Policia del me njoftimin të rëndësishëm: Prej orës 13:00 do ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, ja kategoritë që përjashtohen

21 Mars 2020, 11:04Kronika TEMA

Policia e shtetit bën me dije se do ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

“Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 Policia e Shtetit ka reaguar dhe sqaron se:

“Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato”. (TemA)

2 komente në “Policia del me njoftimin të rëndësishëm: Prej orës 13:00 do ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, ja kategoritë që përjashtohen”

  1. Piro says:

    Sot me 12.30 shlova te marketi prane shtepise. Ishte plot me njerez. Nuk hyra po ika. Ky orar eshte nje gabim. Pasi shkurtimi I kohes rrit perqendrimin e njerezve neper qendra tregtare. Orari meparshem krijon dendesi me te ulet. Ndryshoni orarin.

  2. mero says:

    Na cmendet o te cmendur.
    Ulni menderen e vendosni nje rregull qe dhe te mund te zbatohet. Me keto ndryshime qe beni cdo dite si per orare e per te drejte autorizimi tregon se jini qenie me aftesi minimale. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje