Nga Erjon Braçe
BIZNESI I MADH,
PUNA, PUNETORET, RROGAT,
FITIMET, DIVIDENTI,
PARATE E TAKSAVE NE BUXHET!
E ditur dhe e pritur ishte qe efektet e #STOPITTEMADH per te kontrolluar virusin, do kishin efekt ne ekonomi,
mbi punen, punetoret se pari,
fitimet e pronareve te sipermarrjeve
po ashtu.
E papritur per mua ishte se,
qe diten 1 te #STOPIT,
biznesmenet e medhenj ne shoqata,
therriten shtetin per bilacet,
tatimet e taksat, #FITIMIN,
sigurimet shoqerore, #DEMET! (Mos harroni eshte e premte, dita 1)
Sa folen te medhenjte,
politika djathtas e harroi jeten dhe betejen per te shpetuar ate,
rrembeu kalin e lekeve e mbi te eshte.
Po punetoret?
Dy ngjarje te renda ne 5 muaj,
termetet e virusi, kombinuar si kurre ndonjehere ne 50 vjet,
do perkulnin ekonomine e kujtdo.
Por ekonomine e punetoreve/familjeve, te vegjelve e te mesmeve!
Nga keta nis;
Puna e punetoret jane te paret!
Dy ngjarjet e renda,
treguan se puna tek ne eshte e parregulluar, e pambrojtur,
e paguar keq, e pa paguar!
Ka arsye, punen ketu e shfrytezojne, barbarisht madje,
nuk e mbrojne, respektojne, vleresojne,
e peshtyjne!
A duhet te ishin punetoret te mbrojtur me kontrate nga dy ngjarje madhore qe cenuan fort sigurine fizike e biologjike, jeten e tyre, pastaj dhe rrogat?! Poooooo!
Ketu nis, ketu duhet te rinise tani!
Conte ne Itali, dy dite para se te fliste e shpallte planin per ekonomine,
firmosi dekretin per masat qe rrisin sigurine ne pune!
Jeta, puna te parat, pastaj parate.
Ketu ka rinisur puna dhe ne dy dite kam marre dhjetera mesazhe se kushtet nuk kane ndryshuar.
Ne ane tjeter,
une mendoj se parate duhet te shkojne per punetoret drejtperdrejte-rast i mire ky per te mesuar dhe rrogat reale,
jo ato qe boset fshehin si evazion.
Deri tani,
nga vendimet e marra ne evrope,
disa gjera jane te tilla:
#QEVERITE;
kompesojne rrogat/kompesojne direkt punetoret, familjet,
nuk diskutojne pagesat per
uje e drita,
nuk ulin taksat, nuk i falin,
shtyjne pagesat pak;
nuk i falin leke biznesit,
e kreditojne nga banka, edhe shteterore, e ndihmojne me fonde shteterore te kthyeshme ose duke blere aksione te tregetueshme neser serish.
Pyetje e kam;
Po ju te medhenjte do paguani nga fitimet/dividenti juaj?
Armik i biznesit ngele o brace…harron qe taksat e biznesit e paguajne dhe ate rrogen dhe benefitet e tua
Per fitimet e kujt po flet??? Po ca fitimesh o loqe , te gjitha jane te mbyllura , leku nuk qarkullon , njerezit jane ne pritje te permiresimit te situates e kthimit ne normalitet. Te vetmeit qe duhet te paguajne tatim fitimi jane supermarketet , grosistet e ushqimeve te cilet nuk kane ndalur asnjehere, te vetmit qe punojne me leje nga shteti ne import dhe export. Per ti gjetur e ke kollaj per keta te fundit se kane futur kamione ne dogana dhe matja koken sic e kerkojne (se kane abuzuar me cmimet) .
Po punetoret kur ska asnje lek te ardhur ku i gjeten pronaret . Edhe ne kohe te veshtira ka biznese dhe jo pak qe vazhdojne e paguajne punonjesit me shpresen se situata do permiresohet dhe biles po sakrifikojne per te vetmen arsye , per te ardhmen (se nuk ke as njerez te afte per te punesuar sot se po ikin mbare botes , vtem ne Shqiperi sduan me te jetojne).
Keta te fundit duhet te respektohen dhe duhet te shmangen nga pagesat e tatimeve dhe te kene lehtesira te tjera ne menyre qe te mbjjetojen e te kalojne kete kaos e krize globale.
nuk eshte armik i biznesit.po thote ca te verteta qe nuk ju pelqejne atyre qe jetojne mbi punen e papaguar te punetoreve.punetore e pronaret e vegjel jane ata qe mbajne nje shoqeri ne kembe.thjesht jane shumica.ka shume ndermarrje te medha ne shqiperi qe nuk paguajne sa duhet duke i fshehur fitimet pastaj kontrata fiktive per punetore .puna e zeze.pagesa e ulet.kjo krize shendeti nxorri ne shesh gjithe dobesite e shoqerise mangesite e.sherbimeve publike deshtimi i politikes ultra liberale deshtimi i menyres prodhimit dhe s hperndarjes te te mirave materiale duke thelluare ndasite midis te pasurve e te varferve.zhvillimi shpropocional i teritorit e nxitja e nje levizje te eger te popullsise drejt qyteteve te medha,duke krijuar probleme te medha per pune,arsim,shendetesi e duke rritur koston e jetes pervec problemeve te medha te ambientit ,higjenes ,ujit ,mbetjeve sherbimet e trasporti.jane 1001 gjera qe priten te ndryshojme rrenjesisht ne tere jeten tone.viruset jane pjese e jetes gjalle te tokes ne duhet te mesohemi te respektojme natyren ligjet e saj te ecim me ngadale sa eshte hapi i njeriut .te prodhojme ato qe duhen per jeten tone pa u nxitur vetem nga ideja e fitimit e konsumit pa limit