ne 1940
USA pasi mbaroi punen me Kosoven dhe e hoqi nga DUART E SERBEVE… tani ka pune me agjenturen ne shqiperi…
duro dhe ca ishalla te jep zoti jete te rrosh … e do shohesh e do kuptosh…
PA U ZHDUKUR FARA E NDYRE E KUQE NGA KY VEND NGA PUSHTETI… qe do ndodhe shpejt NUK BEN PERPARA KY VEND
cuditerisht ate qe hoqi ‘Agjentura serbe’ ne 1924 per te cilen flisni ju gjeti strehim ne Beograd e kam fjalem per Revolucionin e qershorit po ashtu ata qe donin te rrezonin internacionalistin komunist vinin nga Beogradi dhe Athina
cuditerisht ate qe hoqi ‘Agjentura serbe’ ne 1924 per te cilen flisni ju gjeti strehim ne Beograd e kam fjalem per Revolucionin e qershorit po ashtu ata qe donin te rrezonin internacionalistin komunist vinin nga Beogradi dhe Athina Ju genjeni
Ty ishalla t’fal Corona qe t’vegjetosh edhe ca kohe tjera, se ment i ke lan rrugve prej heret, dhe ke per ta pa qe ato me Saliun do ta ken prap or tej.
Ma komunist se sala nuk besoj se ka qen as vet enveri….
Or tajjjjjj dhe saka kelysh koministi fare e kuqe e qelbur exhte or tajjjjjjjjj
Kur them do heqi faren e keqe i fus te gjith sekretaret e partise spiunat e sigurimit e agjentet e udb qe jan sot ne shqiperi or tsjjjjjjjjjjj
Ju qifsha trute qe me keni akoma me militantizma or tajjjjjjjj
Nacionalisti sa per dijeni Enver Hoxha ishte patriot dhe internacionalist.Ai besonte te bashkepunimi i popujve.Miladin Popovicin e vrane vete jugosllavet e Titos se dhe ai ishte per internacionalizmin por titisteve nuk u vinte mire ajo pune.Enveri ka qene ne lufte me liderat jugosllave pas 1948-es.
Do te justifikosh emrin Kostandin ….dukesh qe ke formim megaloman grek ,qe i di te gjitha dhe nuk di asgje !
SHBA eshte garantuesja e kufijve te dy shteteve shqiptare ,qe fatkeqesisht rrethohen nga nje pellg obskurantisk sllavo – ortodoks !
Besoj se di dicka per Parisin e 1919 dhe Rambujene e 1999 !!
Them se ke formim revolucionar grek ( revolucionar pa arsye) se po te kishe formim ortodoks shqiptar ,te paret qe kerkuan pavaresine e Shqiperise nga Turqia dhe Autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare ishin ortodokset shqiptare !!
Konstandin….shiko hallet e Greqise ,Shqiperise plot halle ka kush ja qan hallin !
Nje perkthim model i Zotit Thanas Mustaqi. Por edhe nje shkrim qe duhet te sherbeje si model per Zotin Kaloci,
shkrimet e te cilit vuajne shume nga menyra si i paraqet ai. Me mungese referencash per personat qe pemenden,
fotot shoqeruese pa dicitura, mosperputhje datash apo te dhenash brenda te njejtit shkrim etj.
Mund te them se Th. Mustaqi eshte nje gazetar shume serioz.
Emili
Ne at koh para 90tes , ishin burra te tjer qe benin politik , burra qe donin mbi çdo gje popullin dhe vendin e tyre sovranitetin dhe panvarsin e vendit te tyre , politikanet mbas 90tes jan antishqiptar te pa pergjegjshem per popullin e vet , urrejn vendin e tyre , jan njerezit me me veset me te kqia te kti populli , mashtrus ordiner hajdut alabak kriminela te ter te zezat i kan dhe ktyre perveç interesit personal si ha palla per popullin per sovranitet dhe per vendin e tyre , kta lloj mostrash qe sot quhen politikan dhe me djallin bejn pakt per interesat e tyre jo me me ameriken serbin e rusin , kta jan thjesht hajdut fhe albabak ordiner pjesa me e keqe e kti populli qe i kan dhen njeri tjetrit titullin politikan qe mos i kap ligji per te tera tradhtit vjedhjet mashtrimet dhe poshtersit qe i bejn popillit te vet .
Ne at koh para 90tes , ishin burra te tjer qe benin politik , burra qe donin mbi çdo gje popullin dhe vendin e tyre sovranitetin dhe panvarsin e vendit te tyre , politikanet mbas 90tes jan antishqiptar te pa pergjegjshem per popullin e vet , urrejn vendin e tyre , jan njerezit me veset me te kqia te kti populli , mashtrus ordiner hajdut alabak kriminela te ter te zezat i kan dhe ktyre perveç interesit personal si ha palla per popullin per sovranitet dhe per vendin e tyre , kta lloj mostrash qe sot quhen politikan dhe me djallin bejn pakt per interesat e tyre , jo me me ameriken serbin e rusin , kta jan thjesht hajdut dhe albabak ordiner pjesa me e keqe e kti populli qe i kan dhen njeri tjetrit titullin politikan qe mos i kap ligji per te tera tradhtit vjedhjet mashtrimet dhe poshtersit qe i bejn popillit te vet .
Me beri pershtypje: Zv minister i jashtem, mosha 63 vjeç, pra moshe e pjekur. Ne Shqiperi: Minister i jashtem ne çdo qeveri pas ’90 – tes pa mbushur 30 vjeç. Me falni, po e kam gabim
Do te kish qene shume pozitive lidhja me USA ne ate kohe por duke pare kushtet ne sishim gati….. mendoj gabimi fatal per ekonomine shqiptare ka qene ndarja me 1978 nga Kina,, po te kishte vazhduar lidhja e arehershme me Kinen ne sot do te ishim te preferuarit e Kines ne Europe,, per Kinen do qeme nje qime bythe (per tu ndihmuar) dhe sigurisht nuk do ishim ne kete gjendje qe jemi sot por porti kryesor i Kines per te hyre ne Europe… te tjerat i imagjinoni vete
ooo doda eshte i semure kumplet…. po mire more dod leshi nga na erdhen politikanet mas vitit 90 ,a nuk ishin produkt i enverit tend te dashur,kujto vetem njeriun e ri qe e pati sakatuar e cveshur nga cdo gje ,pervec moralit komunist, sigurisht jo te gjithe …. aa i harruat ju ambasadat aniet a nuk ishim ne sikur jetonim ne ndonje planet tjater e jo ne Europe ,a nuk ishim ne njerez qe po iknim me mijera e mijera nga vendi ma i lumtur ne bote!!!!!!!!!!
Refuzimi i ofertes amerikane (nderekohe qe mardheniet kion-amerikane ishin normalizur), tregon me se qarti se shoku enver ka bere lojen e francezeve, ka qene vertet agjent i sherbimit te fshehte te Frances.
Gjenial, percaktimi yt , o Zaberzan. Koha do t’a vertetoje, pse u shkeput nga nga cdo Parti Komuniste dhe nga Kampi.