ANALIZA: A e ka Rusia vërtet nën kontroll koronavirusin?

24 Mars 2020, 09:08Bota TEMA

Pavarësisht se çfarë thotë qeveria e tyre, shumë rusë kanë filluar të blejnë ushqime shtesë dhe furnizime rezervë në pritje të një bllokimi të mundshëm lidhur me koronavirusin, siç janë ato që zbatohen në vende në të gjithë botën.

Presidenti Vladimir Putin u tha rusëve javën e kaluar se masat në kohë të vendosura në fillimin e shpërthimit kanë ndihmuar për të shmangur një “epidemi masive” në vend. Putin këmbëngul se, në vendin më të madh të planetit, infektimet me koronavirus janë “nën kontroll”.

Që nga e hëna, nga më shumë se 350 000 raste të konfirmuara në botë, vetëm 438 janë raportuar në Rusi.

Putini mori “masa paraprake të shpejta në javët e para të pandemisë” dhe tha se pjesë të mëdha të vendit vazhdojnë me jetën normale.

“Ne arritëm të përmbanim një pushtim masiv dhe përhapje të sëmundjes në Rusi. Pavarësisht nivelit të lartë të rrezikshmërisë, duhet të themi se situata në tërësi është nën kontroll.”

Sidoqoftë, gjatë fundjavës, Rusia njoftoi një seri masash të rrepta siç janë mbyllja e kufijve dhe shkollave, si dhe anulimin e fluturimeve. Qeveria po ndërton gjithashtu një spital të madh në periferi të Moskës, në stilin e atyre që Kina kishte ngritur në kohë rekord për t’u marrë me krizën e saj koronavirus.

Dyshime për numrat

Dyshimet janë të shumta se shifrat zyrtare mund të jenë false, sepse të dhënat që vijnë nga Rusia duket se janë kontradiktore. Agjensia statistikore e “Rosstat” pretendon se rastet e pneumonisë në Moskë u rritën me 37% në janar 2020 në krahasim me 2019. Por shërbimi shëndetësor i kryeqytetit këmbëngul që numri i rasteve të pneumonisë jashtë spitalit u ul me 8% dhe 7% në dy muajt e parë të këtij viti.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko thotë se vdekjet nga pneumonia janë ulur me 20% këtë vit, thotë “Euronews”

Një faktor tjetër janë testet e koronavirusit të Rusisë. Agjencia shëndetësore e vendit “Rospotrebnadzor” thotë se janë realizuar më shumë se 110 000 teste. Por gazeta popullore “Moskovskiï Komsomolets” ka vënë në dyshim besueshmërinë e testeve në krahasim me ato të përdorura diku tjetër, sepse pacientët e vetëm rusë të deklaruar pozitivë kanë qenë ata me një formë të rëndë të COVID-19.

2 komente në “ANALIZA: A e ka Rusia vërtet nën kontroll koronavirusin?”

  1. Flutura says:

    …po e doni me patjeter edhe Rusine me shumice te prekurish? U bete me keq se Saliu.

  2. Stalin says:

    Fucking commies !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje