Policia Wuhan i kërkoi falje mjekut-hero Li Wenliang, i cili ishte i pari që ngriti alarmin për koronavirusin dhe më vonë vdiq nga kontraktimi me Covid-19.
Falja erdhi pasi mjeku hero u qortua me akuzën “shpërndarja e informacionit të rremë në internet”.
Byroja e Sigurisë Publike së Qytetit shkroi në një shënim se për rastin “kishte zbatim të gabuar të ligjit dhe procedura të parregullta”.
Falja vjen pas përfundimeve të Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes se “veprimi policor ishte i papërshtatshëm”.
Wenliang vdiq nga epidemia më 6 shkurt 2020. Ai ishte infektuar nga një prej pacientëve.