Ngrohja globale: Shkrirja e akullit në Grenlandë rrit nivelin e detit me 2.2 milimetër për vetëm dy muaj

19 Mars 2020, 20:31Bota TEMA

Vera e vitit të kaluar ishte aq e ngrohtë sa ndihmoi në shkaktimin e humbjes së 600 miliardë ton akull nga Grenlanda, e mjaftueshme për të ngritur nivelin global të detit me 2.2 mm në vetëm dy muaj, zbuloi një studim i ri.

Analiza e të dhënave satelitore ka zbuluar humbjen befasuese të akullit në vetëm disa muaj për shkak të temperaturave jo normale rreth polit verior. Viti i kaluar ishte më i nxehti për Polin e Verirut, duke thyer çdo rekord.

Për dallim nga shkrirja e akullit të detit, humbja e akullnajave me bazë në tokë drejtpërdrejt bën që detet të ngrihen në nivel, duke rrezikuar ndjeshëm përmbytjen nëpër qytetet bregdetare dhe qytete në mbarë botën.

Shkencëtarët kanë llogaritur se pllaka e madhe e akullit të Grenlandës humbi mesatarisht 268 miliardë ton akull midis 2002 dhe 2019, më pak se gjysma e asaj që u humb vetëm verën e kaluar.

1 komente në “Ngrohja globale: Shkrirja e akullit në Grenlandë rrit nivelin e detit me 2.2 milimetër për vetëm dy muaj”

  1. ilva says:

    vetëm për dy muaj – o shpellar
    dhe jo “për vetëm dy muaj”
    po ju rritet injoranca gjuhësore me dy fjalë në muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje