“BE do të pezullojë rregullat e saj për deficitet publike, qeveritë mund të shpenzojnë"

20 Mars 2020, 19:22Bota TEMA

Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula Von Der Leyen tha se BE do të pezullojë rregullat e saj të rrepta për deficitet publike për të lejuar qeveritë të hapin çezmat e parave për t’u përballur me pandeminë koronavirus.

Von Der Leyen:

“Sot është rreth ekonomisë. Koronavirusi ka një impakt në ekonominë tonë, shumica e sektorëve janë goditur. E di që u është thënë që kjo bazohet tek ju. Mbyllja e jetës sonë është e rëndësishme që të parandalojmë virusin. Por gjithashtu ngadalëson ekonominë tonë. Javën e kaluar thashë që do të bëjmë çfarë do që është e nevojshme për të mbështetur Europianët dhe ekonominë europiane, sot jam e lumtur që të them se e bëmë funksionale.

Qeveritë tuaja tani mund t’u japin para kompanive që janë goditur nga virusi. Hotelet, restorantet, kompanitë e transportit, fermerët e vegjël që rrezikojnë të mbyllen pa mbështetje. Sot kjo është e re, nuk ishte bërë kurrë më parë, janë pezulluar rregullat e rrepta për deficitet publike për të lejuar qeveritë të pompojnë sa më shumë para për t’u përballur me pandeminë koronavirus”.

1 komente në ““BE do të pezullojë rregullat e saj për deficitet publike, qeveritë mund të shpenzojnë””

  1. Kim été says:

    Vetëm Shqipëria ” barrë miu me pikatore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje