Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e trishta nga Italia, ku shfaqet karvani i kamionëve të ushtrisë duke transportuar viktimat e shkaktuara nga koronavirusi.
Kreu i qeverisë i drejton një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë, ku thekson se ne duhet ta shmangin me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo të Italisë.
Mesazhi i Ramës:
Lodi dhe Bergamo janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.
Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në Lodi, ndërsa në Bergamo ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës!
Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë që transportonte mbrëmë nga bergamo drejt 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave
Ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunj, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!
Durim, durim, durim! Nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!
(TemA)
Mjafton te mbyllje kufirin 2 jave perpara por the qe kufijte nuk i mbyllim dot
Nuk e di se cfar do hynte apo do dilte ato dy jave nga shqiperia por ky ishte vendimi yt
Nga une dhe shume te tjere si une qe banojne ne itali ke pasur shume mesazhe qe ti mbyllje kufijt qe kur u izolua Codogno
Eshte e vertete qe tani ska me rendesi por pak autokriteke si beri zotria qe tha nuk mund te bllokohet bergamo pastaj vajti qe bllokuan te gjithe italine
Ka nje problem,mbyllja kufijve nuk ka qenë ide e Sulltanit.Dhe nese nuk eshte ide e tij por e dikujt tjeter,ai bën instiktivisht te kunderten.
Per Lekistin Edvin D’Rama nuk ka rendesi nese i del apo jo te keqës perpara,por si ta shesi edhe nje fakeqesi politikisht ne favor te tij.
Zigur Qorrmuti,na ngrenç mutin qe ne mengjes esell se te bene mire.
Çfarë kryeministër je ti bre, në vend që të qetësosh Qytetarët i STRESON MË KEQ, MBJELL PANIK MË SHUMË SE ÇDO TJETËR DUKE DALË ÇDO 2 ORË NË FB ME INTERVISTA PA KUPTIM.
Në rregull e KUPTUAM koronavirusi është i dëmshëm për Shëndetin, porr TI JE AKOMA MË I DËMSHËM ME PANIKUN QË PËRAHP.
Kini te drejte zoti kryeminister.Keto jane pamje shume te renda qe ne duhet ti veme gishtin kokes dhe te zbatojm rregullat qe na ofron qeveria dhe grupi mjeksor,ministria e shendetesise etj.Ai qe tregohet trim e del jashte shtepise,te mos mendoj per vehten e tij,por edhe per te tjeret qe mund t’i infektoi.Ne kete situate po jetojme qe eshte shume serioze,me Koronavirusin.
Nga një anë na thua “FRIKË ASPAK’ dhe nga ana tjetër poston foto me 500-600 QIVURË nga Italia
Pamje tronditeseiMesim per te pabindurit!