“Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit.”
Kështu thotë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke iu referuar masave të reja për përballimin e emergjencës së koronavirusit, ku nga ora 13.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit pasardhës të javës që vjen askush nuk do lejohet që të lëvizë.
“Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë askënd dhe për asnjë arsye. I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim”, shkruan ministri.
Ky paralajmërim vjen pasi Kryeministri Edi Rama njoftoi përdorimin e forcës për gjithë ata që nuk respektojnë rregullat dhe oraret e emergjencës së koronavirusit.
Rama kërkoi që qytetarët të zgjedhin dhe të marrin teksa paralajmëron se “Forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë”.
Sandro, punet nuk behen me llafe. Brenda lagjeve, nuk kam pare asnje patrulle policie. Qendren e shikojne te gjithe.
Problemi nuk eshte thjesht 2 dite duhet vazhdimesi ne zbatim te urdheresave.Nuk vihet regulli me 2 police ne kombinat qe ju luten njerzve se behemi qesharak dhe ne qe rrim ne shtepi.Si shperndan turmat ne nje tubim te paligjshem ashtu duhet te veproje pasi po cenohet liria e shjmices qe rri dhe zbaton karantinen.Nese nuk e ben dot policia me siguri do perfundojm me keq se Italia
Lleshaj,burre shume i mire,dhe mbi të gjitha i ndershëm,i ditur…..