VIDEO/ Kryetari i Barit del rrugëve dhe kap qytetarët: Shkoni në shtëpi, merrni vesh apo jo!

19 Mars 2020, 12:11Lifestyle TEMA

Mos ndërgjegjësimi i qytetarëve për të qëndruar në shtëpi, ka nxjerrë vetë në rrugë kryetarin e bashkisë së Barit në Itali.

Antonio Decaro është filmuar në rrugët e qyetit teksa i urdhëron qytetarët të shkojnë në shtëpi.

“Duhet të shkosh në shtëpi. Shkoni luani playstation në shtëpi, nuk mund të luani tenis rrugëve. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi. 

Pas meje po vjen policia. Unë do ta zbatoj dekretin. Nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare.

E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo. 

Do më sëmurni edhe mua nga zemra”, u drejtohet ai qytetarëve.

Video e publikuar në rrjetet sociale është kthyer tashmë në virale.

1 komente në “VIDEO/ Kryetari i Barit del rrugëve dhe kap qytetarët: Shkoni në shtëpi, merrni vesh apo jo!”

  1. aldo says:

    thuja shkodraneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje