Memorie.al publikon disa foto të panjohura që nuk janë bërë publike, të cilat na paraqesin disa imazhe të rralla që i përkasin shtatorit të vitit 1983, të bëra në një nga sallat kryesore të Gjykatës së Lartë në Tiranë, ku kolegji i asaj gjykate i kryesuar nga Aranit Çela, është duke dhënë vendimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, bashkëshorten e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu, Fiqretin, të birin e saj, Skënderin, si dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Nesti Nase.
Të cilët ishin pjesë e të ashtuquajturit “Gupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut”, që asokohe u akuzuan se: “në bashkëpunim me agjenturat e huaja si, CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, etj., kishin pasur si qëllim që të helmonin Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, shokun Enver Hoxha”.
Nga Dashnor Kaloçi
Në ditët e para të shtatorit të vitit 1983, pas afro një viti procesi hetimor që u zhvillua në ambientet e Hetuesisë Speciale pranë “Repartit 313”, siç njihej ndryshe “Burgu i Vjetër” i Tiranës, përfunduan hetimet ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor agjenturor i Mehmet Shehut”, i cili kryesohej prej Kadri Hazbiut, ish-ministit të Mbrojtjes dhe anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH_së,(që për 27 vite kishte mbajtur edhe postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Nesti Nases, ish-ministër i Punëve të Jashtme, Feçor Shehut, ish-ministër i Punëve të Brendëshme dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit për vite me rradhë, Llambi Ziçishtit, ish-ministër i Shendetësisë, Mihallaq Ziçishtit, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme, Fiqret Shehut, bashkëshorte e ish-kryeministrit Mehmet Shehu dhe ish-Drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin” në Tiranë, si dhe Llambi Peçini, ish-Drejtor i Drejtorisë për Sigurimin e udhëheqjes së lartë të PPSH-së. Krahas këtij “grupi” bashkë me ta u gjykuan edhe Gani Kodra, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe për disa vite me detyrë pranë ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Ali Çeno, komandant i grupit të shoqërimit të ish-kryemnistrit Mehmet Shehu, Xhavit Ismailaga, me profesion berber në Hotel “Dajti”, si dhe të Skënder e Bashkim Shehu, dy djemtë e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu.
I gjithë procesi hetimor ndaj këtij “grupi armiqësor”, që zgjati rreth një vit, u zhvillua sipas orientimeve dhe shënimeve që jepte Enver Hoxha, duke shkruar me dorën e tij pyetjet përkatëse që duhet t’ju bëheshin nga ana e hetuesëve disa prej krerëve kryesorëve të atij grupi, si p.sh. Fiqret Shehut etj. Të cilët nën masa të rrepta sigurie, mbaheshin të izoluar pranë “Repartit 313” në Tiranë, ku përveç disa rojeve të brendëshme (civilë, policë, dhe ushtarakë), që rrinin brenda qelive dhe në korridoret e ambienteve të atij burgu, ku ishin të lidhur kokë e këmbë me zinxhirë dhe me skafandra në kokë, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Fiqret Shehu etj.
Në përfundim të procesit hetimor dhe atij gjyqësor ndaj këtij të ashtuquajturi “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut”, Kolegji i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Aranit Çela (kryetar i asaj gjykate), dhe Prokurori i Përgjithshëm, Rrapi Mino, dhanë vendimet përkatëse për secilin nga të pandehurit, ku ndonëse akuzat ndaj tyre ishin pothuaj të njëjta, ky “grup armiqsor”, u nda dhe u gjykua në dy grupe të veçanta?! Ku në të parin bënin pjesë: Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Mihallq Ziçishti, Llambi Peçini, Ali Çeno dhe Gani Kodra, (që kishin pasur funksione ushtarake), ndërsa në grupin e dytë, bënin pjesë: Llambi Ziçishti, Fiqret Shehu, Nesti Nase, Xhavit Ismailaga dhe Skënder e Bashkim Shehu, të cilët kishin pasur funksione dhe detyra jo të karakterit ushtarak. Ndarja e tyre u bë “për arsye se në grupin e parë të kryesuar nga Kadri Kazbiu, gjykoheshin ish-funksionarë të lartë që kishin mbajtur detyra dhe poste ushtarake dhe s’duhet të dilnin sekrete ushtarake e shtetërore”.
Procesi gjyqësor i këtyre dy grupeve u zhvillua në ambientet e “Repartit 313” të Burgut të Vjetër të Tiranës (apo siç njihej ndryshe nga të dënuarit si, “Kaushi”), dhe vetëm vendimi i dënimeve të tyre nga ana e Kolegjit Special të Gjykatës së Lartë u dha në ambientet e Gjykatës së Lartë, ku u zhvillua vetëm seanca e parë e gjyqit ndaj tyre në fillimin e muajt gusht të vitit 1983 dhe të gjitha senacat e tjera, u zhvilluan në ambienet e atij burgu. Gjë e cila u bë “për arsye sigurie”, pasi “gjatë transportit të atij grupi armiqësor nga ‘Reparti 313’ për në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe anasjelltas, zbulimet e huaja dhe agjenturat e tyre, mund t’i rrëmbenin ato”?! Kështu thuhej e propagandohej jo pa qëllim nga ana e Sigurimit të Shtetit, e segmente të tjera caktuara, për të krijuar në popull një imazh dhe bindjen për “rëndësinë dhe rrezikshëmrinë që paraqiste ai grup armiqësor”.
Ndërsa fotot me imazhet e “grupit armiqësor”, ku bënin pjesë: Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti, Ali Çeno dhe Gani Kodra, si në seancat gjyqësore ashtu dhe në momentin e dhënies së dënimeve, tashmë janë të njohura pasi janë bërë publike prej kohësh, Memorie.al, po publikon disa foto të panjohura, që na paraqesin momentet e dhënies së vendimit për dënimin e “grupit të dytë armiqësor”, ku bënin pjesë: Llambi Ziçishti, Nesti Nase, Fiqret Shehu, Xhavit Ismailaga dhe Skënder e Bashkim Shehu.
Siç shihet dhe në fotot në fjalë, që janë realizuar më datën 30 gusht të vitit 1983 në një nga sallat e Gjykatës së Lartë të Tiranës, ku përveç Kolegjit të Gjykatës së Lartë që kryesohet nga Aranit Çela, i cili është fiksuar në mes anëtarëve të tjerë të atij kolegji, (duke lexuar vendimin e trupit gjykues për dënimet e atij “grupi armiqësor”), në dy foto të tjera, duken të pandehurit, Llambi Ziçishti, (i dyti nga e djatha në rreshtin e parë), që është në mes të dy oficerëve të policisë dhe Fiqret Shehu, (po në rreshtin e parë, e dyta nga e majta) e cila duket në mes të dy nënoficereve të policisë që e sigurojnë atë.
Pas tyre, në rreshtin e dytë, duket ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nesti Nase (me syze të zeza) dhe Skënder Shehu, (djali i dytë i Mehmet dhe Fiqret Shehut), si dhe oficerë, e nën-oficerë policie të sigurisë së “Repartit 313”, e pjestarë të “Hetuesisë Speciale” të grupit hetimor që u morrën me atë proçes, si dhe të ftuar të ndryshëm me ftesa të veçanta që asituan gjatë atij proçesi gjyqësor, ku shumica e tyre ishin nga Ministria e Punëve të Brendëshme dhe Sigurimi i Shtetit.
Siç dihet tashmë, pas Kadri Hazbiut, Feçor Shehut dhe Llambi Peçinit, nga grupi i parë që u dënuan me vdekje, me pushkatim nga Kolegji Special i Gjykatës së Lartë në vendimin që u dha për ta më datën 1 shtator 1983, nga grupi i dytë, u dënua me vdekje me pushkatim, vetëm ish-ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, që duket në foton në fjalë. Ndërsa, Fiqrete Shehu, Nesti Nase, Ali Çeno, Xhavit Ismailaga, Skënder dhe Bashkim Shehu, u dënuan me burgimen që varionin nga 25 deri në 15 vjet.
Ndërsa për ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme duke filluar nga Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini etj., nuk ka pasur asnjë dyshim rreth shkaqeve se përse u eleminuan nga Enver Hoxha, ndryshe ka ndodhur me Llambi Ziçishtin, pasi që nga ajo kohë e më pas, deri në ditët e sotme, ajo gjë ka mbetur e mbuluar me mister dhe për eleminimin e tij qarkullojnë versione dhe hipoteza nga më të ndryshmet. Ziçishti, i shkolluar fillimisht në Paris dhe më pas në Bukuresht, (si pak kush në atë kohë), ishte nga më të shkolluarit e të gjithë ministrave të qeverisë shqiptare dhe dënimi i tij me pushkatim, shkaktoi jo pak habi në atë kohë, pasi pritej dënimi me vdekje për të vëllanë e tij, Mihallaqin, një nga krerët kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme prej vitesh që kishte drejtuar dhe Sigurimin e Shtetit.
Lidhur me eliminimin e tij fizik, pas viteve ’90-të është thënë se ai u ekzekutua, pasi kur shkoi tek shtëpia e Mehmet Shehut në mëngjezin e 18 janarit 1981, që ai u gjet i vrarë, paskësh thënë se: “Kjo është vrasje klasike”?! Por kjo gjë që ka qarkulluar vetëm si hipotezë, duket se është “sfumuar” para disa muajsh kur u botua libri i mjekut të njohur, Dr. Prof. Isuf Kalo, i cili në kujtimet e tij shkruan se: Enveri nuk ka pranuar që ta takonte Ziçishtin që në verën e vitit 1981 kur ai shkoi që të shikonte gjëndjen shëndetësore të Enverit kur ai ishte në vilën e tij në bregdetin e Vlorës. Pra, gjë e cila tregon qartë dhe mësëmiri, se: Enveri kishte planifikuar që më parë eleminimin fizik të Ziçishtit, duke e bërë atë bashkëpunëtor të ngushtë të Mehmet Shehut dhe duke i akuzuar ata të dy se: “të lidhur me agjentuarat e huaja, kishin dashur të helmonin Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së”.
Vendimi i ekzekutimit për Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Ziçishtin e Llambi Peçinin, u zbatua më datën 10 shtator të vitit 1983, ku gjatë mesnatës, nën masa të rrepta sigurie, të katër të dënuarit, u morrën dhe u dërguan diku në periferi të Tiranë afër fshatit Linzë, ku dhe u ekzekutuan në vëndin e caktuar, pasi më parë, Prokurori i Përgjithshëm, iu komunikoi vendimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, që nuk kishte pranuar kërkesat e tyre për faljen e jetës dhe kërkoi prej tyre fjalët e fundit që u mbajtën një proces-verbal ku firmosën të gjitha ata që asistuan në ekzekutimin e tyre.(Memorie.al)
Lavdi Zotit që shpetuam nga ai regjim. Kjo shkerdhatokracia e sotme sado e keqe dhe e poshter qê doli, eshte ku e ku mê e mire dhe më e durueshme se sistemi enverian. Enveri si kriminel mund të krahasohet vetêm me Stalinin. As Hitleri dhe as Mao Ce Duni nuk ishin aq vrases paranojake sa djali i Gjylos.
As jot’ëmë nuk ishte aq debile të lindte një gomar si ty.
Ja dhe Moisi koronavirusi foli ! I ardhi keq per Enver plehren se me plehra do jete mare !
O Moisi pordha , sdo fare mend ta kuptosh qe ne nje debil , ka shume persona qe u demtuan nga sistemi i shkuar , bile u demtuan shume , lejoi te kene nje mendim tjeter per ta , epara kjo , dhe e dyta , cyne ne pune nena e inicialit ” katarakti ” ketu ??? Pse e ul njvelin tend dhe e con tek zvaraniket , tek gjarperinjte ,vetem ata godasin ne menyre te tille .
Cje ti ? Avukati i Enverit ?? Nuk e pe cube ne arimin e Nexhmies ?? As i biri nuk i shkoi , nuk iu dhims nena , tudhims ty ?? Ik or plere , dhe mks ofendo komenfuesit nga nena o pis njeri , te gjitha komentet keshtui ke o qelbesire .
Katarakt, ke njohje te cekta te historise. Sistemi komunist bolshevik, qe zbatoi edhe Enveri, ne themel kishte terrorin dhe luften e klasave. Poshtersia e atij sistemi ishte e shkruar ne Kushtetute. Sa per kriminel Enveri nuk mund te krahasohet as me Stalinin e jo me me Hitlerin apo Maon. Te tre keta vrisnin me urdher te tyre me miliona vete cdo dite dhe numrat i mbanin sekret.
Enveri vriste shume pak ne numer, por propaganden e bente sikur ishte bere hataja qe njerezve tu hynte frika ne palce. Mbas 1948 kur e konsolidoi pushtetin dhe i mbijetoje rrezikut te Titos, Enveri vriste ne nje vit per arsye politike dhe ordinere se bashku me pak se sa vriten ne 1 vit ne Shqiperine demokratike per arsye ordinere dhe 3 here me pak nese fusim tek te vdekurit edhe aksidentet automobilistike.
Enverin dihet qe e helmuan.
Si zakonisht Kaloci thote gjera te pergjithshme. O kale, berberi ishte ne grupin e ushtarakeve. Bashkim Shehu nuk u denua me keto dy grupe. As keto nuk i thua tamam.
Agim Nesho dhendri Llambi Zicishtit qe ndau gruan per te qendruar ne Bllokun Komunist. Sot Agim Nesho intelektuali ne ngritje i PD-se. Hapni Arkivat o plehra hapini se do ju denoje zoti
Prandaj hiqet si i persekutuar ky Neshua, se paska divorcuar gruan per te ruajtur biografine! Karakter shume i dobet! Dhe degjo tipa te tille te japin opinione.
Ai e ka ditur gjendje reale shendetsore te Enverit: e ka ditur se as nga syte as nga mendte nuk ishte me i afte me qeverise, prandaj ramizi r nexhmija e eliminuan, bashke me gjithe keta te tjeret!
po prinderit tuaj ku ta mendonin se femia i tyre do te ishte edhe sot mas 30 vjetesh kaq injorant duke i thurrur lavde atij sistemi gjakatare . ….
KRONIKE E NJE VETVRASJEJE TE DETYRUAR
– “Mehmet Shehut ia hengri koken Nexhmija me Ramizin … me 18 dhjetor 1981
– Nga Hamdi Dega, Nju Jork
Ne vend te hyrjes
….Naten kur eshte dhene lajmi per vdekjen e ish- kryeministrit shqiptar Mehmet Shehut me 18 dhjetor te vitit 1981 ne revisten televizive te ores 8 te mbremjes , kam rastisur per vizite ne shtepine e Z. Rame Halil Nezaj, qe vdiq kete jave ne vendlindjen e tij Shipshan. Halla ime Sabrija ishte e martuar me djalin e madh te tij, Zenunin …. Te gjithe u tronditem dhe per disa caste mbetem te shtangur….
Nuk kaloi shume dhe Televizioni Shqiptar, ne vend te muzikes funebre qe eshte normale dhe zakon ne raste vdekjeje aq me teper te kryeministrit te shtetit, filloi te transmetoje muzike sikur te ishte festa kombetare e Shqiperise apo sikur te kishte lindur trashegimtari i Mbretit dhe jo nje dite zie… Sapo filloi muzika ne menyre instiktive u them te pranishmeve
” Mehmetit Shehut ia paskan ngrene koken Ramizi me Nexhmijen!”
Gati te gjithe personat qe permendi ne kete shkrim jane gjalle dhe jetojne ne Shipshan te Tropojes…. Ma kujtoi kete ndodhi burri i halles, Zenuni dje kur e thirra ne telefon per ta ngushelluar per vdekjen e babait te tij mbi 90 vjecar! Ndjese paste!
Sajime me leverdi reciproke
Sapo mbylla ate bisede ngushelluese, si zakonisht fillova te lexoj ne internet gazetat e Tiranes… Me ra ne sy tek gazeta prestigjioze “ Shekulli” , padyshim me e madhja dhe me mire informuesja ne Shqiperi, pothuajse e njejta kronike per gjoja “nje dokument teper sekret te CIA-s amerikane ”, qe nje aventurier argjentinas, qe as nuk ia vlen ti permend emrin, ia kishte dorezuar ish- ambasadorit shqiptar ne Buenos Aires diku nga mesi i viteve 80-te. Ky “dokument teper sekret” qenka marre nga Ambasada e SHBA-ne ne Argjentine dhe ben fjale per rolin dhe misionin e ngarkuar nga CIA amerikane ish- Kryeministrit dhe ish numrit dy te padiskutueshem te ish- diktatures komuniste shqiptare, Mehmet Shehu per te vrare ish diktatorin Enver Hoxha.
Jam matur te shkruaj disa here lidhur me kete ceshtje, por here koha dhe here karakteri teper i dyshimte i ketij dokumenti me ka penguar ne momentin e fundit. Kesaj here kjo histori eshte bere aq bajate sa vetem detyrimi qytetar dhe logjika me e thjeshte nuk me lene te hesht… Pse !?
CIA- nje institucion strategjik
Sepse behet fjale per idiotizma e sajime qe nuk i hane as plakat e Sofratikes. Po si do te dergonte CIA amerikane ne nje ambasade te saj ne cepin tjeter te botes dhe ” te perkthyer ne spanjisht” nje dokument teper sekret, qe edhe po te ishte i vertete, ndofta nuk do te publikohesh kurre as ne gjuhen angleze e jo me ne spanjisht. CIA nuk eshte shoqate ose zyre perkthimesh!??? Eshte turp te permenden e aq me teper te botohen budalliqe te tilla.
CIA amerikane eshte nje institucion teper strategjik dhe super i sofistikuar ne sherbim te demokracise amerikane dhe asaj boterore ne pergjithesi ne lufte dhe veprim te vazhdueshem kunder totalitarizmit, komunizmit, terrorizmit dhe cdo veprimtarie subversive ne bote. Ajo eshte syri dhe shpata e demokracise amerikane .
Po te kishte interes strategjik ta eleminonte Enver Hoxhen, CIA e fuste njeqint here ne thes ose e qeronte sa here t’ia donte qejfi! Pse do ta bente CIA nje veprim te tille!?
Deklarata te heshtura “dashurie”
Ish – diktatori shqiptar, Enver Hoxha i prishi marredheniet me BS qe ne 62-in… Enveri e largoi bazen sovjetike nga Vlora ne 64-en… Enveri e nxorri Shqiperine nga Traktati i Varshaves ne 68-en…. Pra, nuk ka pasur si te bente veprime apo deklarata “dashurie” me te medha dhe sherbime me te vyera per SHBA-ne dhe per Perendimin se kaq. Aq me teper pa u shpenzuar asnje cent prej tyre.
Sic ka shkruar ish- kryeministri veteran italian dhe nje nga politikanet me te shquar ne Evropen e pas Luftes se Dyte Boterore Xhulio Andreoti, dhe ish- kryeministrja britanike Margaret Thecer, me keto veprime ish- diktatori komunist shqiptar Hoxha u kurseu SHBA dhe NATO-s biliona dollare qe duhet te shpenzonin ato per t’iu kundervene pranise ushtarake e strategjike te ish- BS-se dhe te Traktatit te Varshaves ne Shqiperi dhe Mesdhe.
Dhe mos mendoni se Enveri ishte nje idiot politik, sic deklarojne ca injorante politike sot per leverdi ideologjike dhe per diploma politike e virgjerie antikomuniste. Nese e quajme Enver Hoxhen injorant, “pa diplome” , idiot atehere ne te tjeret qe e duruam, duartrokitem dhe e mbajtem ne fuqi per gati gjysem shekulli dalim idiote me bisht!!!
Enver Hoxha ka qene nje diktator i eger, barbar komunist, por ka qene nje politikan teper dinak dhe i zgjuar. Sic thoshte babai i politikes boterore Winston Curcill “aftesia e nje politikani matet me vitet qe qendron ne pushtet“. Edhe ne kete rast, Enver Hoxha kaa qene nje dhelper e vjeter politike qe cdo hap e veprim e llogariste shume mire.
Secili dhe te gjitha veprimet e ish- diktatorit komunist shqiptar kane qene nje shkelje e forte syri ndaj Perendimit dhe SHBA-se: une heq kercenimin ruso- sllav per vete dhe per ju dhe ju mos me ngani mua, ishte mesazhi i tij i heshtur, por me veprime e vendime te forta ne sherbim te karrikes se tij se pari dhe direkt edhe ne favor Perendimin e SHBA…
Sajim diletant, trukim aventurieresh
“Dokumenti teper sekret” i gjoja e CIA-s amerikane ne Buenos Aires eshte thjesht nje sajim, falsifikim, trukim nga aventurieri latin per te zhvatur mijera dollare nga ambasada shqiptare atje dhe nje modus vivendi per ti dhene ca pike te forta besimi edhe ish- ambasadorit shqiptar atje pasi nje trukim i tille i nevojitej fort ish- diktatures si prove per te nxjerre spiun te 10 agjenturave ish- krahun e djathte dhe te hekurt te diktatures Mehmet Shehu, sic kishte thene Enveri. Pra u ka leverdisur te dy paleve per momentin.
Pra, behet fjale per nje pazar me leverdi reciproke.
Mehmet Shehu ka qene agjent i shtate agjenturave aq sa ka qene edhe Enveri… Kur klani i Enverit dhe bashkeshortja e tij Nexhmija, e mireinformuar per shendetin e tij, e pane se ai i kishte ditet e numeruara, perdoren autoritetin absolut te Enverit ne ate kohe per te eliminuar krahun e djathte te tij Mehmet Shehun, po aq gjakatar dhe perbindesh sa edhe Enveri. Ndryshe Mehmeti ua hante arrat kollaj Ramizit , Nexhmijes e krejt stanit te tyre… Pse?
Kocke e forte qe vetem Enveri mund ta thyente
Sic ndodhi edhe realisht, Enverit i kishin mbetur 3-4 vjet jete… Kandidati me i mundshem per ta zevendesuar ate ishte Mehmet Shehu. Mehmeti ishte shpata e diktatures, por ishte edhe me burre se Lenkat, Palkat, Ritat …. edhe se vete Ramiz Alia. Backgraundi i tij ishte i pakundershtueshem, sic ishte edhe mbeshtetja e tij nga levat kryesore te shtetit qe ai faktikisht i kontrollonte.
Ne kushte normale askush prej Politbyrose nuk mund te matej me te. Ai ishte kocka me e forte e ish- diktatures, ishte vete simboli dhe fytyra e saj. I vetmi qe mund ta thyente ate ishte vetem Enveri dhe askush tjeter.
Duke e ditur e njohur ne hollesi karakterin e Mehmetit, Nexhmije Hoxha dhe klani e saj e dinin se me te ne krye te Partise e te Shtetit do te merrte fund sundimi absolut i dinastise se saj. Po ashtu ata e dinin se per vete karakterin e tij dhe njohjen me mire se kushdo te ekonomise dhe shtetit shqiptar Mehmeti nuk mund te qendronte per shume kohe si “pioner i Enverit”. Ai do te bente reforma dhe do te sfidonte trashegimine e kalbur bashke me shendetin e ish- diktatorit…
Vdiq Mbreti…. Rrofte Mbreti !
Per ta zgjatur sundimin e saj, midis Mehmetit dhe Ramizit, “Pantera e Zeze” shqiptare, Nexhmije Hoxha sigurisht do te zgjidhte Ramizin me te cilin kishte shume me teper lidhje te ngushta qe ne kohen e luftes. Me Ramizin ne krye te shtetit e te partise, Nexhmija do ta vazhdonte te mbreteronte edhe pas vdekjes se mbretit te pafronesuar Enver.
Me Ramizin ishin cimentuar edhe lidhje te ngushta familjare , pasi mbesa e Ramizit( vajza e vellait te tij, Teuta ishte nusja e djalit te madh te Enverit, Ilirit….. ) Nderkohe e shoqja fisnike e Ramizit, fort e nderuara Semiramis Alia- Xhuvani ishte e semure me kancer dhe i kishte ditet e numeruara.
Keshtu Nexhmija mbetej mbretereshe e padiskutueshme pasi duke perdorur autoritetin e imponuar dhe te padiskutueshem te bashekeshortit Enver Hoxha dhe butesine e Ramizit, do te bente ligjin deri kur komunizmi do te jepte shpirt ne Shqiperi perballe uraganit popullor demokratik.
Midis te dyve vetem Ramizi gezonte besimin e plote te Lady Makbethit shqiptar…. Keshtu trashegimtar i fronit paracaktohet Ramizi. Qe ti hapej rruga dhe te mos kishte ferra neper kembe duhej eleminiuar pengesa kryesore, shkembi i pakalueshem per te qe ishte vetem Mehmet Shehu.
“Jagot” shqiptare
Me zgjuarsine dhe dhelperine e sprovuar te tij ne shume e shume raste, Ramizi Alia fut ne loje edhe ish- krahun e djathte dhe aleatin kryesor te ish- kryeministrit Mehmet Shehu, Kadri Hazbiun. Si!? Shume kollaj…
Me porosine apo te dy se bashku Ramizi dhe Nexhmija i premtojne Kadriut se do ta benin kryeminister te Shqiperise ne vend te Mehmetit….
Karrikja, prestigji, privilegjet kane me shume vlere se miqesite dhe aleancat ne cdo sistem, ne cdo kohe, ne cdo vend. Me nje naivitet politik por edhe njerezor, Kadriu i mikluar nga kjo oferte e majme ala makbethiane hidhet ne sulm per te kapur karriken numer dy te shtetit shqiptar… Perseri leverdia reciproke!
Po te shikoni procesverbalet dhe filmimet e gjyqit politik te Mehmet Shehut ne Byrone Politike diten para vetvrasjes, Kadri Hazbiu eshte nje nga sulmuesit me te zellshem kunder ish- aleatit dhe beniaminit te tij Mehmet Shehu…. Ah sa kokat i ka henger kjo e shkrete karrike!?
Edhe egersia me te cilen Mehmet Shehu sulmon Ramizin dhe Kadriun ( “Jagot“ shqiptare ) ne letren e lamtumires per xhelatin e tij politik Enverin eshte nje deshmi plus, por jo e vetmja per kete kacafytje Makbethiane ne gjirin e kupoles komuniste shqiptare.
Midis murit dhe shpates
I vene midis murit dhe shpates se partise dhe parise komuniste, dores gjakatare e Mehmet Shehut e lare deri ne berryla me gjakun e qindra atdhetareve, demokrateve e antikomunisteve shqiptare deri ate nate, nuk i mbetet rruge tjeter vecse te terheq kembezen drejt zemres se tij….
Ramiz Alia tashme e kishte te sigurte postin numer nje te shtetit dhe partise komuniste…
Nexhmije Hoxha e ka te garantuar fronin e Mbretereshes de fakto te Shqiperise persa kohe Ramizi te ishte ne ate post.
Dinastia komuniste e ka siguruar vazhdimesine e saj per sa kohe do te sundonte ai sistem perbindesh, qe nena ime e quante “Sociafikja” qysh ne 1973-in.
Kadri Hazbiu ishte nje cironke ne krahasim me peshkaqenin Mehmet Shehu. Pa u mbushur viti do ti bashkohej Mehmetit ne nje nga gropat pa emer e pa nishan, sikurse te dy ata kishin varrosur mijera shqiptare te pafajshem…. Kush i ben varrin tjetrit duhet te pergatise edhe te vetin, thote nje shprehje e lashte shqiptare.
Ky eshte skenari i kesaj kacafytje per karrike, pushtet…
Perralla kineze me salce shqiptare
Prandaj mos te merremi me fantazira e perralla kineze me salce shqiptare. Letra e CIA-s ne Buenos Aires eshte vetem nje mashtrim i sajuar ne menyre shume naive per ti dhene te drejte edhe per se vdekuri “largepamesise dhe fuqise mbinatyrore” te Tarzanit dhe diktatures se tij. Nuk perjashtohet mundesia qe ajo te jete sajuar edhe me dredhine e Ramiz Alise per te siguruar patjeter nje prove te forte per te perligjur krimin makbethian. Sic duket fantazma e tij u fanitej atij dhe Lady Makbethit tamam si ne tragjedite e Shekspirit dhe nuk i linte rehat.
Nuk ka vrasje me te tmerrshme se sa ta detyrosh tjetrin te vrase veten, thote nje shprehje e vjeter indiane. Vetvrasja e imponuar ish- kryeministrit shqiptar mbarte me vete edhe mesazhin e frikes dhe tmerrit per popullin…
“Mehmet Shehu ishte nje poliagjent i CIA-s, UDB-es, KGB-se sovjetike…. “, thoshte jo vetem gjykatesi dhe xhelati suprem jo vetem i tij Enver Hoxha.
Propagande bajate per te treguar se syrit te Partise dhe diktatorit nuk i shpetonte asgje, se ata triumfonin jo vetem mbi nje, por mbi te gjitha agjenturat e sherbimet sekrete te botes , perfshi edhe CIA-n amerikane, vec e vec apo te marra se bashku… A nuk ndodhte keshtu edhe me sajesat e tij paranojake “per ti bere balle dhe per te shpartalluar cdo sulm te armiqeve te jashtem: NATO-s, Traktatit te Varshaves vece vec ose se bashku”….. Hajde Tarzan, hajde!
Mesazhi ishte sa cinik edhe djallezor: popull, njerez kujdes, mbyllni gojen se ndryshe e hengret koqen e ullirit… Syrit dhe shpates sime nuk i shpeton askush. Kur ia ha koken, e coj ne vetevrasje te detyruar “krahun tim te djathte, shokun e luftes dhe te punes, vellain tim Mehmet Shehu”, sic e kishte quajtur deri diten e pushkatimit te tij te impugner, ju te tjereve u percelloj fare!
Ne te vertete Mehmet Shehu ka qene po aq agjent apo poliagjent …. aq sa ka qene Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha….
Nje detyrm moral per historine
U drejtohem kolegeve shqiptare qe tu drejtohen Z. Ramiz Alise dhe Nexhmije Hoxhes dhe te marrin informacion sa me te sakte dhe te pa trukuar nga ata, por edhe nga burime te tjera para se te jete vone.
Vete fakti qe Ramiz Alia pohon tani se ai nuk beson se Mehmet Sheshu ka qene agjent i huaj, tregon se ai ka brejtje ndergjegje per kete kacafytje makbethiane ne krye te Partise dhe shtetit makbethian komunist shqiptar.
Per me shume detaje, drejtojuni Ramizit, Nexhmijes, por edhe burimeve te tjera te kohes. Ia kemi borxh historise se Shqiperise para se keta deshmitare te gjalle te marrin me vete sekretet aspak sekrete te kesaj periudhe historike.
Ia kemi borxh popullit tone qe ti tregojme te vertetat e hidhura te luftes per karrike, per pushtet per privlegje, per sundim e mbreterim ne Shqiperi… dhe per krimet te pafund te ish- diktatures komuniste
Diktature jo… Katrahure!
Mehmet Shehut ia hengri koken lufta per karrike ne kupolen e ish- dinastise komuniste dhe konkretisht Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha qe perdoren edhe Kadri Hazbiun derisa e palosen edhe ate….
Dukuri te tilla te luftes per pushtet dhe kacafytjeve per karrike, per privilegje, per sundim pa kufi nuk kane ndodhur vetem ne Shqiperi….Ato jane universale qysh kur u krijua njerezimi e deri sot. Ato vazhdojne e do te vazhdojne per sa kohe te ekzistoje njerezimi.
Ne rastin e Shqiperise ato moren permasa te perbindshme. Aq te perbindshme sa edhe diktaturat komuniste si e Causheskut ne Rumani, e Fidel Kastros ne Kube, e Kim Ir Senit ne Korene e Veriut ishin gati Perendim ne krahasim me diktaturen komuniste shqiptare.
Diktatura komuniste ne Shqiperi nuk ka qene thjesht nje diktature… Ajo ka qene dhe mbetet nje perbindesh qe ashtu si shtriga hengri edhe kokat e bijve te saj me te devotshem si Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku…..
Diktatura komuniste ne Shqiperi nuk ka qene thjeshte nje diktature ne kuptimin klasik te fjales. Diktatura komuniste ne Shqiperi ka qene nje katrahure per popullin e saj !
From: [email protected]
Date: January 11, 2010 at 9:03:00 PM EST
Alban-paske qene vertet koke e madhe. Si nuk na paska shkuar neve te tjereve ne mendje se kush e vrau Mehmetin?
Ne fund te te gjithave, ajo qe shkon me per shtat me komentin tend super te gjate eshte:
“doni me per Belulin …”
Perfundimi – pune komunistesh !
Mgjithate kriminelet hengren shoket e tyre kriminel ,por nje gje duhet te dine te gjithe AMERIKANET ishi dakorte me eleminimin e SHEHUT, ,HAZBIUT, ETJ vetem te vihej manekini i tyre dhe i nexhmijes RAMIS ALEJA agjenti konsevuar dhe me iri ne moshe i CIA s.