Ata nuk janë tamam dy metra larg njëri-tjetrit, por nuk mund të themi se nuk po tregohen të kujdesshëm.
Kjo është një fotografi e kryeministrit të ri të Sllovakisë, Igor Matovic, duke shtrënguar duart me presidenten e vendit të tij, Zuzana Caputova, në përurimin e kabinetit të tij.
Matoviç, një aktivist kundër korrupsionit kori një fitore të papritur në zgjedhjet e shkurtit, të cilat ishin edhe votimet e para që nga vrasja e gazetarit Jan Kuciak dy vjet më parë, një ngjare që tronditi jetën politike të Sllovakisë.
Ai dhe kolegët e tij të kabinetit kanë vene maska në fytyrë dhe doreza të bardha në ceremoninë e inaugurimit në pallatin presidencial në Bratislavë,
Sllovakia deri më tani ka regjistruar 137 raste me koronavirus dhe asnjë viktimë.