Nga dita e parë në të dhjetën: 22-vjeçarja shqiptare tregon si është të kesh koronavirus

21 Mars 2020, 10:25Sociale TEMA
Nga dita e parë në të dhjetën: 22-vjeçarja shqiptare

Shifrat e njerëzve të infektuar me koronavirus dhe të atyre që humbasin jetën çdo ditë janë të frikshme, prandaj çdo përjetim real i atyre që e përjetuan, vlen.

Si është të rezultosh pozitive me koronavirus, e tregon më mirë në Tëitter kjo 22-vjeçare, e quajtur Bjonda Haliti, që nisur nga emri pa dyshim është me origjinë shqiptare.

Sipas Bjondës, simptomat e para ishin të ngjashme me çfarë dëgjojmë të thuhet në media, ku kolla e thatë ishte kryesorja.

Bjonda thotë se kolla e thatë shoqërohej me lodhje me dhimbje të lehtë fyti. Një ditë më pas dhimbja e kokës shtohet bashkë me dhimbjen e syve. Pastaj një temperaturë e lartë dhe më tej, në ditën e katërt problemet me frymëmarrjen shtohen.

Dita e parë: Nis me një kollë të thatë dhe me dhimbje fyti. Ndihesha shumë e lodhur.

Dita e dytë: Ndjeja shumë ngarkesë në kokë, aq sa duhet të kollitesha shumë lehtë për të mos ndjerë atë dhimbje. Atë natë pata temperaturë. Sytë më lotonin dhe më digjnin. Nuk i lëvizja dot. Pasi bëra ca kërkime në internet zbulova se mund të ishte thjesht migrenë, por nuk po më pushonte fare. Atë ditë kam fjetur gjithë kohës.

Dita e tretë: Energjia më ra thuajse fare dhe temperatura vazhdonte. Në këtë pikë simptomat ishin: kolla e thatë, migrena, temperatura, të përziera. Vendosa të shkoj tek një mjek dhe rezultova negative për gripin. Doktori më tha se kisha një infeksion dhe më dha antibiotikë, 800 miligram ibuprofen. Sigurohesha që të hidratohesha gjithë kokës dhe merrja vitamina. Atë natë, temperatura vazhdonte.

Dita e katërt: Më në fund temperatura ra, por m’u shfaqën simptoma të tjera. Kisha probleme me frymëmarrjen, nuk ndihesha fare mirë. Kisha paksa dhimbje gjoksi. Bëra atë testin që thuhet se duhet të mbash frymën deri në 10 sekonda dhe meqë e bëra me sukses mendova se s’kishte gjë për t’u shqetësuar. shën.i.rnd.(Testi në fjalë është thjesht mashtrim që ka qarkulluar në masë nëpër rrjete sociale.)

Më pas doja të testo hesha për koronavirusin, por ishte shumë e vështirë. U vetëkarantinova dhe vazhdoja të vazhdoja të hidratohesha.

Dita e pastë: kisha dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen. Shkova tek i njëjti doktor dhe kërkova të bëja se s’bën një test. Kërkova gjithashtu të bëja një grafi dhe gjithçka rezultoi normale.

Vazhdojë na vetë izolim dhe përgjigjen e testit do ta merrja pas 5 ose 6 ditësh.

Dita e gjashtë: Me përdorimin e vazhdueshëm të antibiotikëve dhe ibuprofenit simptomat ishin: dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen, por fuqia kishte nisur të rritej.

Dita e shtatë: Dhimbje të lehtë fyti, kollë të butë, energji të shtuar.

Dita e tetë:Kollë e lehtë,po ndihesha sërish vetvetja.

Dita e nëntë: Kolla e lehtë, energji normale.

Dita e dhjetë: Kollë mesatare, myk, fuqi. Rezultati i testit, pozitiv!

Vazhdoj ende të jem e izoluar dhe të kujdesem për veten. Sot po ndihem shumë mirë dhe e shëndetshme“,  përfundon 22-vjeçarja duke shtuar se vetë karantinimi është rekomandimi më i mirë.

Edhe pse jo të gjithë e kalojnë virusin me simptomat që Bjonda përshkroi, të dinë pak a shumë hap pas hapi ç’ndodh me një të infektuar, mund të ndihmojë.

10 komente në “Nga dita e parë në të dhjetën: 22-vjeçarja shqiptare tregon si është të kesh koronavirus”

  1. pjeter says:

    Per nje moshe te re mund te kalohet keshtu,por nga 50 e lart,veshtiresite jane shme me te renda.Prandaj,tani per tani,e vetmja gje e sigurte eshte te mos infektohesh qe te mos ndiesh keq.Qe te mos infektohesh,gjeja me e sigurt eshte tani per tani ,te rrish ne shtepi e te mos kesh kontakt me te tjere.

  2. Toni says:

    Doktorit ja paske ngjit dmth. Bravo ?

  3. kikua says:

    Mykun nga e kuptove se ai nuk duket?

  4. Gent says:

    Te jesh i vetedijshem eshte te kuptosh se virusi vjen nga njeriu turma eshte e pavetedijshme, veteizolimi ne Kine dha rezultate kurse bota e huaj jane te dis-ekuilibruar menderisht nuk kuptojne z’duan te kuptojne kete e tregon rezultati. Ne Itali ku edhe mjeket kane humbur jeten se nuk kane perdorur doreza ne fillim por kane marre pilula . Virusi kerkon organ vital per te mbijetuar ai eshte njeriu, izolimi duhet te jete shume diktatorial si ne Kine,per ndryshe ai do te kete pasoja fatale ne qofte se njerezimi nuk perdor fonde rezerve per nje shtet ku nje pakice duhet te punojne dhe ata duhet te testohen, per te izoluar te pakten dy muaj shtetasit e cdo vendi.

  5. Llastik edepsez says:

    Dhe pjeshkat infektohen. Beni kujdes!

    1. Realisti says:

      Fat qe jeton vetem. Si do karantoheshe nqs do jetoje me 5 veta te tjete ne familje…?

  6. P-S-J-M says:

    Yp xhixhi,
    ?Si ka mundësi mor ,
    që në kohë të vështira nuk del ndonjë femër e shëmtuar të na tregojë se sa keq e përjeton situatën ?……..po na dalin femra të bukura si Bjonda bukuroshe seksi.
    Bravo Bjonda , ky informacion i rrallë , i pagjendur kërrkund në web …………….

    do ndihmojë ‘shkencëtarët ‘ anembanë globit që të mblidhen e të gjejnë formulën e bythëve të bukura? si të tuat.

  7. faro says:

    Haiti!
    Qenka vajzë me zgjuarsi të rrallë!
    E përpiktë, strikte, kurajoze, hulumtuese, sociale, studiuese, vendimmarrëse etj.
    Lum shtëpia që të ka!
    Suksese në jetë!
    Flm për ndihmën!

  8. Isha me migrene, por me kaloi says:

    Une klikova vetem per te pare bythet e kesaj. Keshtu edhe Meron e ndihmoj me klikime edhe veten e kenaq duke pare bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje