VIDEO/ "E kemi përpara": Ndjekje si në filma, tropojani nuk i ndalon policisë dhe i godet me makinë

17 Mars 2020, 11:37Politika TEMA

Tiranë, Cërrik, Fier e Dibër, gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 pasagjer.

Ndërkohë një ndjekje si në filma ka bërë policia në autostradën Tiranë-Durrës, ku mundi të ndalojë shoferin nga Tropoja dhe vëllain e tij, të cilëve iu gjetën në makinë, franga, karta banke zvicerane dhe një thikë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, Cërrik, Fier e Dibër, 4 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 pasagjer.

Sekuestrohen nga Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, 12.400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta bankash zvicerane.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 245 drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit dhe janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi E. K.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës i kanë dhëne shenjë për të ndaluar mjetit tip BMW me targa të huaja, në dalje të kryeqytetit, me drejtues shtetasin M. K, por ky i fundit nuk i është bindur dhe ka shtuar akoma më shumë shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme, duke u bërë rrezik serioz për veten dhe punonjësit e Policisë Rrugore, ku në tentativë për t’u larguar, ka goditur dy mjete të Policisë Rrugore të Tiranës, që po e ndiqnin pa ndërprerje, deri sa ka braktisur mjetin në një rrugë rurale në afërsi të Vorës dhe janë larguar në këmbë, por falë ndjekjes nga afër janë prangosur nga efektivët e rrugores, të dy personat dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore e procedurale.

Gjatë kontrollit në mjet dhe në trup, Policia gjeti dhe sekuestroi 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emër të shtetasit M. K.

Arrestimi i shtetasit M. K., u bë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa vëllai i tij shtetasi E. K. është proceduar penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Në Cërrik, shtetasi G. Dh., 40 vjeç, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shalës”, Belsh. Edhe në momentin e kapjes dhe gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është prangosur dhe shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në Fier, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 29 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Në Dibër, nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. ZH., 23 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, u kap duke drejtuar automjetin tip furgon, pa dokumentacion dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit. (TemA)

21 komente në “VIDEO/ “E kemi përpara”: Ndjekje si në filma, tropojani nuk i ndalon policisë dhe i godet me makinë”

  1. Raul says:

    Thyejani brinjet ketij shpellarit te salivirusit se l ka ardhur per kaptine , kur drejtesia me gjykates te tipit Osman Aliu , nje jurist plepash leshonte drogmenet dhe kriminelet nga burgu. Dhe ky bandit i paska shpetuar drejtesise dhe kesaj radhe ishalla nuk e gjykon ndonje gjykates si Osman Aliu ne Durres se lirohet ne sallen e gjyqit kundrejt mijra eurove.

    1. Bajram Curri says:

      Ashtu si cdo njeri nuk eshte gomar edhe cdo tropojan nuk eshte gomar!!! Nuk ka pse etiketohet populli i nje krahine te tere per shkak te nje tufe halabakesh edhe nese halabaku kryesor eshte Sali Derrisha!
      Respekt per Tropojen dhe popullin e saj!
      Vdekje Sali Derrishes!

      1. Ben duka says:

        Po ti o shoku pse trpoojanet te duken shpellarë?!!
        Ata kanë gjysmen e bisneseve në Tirane i ke te shquar ne ne publicistikë ne magjistraturë ne ne politike ne letersi ne sport nuk e di nga je ti si ndihesh apo
        o kë perfaqson, po sigurisht nuk e ke ne gen gjakun arjan.

  2. Tropoja says:

    Po tropojane njerez te zbritur nga mali ku dine ata c’ eshte qytetrimi .

    1. ben says:

      Tropoja-nuk jane te jithe tropojanet si ato qe pershkruan zotrote. Bajram Curri e Mic Sokoli ishin tropojane me te cilin mburret e gjithe
      Shqiperia. Ca gomere te tipave qe permenden ne kete artikull nuk perfaqesojne Tropojen. Po keshtu, eshte bere norme tashme qe neper gazetat shqiptare permenden kriminele qe thyejne ligjet e vendeve te tjera dhe neper keto gazeta, gazetare idjote shkruajne: “shqiptari beri kete ne Itali” apo “shqiptar beri ate ne Greqi”.
      Si nuk arrijne keta palo gazetare te kuptojne se kriminelet nuk kane atdhe. Per ca klikime me shume perbaltin nje popull te tere. Perse keto gomere te mediave nuk flasin per ato qindra mijera shqiptare qe jetojne me djersen e ballit kudo ne bote. Perse nuk flasin per femijet e emigranteve shqiptare qe jane shume shpesh shpallur studentet me te mire te ketij apo atij vendi, por merren vetem me maskarenjte qe na e nxijne faqen?
      Per mendimin tim, keta gazetare jane maskarenjte me te medhenj qe perbaltin popullin e tyre per ca para qe mund te marrin me teper. Turpi u mbetet atyre dhe jo shqiptareve. Jemi ne vete qe duke nxituar te klikojme ne keto lloj lajmesh, nxisim qe te tjera lajme te ngjashme te botohen vazhdimisht. Po qe se ne te gjithe i bojkotojme keto lloj lajmesh duke mos bere asnje klikim, atehere edhe pronaret e medjave nuk do lejojne botimin e tyre, pasi nuk u sjellin asnje fitim.

  3. nuk Ambjentohet dot kurr egrsira e shpelles ne jeten Qytetare lol !
    ata njohin vetem ligjin e xhungles
    eksperimenti me gjasme perzjerjen e popullsise te Laborit Demokraci
    ishte nji elsperiment qe i kushtoj shume shoqerise dhe Shtetit Shqiptare .

    kjo rrace eshte e paqytetrushme
    e paintegrushme
    e pasbutur edhe ne ambjente qyteti .
    e kto 30-vjet eksperimente me shqiptare ,

    kta kane treguar se jae te ngjashem me Talibanet ne Afgansitan
    te cilet zhduke gjithcka qe kishte te bente me tradite e Kulture ,
    duke jetuar si ne lashtesi ne xhungla larg cdo gjurme qyteterimi

  4. Dauti says:

    Rrac mut tropleshi

  5. Ligj me i rrepte per derrat says:

    Kapini keta derra e futini nga 20 vjet burg , mjaft me keta qe bejne rolin e cubit mesjetar

  6. gjergji says:

    Nuk e kuptoj apo nuk dua te kuptoj? 200 veta te vrare nga vllavrasja ne Tropoje,po tropojane ne vrasjen e Azemit,po tropojanet pjesmarrsit kryesor te grushtit shtetit,po tropojanet bashkepuntor te “babales” po tropojan ne organizimin e demostratave te dhuneshme me Molotov,po tropojan ne rrolin e “sprintjerit” per te ju largu arrestimit te mundeshem te tij ne proteste,po tropojan po thuaj te gjithe funksionar ne ish policing e shtetit,po tropojan shumica e ishprokuroreve kryesor te larguar nga vetingu.Deri kur do te tolerohen tropojanet!!!!!!!!!!Kudo e kurdohere ngjarje te trishtushme e te dhimeshme vetem e vetem e vetem nga tropojanet.

  7. Bato says:

    Shumesi i fjales TRAP—- TROPOJANE

  8. Kerma says:

    Po pse eshte e nevojshme ne titull te perdorni fjalen Tropojan o ndyresira gazetar? Cfare doni te thoni me kete fjale?

    1. Tropozha says:

      Kush eshte Marku nga tropoja:te gjithe jemi marko nga tropoja.
      Pjese nga filmi TAKEN ONE.
      Ku edukoi sali vampiri me moton :vrit prit plackit pushto token e tjetrit

    2. Ak47 says:

      Dmth kokra e … lokut.

  9. qytetari says:

    Mos beni deklarata jo te hijeshme!S’kane faj ata keshtu i edukoi partia e dallkaukeve(PD)ndaj edhe ata u rriten pa shtet dhe u duket absurditet se mund te guxoje policia e ti ndale!”I LOVE TROPOJA”!Ndaj me durim se do vije dita qe edhe ata ta kuptojne qe ka shtet e jo shteg si ne kohen e kryekrimit Sali i cili mendonte se nuk do te vinte kurre kjo dite!Respekt per policine e shtetit!

  10. uskania says:

    gjergj,
    Je shumë i sakt. Na e kanë sjellur në maje të hundës që 30 vjet. Ka shumë të mirë, por, fatkeqësisht, shumica janë skorie radioaktive.

  11. Petriti says:

    Tropojan hesapi , dru me pre nga trjte e kokes nje jete ……..

  12. Tirana says:

    tropojan =kafshe pylli

  13. Adri says:

    Jua marrshi te keqen tropojaneve se as te gishti i kembes nuk ju bini ndaj beni gjithçka qe t’i perulni po harruat ju se tropojaneve nuk jua ndie prej minjeve si ju.

  14. TIRONA says:

    OK ,per ata tropojane alabake,qe kane gelltitur corben e saLESHbisturidocikaraxhic dhe rrugacit azem ajdari,qe jane majmur dhe tani shesin pordhe shpellari!
    Por ,a eshte bere burre ndonje tropojan te kritikoje derrat e shkerdhatokracise :sali dhe ajdari?

  15. ''shoferi trim'' says:

    Shikoni, se ky mund te kete lidhje te forta me çlrimin, dmth çlirimin e gjate, ate cunin e rustemit. Nuk ka mundesi, qe te te ndjeke policia ne kete menyre dhe te mos i bindesh rregullit, kur sirena e fenelinat japin alarmin pa nderprerje. Duket haptazi, se i ben karshillek ligjit, rregullit, autoriteteve te policise rrugore…
    Nderim per policet e Policise se Shtetit, qe tregojne akte te larte pergjegjshmerie e perkushtimi ne detyre. E kane hak shperblimin.

  16. dikur says:

    Karaduz i Bajram Currit
    S’ja l’shon rrugen çentaurit
    Çentaurit as perlinit
    Prej Vadejsit der n’ure t’Drinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje