Shifrat tronditëse nga koronavirusi në Itali, 475 të vdekur vetëm sot

18 Mars 2020, 18:45Bota TEMA

Vijon me rritje të frikshme kurba e viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali.

475 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, bilanci më i rëndë i regjistruar ndonjëherë, duke çuar numrin total të viktimave në rreth 3 mijë. Gjithashtu janë shënuar dhe mbi 2 600 raste të reja me koronavirus, ndërsa në total janë rreth 35 mijë të infektuar.

Emergjenca nga përhapja e shpejtë e koronavirusit ka vendosur në vështirësi shëndetësinë në Itali. Pandemia ka goditur kryesisht veriun, me rajonin e Lombardisë që rezulton më i prekuri.

“Për fat të keq rastet e reja me të infektuar nuk po reduktohen, përkundrazi vijonë të jenë tepër të larta. Shumë shpejt nuk do të jemi në gjendje të kurojmë të dashurit tanë”, kështu u shpreh presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana që ftoi banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet.

Autoritetet italiane i bëjnë apel të gjithë mjekëve dhe infermierëve që kanë dalë në pension gjatë dy viteve të fundit, si dhe atyre të punësuar në struktura private që të vendosen në dispozicion në këto ditë të vështira.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet që të ashpërsojë masat e sigurisë për të frenuar përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm. Ministri i sporteve, Vincenzo Spadafora, propozon që të ndalohen dhe aktivitetet fizike në ambjent të hapur, pasi nuk po respektohen distancat e sigurisë.

3 komente në “Shifrat tronditëse nga koronavirusi në Itali, 475 të vdekur vetëm sot”

  1. Aleksander says:

    Rri ne shtepi, mos del.
    Per te miren tende, te familiarve te tu, te komshive, per te miren e te gjithve.
    Rri ne shtepi
    Mos del jashte shtepis.
    Kjo nuk do te thote qe eshte panik
    Eshte respekt karshi te gjithve.
    Kjo vlen sa te kaloje kjo situate
    Kemi detyrime ndaj prinve, gjyshit dhe gjyshes,
    Rrim ne shtepi.

  2. Whitesnake says:

    Thuajini atik karit te Zef Dedes te mos thyejë urdherin e Rames se nuk do kemi me kë te tallim bythen nese iken per lesh!

  3. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    ‘Avigan’ nga Fujifilm ,shpresa e jetes ndaj coronas………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje