Faleminderit i dashur Macron, e dashur zonja Merkel. Faleminderit që na braktisët në momenin që patëm nevojë. Faleminderit që nuk na lejuat të merrnim nga ju maska të thjeshta dhe të tjera paisje që na duheshin për të parandaluar përhapjen e virusit. Do ju kishim paguar, e dini? Jemi italianë, ata njerëzit e pistë, të padisiplinuar, qesharakët, folkloristët, të varfërit, ndonjëherë dhe kri.minelët. Jemi dhe ata që ju ndërtuan rrugët, shkollat, që ju kemi mësuar alfabetin që përdorni, ata që ju shpjeguan ligjet, krijimin e shtetit dhe mbrojtjen e të drejtave. Jemi ne italianët, autorët e veprave që qëndrojnë në muzetë tuaj, e teksteve që studioni, e shpikjeve që përdorni.
Ata që me sakfrificë të madhe ruajnë 70% të pasurisë artistike të botës dhe i paguani një shifër të papërfillshme për vizitat në muze, ndonjëherë as atë jo. Jemi ne, italianët, ata që ju ofruan artin, kulturën, aty ku bazohet qytetërimi ynë dhe i juaji, shpjegimi më i mirë që njeriu i ka bërë së bukurës, harmonisë, ekuilibrit.
Jemi ne, italianët, që ju dhuruam qytetërimin, atë që ju e hodhët poshtë dhe e çuat drejt Mesjetës dhe ne sërish, të rilindur, i dhuruam botës një tjetër qytetërim, artin, gjeografinë, ekonominë, arsimin.
Jemi ne, italianët, ata që krijuan mozarellën, parmixhanon, proshutën, raviolin, tortelinin, lazanjën, akulloren, picën etj etj. Ata që çuan në Francë verën dhe i mësuam se si ta bënin, ata që çdo vit luftojmë me produktet tuaja që tentojnë të na kopjojnë edhe emrat, por edhe stilin e modën.
Edhe ju zoti Trump, ju zoti Johnson, faleminderit që pikë së pari që u izoluat prej nesh, në vend që të na ndihmonit. Ju rikujtoj zoti Trump, se po të mos ishte për një italian, do ishit në tokën e parardhësve tuaj ku do të vuanit nga uria dhe jo në Amerikë, ku jeni i pasur. Nuk do mund të haje as patate sepse nuk do i kishit, nëse një italian nuk do kishte udhëtuar drejt tokës tuaj.
Juve zoti Johnson, ju kujtoj se fati i popullit tuaj bazohet në një flamur, që jua dhamë ta vinit në anijet tuaja, që të mos sulmoheshit nga piratët. Kryqi i San Giorgos, i dhuruar nga Republika e Genova s, pa të cilin do ishit zhdukur nga harta. Ju mësuam të përdorni hartat dhe ju i përdorët mjaft mirë. Të gjithë ju, kur telefononi, mendoni për Meucci n, kur shihni televizor dhe dëgjoni radion mendoni për Marconin. Kur përdorni energjinë elektrike, si të mos kishte të nesërme, mendoni se nuk do mund ta bënit po të mos ishte Fermi.
Ne italianët kemi shpikur bankat, universitetet, arkitekturën, inxhinerinë, astrofizikën, kalendarin, muzikën. Ishin italianët si Kolombi, Marco Polo, Leonardo Da Vinci, Michelangelo, Bernini, Tiziano, Raffaello, Brunelleschi, Galileo, Çezari, Oktaviani, Aurelio, Dante, e mund të vazhdoja për orë. Të dashurit e mi, kur dëgjoni emrin Itali duhet të çoheni në këmbë, të ulni kokën dhe të jeni të vetëdijshëm që origjina e shoqërisë perëndimore është këtu.
Nëse ju kërkojmë ndihmë, duhet të vraponi sepse nëse e çoni botën në një Mesjetë tjetër nuk e di nëse do ja dalim që të krijojmë një tjetër qytetërim. Nëse nuk ju intereson, atëherë kënaquni me ato që keni, vazhdoni të adimoroni me mijëra ton hekur dhe kur shkoni në muze, ju lutem, mos i shihni veprat e italianëve, do e mbaroni vizitën tuaj shumë shpejtë. Mund të shkoni të vizitoni një fabrikë të bukur makinash, nga ato që nuk krijojnë ndotje. Shkoni të vizitoni ato që për ju janë kështjella e për ne vetëm vila, me të cilat jemi të mbushur plot. Ose shkoni në kryeqytetet që janë kopje e Venezias, Firenzes, Romës, shkoni.
Evitojeni vizitën në vendin më të bukur të botës, duke qenë se e braktisët me shpatulla pas murit. Ne do të mirëpresim vetëm ata që në momentin kur patëm nevojë, na ndihmuan. Do i hapim qytetet tona, unike në botë, për ta. Do mund të vizitojnë Venecian, Romën, Firenzen, Genovan, Napolin, Bolognan, Pisan, Sienan, Torinon, Palermon, Milanon, Cremonan, Mantova, Ferrarën, Toscanan, Puglian, Sicilinë, Sardenjan. Shkatërruat Greqinë e shkretë me financat tuaja. E provuat dhe me Italinë, por për momentin nuk ja keni dalë ende.
Tani ndoshta patët momentin për ti dhënë goditjen e fundit, por me egoizmin tuaj nuk keni llogaritur faktin që virusi nuk ka kufij, do ju godasë të gjithëve, edhe ju. Nëse do na ndihmonit dje në tentativën për të parandaluar epideminë, në vend që të na ofendonit dhe të na përbuznit, sot ndoshta nuk do ju duhej të qanit të vdekurit tuaj. Egoizmi juaj i ka treguar të gjithëve sa të vegjël jeni.
Faleminderit, nga një vajzë italiane.
Shkurt muhabeti europa eshte nje kurve plake.
Fix sic e kane thene ca burra te mencur edhe te ne perpara 100 vitesh.
Kare femer! Pse pjesa tjeter e botes po lulezon edhe nuk ju dhane maska??? Nuk thuhet kjo fjale keto dite po sa self-entitled jeni? Te dhemb shpirti kur degjon lajme nga italia dhe eshte vertete nje situate e rende por nuk ju ka asgje asnjeri borxh. Sot jane dite secili per vete. Ashtu sic te ardhurat e 70% te trashegimise kulturore shkojne ne arken e buxhetit italian ne “kohe paqeje”. Jo ne arken e merkel makron trump apo ku e di une
Bashkimi Europian nuk u krijua qe, ne rastin me te pare, seicili bythen e vet!!! Sa ndodhi fatkeqesia, gjeja e pare u mbyllen kufinjte, u zgerdhine me “italianet qe egzagjerojne”. Tani po kopjojne masat qe morì Italia. Christine La garde, KURVA franceze qe eshte ne krye te Bankes Qendrore Europiane, me nje fjale qe tha, coi ne pikiate bursen… – 17 pike, qe perkthehet ne futje sa krahu popullit Italian. KFw – ja gjermane, mund t’i lejoje Merkelit 550 mld per krizen e Corona virusit, Franca 350 mld, Spanja 200 mld, por venia ne veshtiresi te pa tregueshme te qeverise italiane, duke i bllokuar deri dhe eksportet e produkteve sanitare drejt Italise nga keto vende “vellezer” te bashkimit europian(!!!?) Praktikisht ju tha italianeve:vdisni! Ne shqiptaret, vertete duam te behemi pjese e nje familjeje te tille?!
Me gjithe respektin per analizen e sakte, prape nuk pajtohem me pritshmerite e italise apo dikujt tjeter perkundrejt BE. Jane secili per bythen e vet dhe jane krenare per kete. BE u krijua ne baze te interesave te secilit shtet keshtu qe ne momentin qe ato ndryshojne, ndryshojne dhe qendrimet. Nuk e besoj se italianet duan me shume gjermanet apo francezet sesa italianet. Ose dhe anasjelltas.
Ok pra, le te vdesin italianet, sepse te tjereve nuk u rruhet fare… Dhe Banka Europiane ku kontribuojne te 27 vendet, I kane parate vetem per Gjermanine e Francen. Njesoj si te behet qameti ne nje qytet te Shqiperise ta zeme ne… Shkoder, dhe pjesa tjeter e vendit ti thote: Ohu ne kemi hallin tone… Ju vdisni po deshet!! Hajde SOLIDARITET hajde! Hajde llogjike… HUMANIZEM hajde!!! Ketu fillon cthurja e familjes. Perse une duhet te qendroj ne nje familje qe kur jam ne hall me kthen bythen?! Kete ka thene “Kare femer” ne letren e hapur, sepse po sheh ne vendin e saj te vdesin njerezit me qindra ne dite. I harruam 65 milione qe na dhuroi Italia,(11 gjermania) vetem nje muaj me pare!!! Harruam deklaratat e kryeministrit Conte qe ishte I PARI qe ju kundervu TRAPIT Macron, per hapjen e negociatave Shqiperise. Dua te kujtoj edhe PELIKANIN, 1992-in,kur po hanim kembet tona, ishte Italia qe reagoi e PARA, na mbajti me buke,dhe nuk na ka kerkuar asgje ne kembim, as te ndertoje Kisha, as koncesione… Asgje. E kuptoj shume mire Ramen, qe e mban mire me Turqine, Europes KURVE, nuk I zihet bese. Prandaj dhe pyesja me siper: Vertete ne shqiptaret duam te hyjme ne nje familje te tille? Ky diskutim eshte shume I gjere dhe… asgje personale. Vetem se ne shqiptaret duhet jemi me realiste, te ruajme memorjen, dhe ti vleresojme mire miqte e vertete e ata hipokrite.Kemi zemer te madhe por kujtese te shkurter, Jemi te vegjel dhe kemi nevoje per miq te sinqerte. Me fal se u zgjata… pershendetje!
Harrove qe te falenderosh Papen me pare qe e ke ne shtepi… Nuk me thua, c’fare lidhje kane vendet e tjera per kete flame qe zuri gjithe boten? Johnson tregoi qe ishte nje bole e madhe per vete anglezet. Chyjne ketu italianet? Po qeveria italiane ku i kishte syte kur ne Kine kishte plasur muaj me pare? Nqs do te besh ndonje novele per te shitur jam dakord me ty se helbete shkrimtaret e rinj duhet te nisin nga dicka por te jetosh faktet e te ngelesh kaq injorante me mire vazhdo garantinen ne spital derisa te sherohesh plotesisht. Hidhi syte nga i gjati yne qe drejton Shqipoerine. Nuk eshte italian dhe as anglez por ka “dy pare” mend sa te kuptoje qe duhen mbyllur rruget dhe kafenete dhe ja si shpetoi Shqiperia, Virusin nuk po ta shkaktojne fuqite e medha por injoranca e te gjitheve sebashku per kohet qe po jetojme.
Shum mire ke folur.
FORCAAAAAAAAA ITALIAAAAAA
FORCAAAAAAAAA ALBANIAAAA
Te tjeret e Evropes jane plehra.
Nuk e kuptoj se pse botohen, jashteqitjet qe mendojne se godasin boten por qe ju bien po surratit, te cdo deliranti ordiner italian?!
Ndofta bejne mire edhe te kujtojne qe pak muaj me pare mbysnin femijet dhe emigrantet e deshperuar qellimisht ne mes te Mesdheut, se mos ju perzienin rracen e tyre te paster?! Te kujtojne qe jane nena e fashizmit. Te kujtojne qe kane nje nga shtetet me te korruptuar te Europes. Te kujtojne qe kane mafjen dhe kulturen mafjoze me te rrezikshme te globit.
Predikojne gjithe delir kristianizem, parime dhe kulture por duart i kane te zhytura tek xhepat e njeri tjetrit dhe kujdo tjeter qe arrijne ti thithin gjakun si shushunja. Per tu ndier superiore ne nje bote qe i percmon me te njejtin rracizem qe ushqejne veten, kane gjithmone nevoje te prodhojne deshperimin dhe mizerjen, mundesisht tek emigrantet, per tu dukur kristjane te devotshem zemergjere qe bejne dhevap me fukarallekun e perjetshem.
Pse ja kerkojne botes ndihmen, kur kane kishen e tyre qe ka nje pasuri me triliona dollare dhe miliarda dollare rezerva ari dhe nuk ka financuar deri tani as edhe nje maske qe kushton 50 cent?
Por do ta gjejne zgjidhjen shpejt. Do fusin bishtin ne mes te shaleve si gjithmone, perballe te forteve qe hedhin vickla sot dhe do behen akoma dhe me ndyresira fashiste dhe do skllaverojne me sa munden duke vjedhur dhe persekutuar emigrantet dhe fukarenjte.
Sa traplleqe mund te prodhoje nje Tru I mykur!
O Ilir,.Mos e mendo veten me lart se te tjeret. E pse na qenkan vetem komentet e tua te sakta?
Ke hiour nje shkalle me lart nga te tjeret, dhe po i shikon nga nje pozicion me i larte mirali.
Me ç’te drejte?
Askush nuk meriton asgje ne kete bote. As italjanet, as greket, as shqipetaret.
Kur qe puna per termetin, ju e pate qe bota e zgjidhi qesen per Shqiperine. Pse? Sepse termeti eshte diçka e lokalizuar, dhe ata nuk mund te benin sehir. Vetem be bejme sehir nga kafenete.
Ndersa tani, ky virus i ka prekur te gjithe. Perpara se te mendoje per Italine, Qeveria gjermanë ka per detyre te mbroje qyretaret e saj. Franca po ashtu.
Apo ti je me parullen hajde te vdesim te gjithe se bashku.
E pate reagimin e lezhjaneve per emigrantet sirianë? Ja keta jemi ne shqipetaret.
Presim vetem ndihma, nuk kemi bythe te ndihmojme njeri, kujtojme se meritojme ndonje gje.
Po gjermanet, francezet, dhe amerikanet kush i ndihmon mor Ilir.
Uh, se harrova. Po, i ndihmon Ilir Meta, Monika, Saliu, dhe Basha.
Ndihmo veten ne radhe te pare, se pastaj te ndihmojne edhe te tjeret.
Italianet jane vetem oer te share EU dhe zgjodhen Salvinin qe donte te shperbente BE , dhe me kinezet vetem tallen po ata kane blere Interin dhe Milanin dy skuadrat me miljona tifoz dhe i mbyllen kufiste kundrejt kines pa kuptuar qe nuk behet kjo pune duke gjetur mendjen po duhen masa informuese e nfaluese te brendeshme
amerikanet nuk i paska prekur… lol! neve do na lejokan… lol!
shkruan aty jovan bregu? jo.
Po ,klithme e dale nga nje shpirt i vrar ,per tju treguar te pa pergjegjshmeve , se nuk jeni te pa mposhtur ,nuk jeni vet zoti ,shpirterat e sakatuar do tju mallekojne ,dhe ju shpejt apo von ,do te jeni pjese e ferrit . As kush te mos stimuloje rolin e xhelatit , ndaj viktimes qe perpelitet ,tashme te marr fund . Shtrini doren e bashkepunimit ,te dashurise te respektit te mirkuptimit ,sepse ju te fuqishmit te pasurit ,nuk keni lindur te tille ,dikur keni qene te varfer ,dhe historia perseritet . Ne kete moment te veshtire ,vetem se bashku mund tja dalim , ndryshe secili ka rriskun e vet .
O shqiptare,
Mesoni nga Italia.
Mos kerkoni siguri dhe ndihme nga te tjeret.
Nuk u ndihmon as Turqia dhe as perendia.
Kujdesuni per veten ,cdo gje qe prek,mendo se ke prekur virusin.
Paranoj?!
Aspak!
Distance.Laj duart.Qendro ne shtepi.
Shih ky trapi akoma me laj duart dhe qendro ne shtepi. Eshte virus dhe jo pluhur kantieri ndertimi. Ketu behet fjale per tahmaqarllikun e qeverive per leke. Mbanin firma, dyqane, pika turistike etj hapur duke e ditur rrezikun qe po i kanosej. Tani qe eshte perhapur ne menyre galopante, rrine e qahen qe nuk kane fonde per perballimin e situates. Qe sistemin shendetesor e kane katandisur ne kete fare pike, keqmenaxhim, korrupsion etj.
Pikerisht sepse eshte virus :MBA DISTANCE, QENDRO NE SHTEPI, dhe LAJ DUART. Kete po e kerkojne(INSISTOJNE) autoritetet me te larta te mjekesise, qe nga OBSH, e deri te ata doktore e sanitaret ne Itali Kine qe po shoh in ti vdesin edhe koleget e Tyre. Nuk paske kuptuar se c’po ndodh!
Nuk ja ke njeri fajin ju italineve .
Fajin e keni nga koka juaj :
kujtoni se jeni “me te zgjuar ” dhe se do t’ja “fusni” virusit duke bredhur e duke harbuar…
Por FORZA se edhe pak dhe do t’a kaloni lumin !
Kjo me qellim te mire eshte nis po qeka ca injorante per vete.
Aty me energjine elektrike dhe Fermin e menderos fare. Kur lindi Fermi Evropa shkelqente nga ndriçimi elektrik me lkambat e Edisonit
Falendero globalistet dhe falju Trampit qe do ta shpetoje boten nga kina dhe kinavirusi Trump=Messiah. God bless Trump.
keni aq shum vlera dhe histori por ke harruar mafien,fashizmin,protestantet e vrare…etj
ah more taliona,dikur me maska tallnit bolet me ”miseri albanezi” duke i mbyllur ne stadiume e hidhnit pizza e banone nga elikopteret………….!
sa per ato kultura e arxitektura te gjitha jane copy te kultures greke qe nga roma e der ne toscana…………
nje gje te mire keni bere: i pastruat koken nga morrat albanesi-t……….
po ti me virus je?ik o bole bej nje kontroll se do ikesh per lesh dhe nuk kemi ku te gjej grek te vetshpallur si puna jote te na caj karin me bythen qe shkruan,ajde mos humb kohe koronavirus.
Kam 20 vjet ne Itali dhe jam prind i nje femije 12 vjec te lindur ne Itali, pas shume peripecish, sot me nenshtetisi italiane. Nuk kam asnje shkelje penale, paguaj taksat rregullisht dhe per
ligj duhet te kisha nje karte qendrimi pa limit si prind i nje femije me nenshtetesi italiane, por persekutohem dhe vidhem ashtu si miljona emigrante te tjere, ne pritje
prej 8 muajsh te nje leje qendrimi nje vjecar qe kushton rreth 150 euro dhe kur te me jepet do jete gati e skaduar, per ta nisur prape nga fillimi.
Po ti shtosh edhe dhjetra proceset gjyqesore per te drejten e lejeqendrimit tim apo familjareve te mi, qe kishin si qellim vetem vjedhjen dhe persekutimin, apo papunesine e
vazhdueshme dhe varferine me te cilen paguaja dhe paguaj politikat mafjoze dhe zhvatese shteterore italiane, apo propaganden politiko-mediatike te rracizmit qe duhet te durosh cdo dite si emigrant
edhe pse nuk me vjen mire qe shoh me qindra jete italianesh qe shuhen perdite, e kam te veshtire te solidarizohem me dramen e tyre edhe pse jam brenda te te njejtit ferr.
sa keq me qen…………..korrak[sunit or shiit!
cti besh Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj,ti qe i pafat qe linde………..korrak!
Kujdes gojore janulles se arrijme shpejt tek ti dhe koha deri sa te dale shpirti ka per te qene e gjate…
E para, me vjen keq qe je ne situate jo te mire. E dyta, nuk eshte e mundur qe nje femije emigrantesh, I lindur ne Itali, te kete shtetesine italiane pa mbushur 18 vjet, PA patur nje nga prinderit me shtetesi. Keshtu eshte LIGJI, nuk po e sajoj une. Femija pa mbushur 18 vjec, e mer shtetesine,vetem po e patì njeri nga prinderit. Ndersa, pasi I mbush 18,e mer ME KERKESE TE VETE FEMIJES,edhe pa I patur prinderit me SHTETESI, boll te kete bere 6 vjet shkolle, (elementari e medie). Ty do te mjaftonte 10 vjet REZIDENCE pa nderprerje ne Itali, CUD, per tre vitet e fundit dhe dukumentet nga Shqiperia, certifikatat. Perse i beni gjerat kaq gogol kur NUK JANE?! Pra e perseris, sepse e kuptoj qe po vuan thjeshte per mos plotesim te 2-3 kritereve, hapave, njeri pas tjetrit. Nje, pune me dokumente,( edhe me agjensi) qe te kesh nje CUD per tre vite. Dy, REZIDENCE 10 vjete , qe besoj e ke(20 vjet ne Itali), dhe Tre, certifikatat nga Shqiperia. Bej kerkesen ne Prefekture ku je rezident dhe prit 2 vjet. E gjitha zgjat e shumta 3 vjete. Te tjerat Jan lloqe kavaje.
Kush ka kaluar nga italia e di arrogancen e italjaneve dhe egoizmin e tyre ata saune me dit per asnje vetem per vete dhe mbahen vend katolik me vatikanin kur ne greqi te shikonin shqiptar ta jepnin nje cope buke dhe u vinte keq kurse une ne 97 kur kalova si refugjat edhe prifti sme dha buke harroi njerzit te pakten te zejne mend kte here se jemi mysafire ne kte bote