Ylli i Hollivudit Daniel Craig nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve të tij, duke thënë se ai planifikon ta dhurojë për bamirësi. Craig, i cili ka një pasuri të vlerësuar prej 145 milion dollarësh, nuk do t’u japë fëmijëve të tij asnjë cent, duke thënë se filozofia e tij është ta “heqë qafe pasurinë ose ta largojë përpara se të ndahet nga kjo jetë”.
52-vjeçari i tha revistës Saga: “Nuk dua të lë shuma të mëdha për gjeneratën e ardhshme. Unë mendoj se trashëgimia është mjaft e keqe”.
Craig ka një vajzë 28-vjeçare nga martesa e tij me ish-gruan Fiona Loudon dhe një fëmijë tjetër me partneren e tij aktuale, aktoren Rachel Ëeisz.
Gjatë një paraqitje të fundit në Saturday Night Live, Craig, i cili gjithashtu luajti agjentin sekret të dashur të Ian Fleming në Casino Royale, Quantum of Solace, Skyfall dhe Spectre, tha: “Ky film i James Bond do të jetë i fundit, por do të jetë ai nga më të mirët ”.
Publikimi i filmit të James Bond “No Time To Die ” është vonuar në mes të frikës së koronavirusit. Lëshimi i filmit të ri James Bond është shtyrë me shtatë muaj pasi koronavirusi vazhdon të përhapet. Prodhuesit thanë se kishin shtyrë botimin e “No Time To Die” nga prilli në nëntor pas “shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global teatral”.
KY BEN MIRE ,QE DHE PARATE E TIJA TI COJ NE KARITAS ,OSE TEK SHTRPIA E QENEVE .
Jepja priftit te lagjes , si bejn italianet se shkon ne parajs. Prifti lagjes i bon kurva. kokain. Ah medet…
undefined
Varet si e mendon.
Ndoshta jo gjithe shume, por nje shume te vogel duhet ta lesh.
Ose e ben me nje rregull, qe duhet te arrish disa pika qe ta fitosh trashegimine.
Keta ja lejne 1 fondacioni bamores qe do drejtohet nga femijet.
Evazion fiskal dhe plus rritet buxheti nga donatoret.
Pasuria ndryshon emrin po jo pronaret.