Eshtë shuar në moshën 81-vjeçare një nga Big-ët e muzikës së viteve ’70-’80, Kenny Rogers.
“Ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tij, një vdekje natyrale nën kujdesin mjekësor dhe i rrethuat nga familja e tij,” u njoftua nga familja
Sipas mediave, për shkak të situatës së koronavirusit, do të mbahet një varrim i vogël, privat, ndërsa një lamtumirë publike do të organizohet më vonë.
“Lady” ka qenë një ndër superhitet e tij të atyre viteve. E gjithashtu “Islands in the stream”, intepretuar me Dolly Parton.
Paraqitja etij skenike, pamja e fisshme, zëri karakteristik me një ngjirje të lehtë, e bënin Kenny Rogers ndër më të pëlqyerit e kohës, edhe për llojin e muzikës që ofronte.
Kenny Rogers ishte nje nga ikonat e muzikes boterore, ne nje kohe kur muzika ishte ende art dhe shpirt dhe jo bordello hesapi sic eshte bere keto 35 vitet e fundit.
Kengetar i paperseritshem dhe njeri i mire shume.
U prehte ne paqe dhe ngushellime familjes, miqeve dhe fansave te panumert.
Nderi me i madh do ishte qe dikush te vazhdonte trashegimine e tij.