Raporti i BE-së: Rusia po financon mediat për të krijuar konfuzion dhe panik në Perëndim mbi koronavirusin

18 Mars 2020, 21:23Bota TEMA

Mediat shtetërore ruse dhe mediat pro-Kremlin kanë vendosur një fushatë dezinformimi për të mbjellë “panik dhe frikë” në Perëndim në mes të shpërthimit të koronavirusit, zyrtarët e Bashkimit Evropian paralajmëruan në një raport të brendshëm.

Raporti i përgatitur nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) shprehet se gati 80 raste të dezinformatave në lidhje me virusin Covid-19 janë regjistruar në bazën e të dhënave “EUvsDisinfo” që nga 22 janari.

“Qëllimi kryesor i dezinformimit të Kremlinit është të përkeqësojë krizën e shëndetit publik në vendet perëndimore, veçanërisht duke minuar besimin e publikut në sistemet e kujdesit shëndetësor kombëtar – duke parandaluar kështu një reagim efektiv ndaj shpërthimit,” thotë ai.

Raporti, i datës 16 Mars, thotë se fushata është “e dizajnuar për të përkeqësuar konfuzionin, panikun dhe frikën”. Analiza në raport përshkruan se si funksionojnë mediat pro-Kremlin për të forcuar një seri tregimesh shpesh kontradiktore, të cilat “rrëmbejnë” hapësirën e informacionit për të zvogëluar aftësinë e BE-së për të komunikuar dhe vepruar në interesin e vet.

Kur u pyet për të komentuar pretendimet në një telefonatë me gazetarët të Mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mohoi që Rusia po ndërmarrte një përpjekje të tillë dhe e quajti atë një “obsesion Rusofobik”.

3 komente në “Raporti i BE-së: Rusia po financon mediat për të krijuar konfuzion dhe panik në Perëndim mbi koronavirusin”

  1. Toni.D. says:

    Ky bq do vdesi President ne Rusi…. Si do te jete jeta ne Europe,Amerike etj te pakten votohet nga Populli… dhe raste tragjedie jane te bashkuar duke ndihmuar njeri – tjetrin…
    kurse ky koke pjepri i duket vetja ekstaterrester .

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Tani kjo punë nuk dihet. ..është Rusia ajo që po fut panikun apo ajo që po thotë të vërtetën që të ndërgjegjësohen njerëzit. .ne shqiptarët nuk kemi ndonjë simpati për Rusinë por ma do mëndja që Evropa është vegël e Amerikës dhe bën propagandën e vet ..sigurisht që diçka nuk shkon në këtë mes. .popujt po tmerrohen nga ato që shikojnë çpo ndodh në Itali Spanjë Angli apo Francë dhe jo nga ato që shkruajnë mediat ruse. .

  3. Sulo Veliaj says:

    Nje prej tyre dhe Syri .net qe shpif pa pushim dhe hedh balte gjithandej . Mbyllini burimet e tnashethemeve te te Putinit ,sikur votuat ligjin per shpifje ?? Cu be ?? Nuk ekap ligji Syrin .net ?? Kapeni ate kokatrorin dhe Xenin dhe rasini brenda , rast me te laster nuk ka ,veproni parazite dhe llapaqene te ps

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje