Një vaksinë kundër tuberkulozit do të testohet në Gjermani në të moshuar dhe personelin mjekësor, dy kontigjentet më të ekspozuara nga prekja e Co Vid 19.
Vaksina bazë që do të përdoret quhet BCG, e zhvilluar në filllim të shekullit të 20-të dhe që sipas testimeve ka rezultuar se jep efekt jo vetëm kundër tubverkulozit, por edhe kundër infeksioneve virale të traktit respirator.
Vaksina e re që bazohet në këtë njësi, zhvillohet nga grupi Stefan H.E. Kaufmann dhe quhet VPM1002, ndërkohë që edhe vaksinimi me BCG ka treguar te minjtë se rrit rezistencën dhe imunitetin ndaj infeksioneve virale.
VPM1002 përmban bakterin e dobësuar të tuberkulozit i modifikuar në mënyrë të tillë që të njihet më mirë nga qelizat imunitare.
Thuhet se vaksina në fjalë është gati në mesin e këtij viti dhe ajo është një masë ndihmëse për sistemet shëndetësore derisa të prodhohet një vaksinë e posaçme kundër Co Vid 19. Kompania deklaron se mund të prodhojë përmes metodave të reja miliona njësi në shumë pak kohë.
Boh,sa lajme qarkullojne ç’do dite!!!Nuk e di ç’dare vaksine eshte kjo,por ne Shqiperi ka nje mase te mire te shqiptareve te vaksinuar nga turbekulozi.Nuk jam i sigurtt por mosha e 40-45 vjecareve e siper, jane te vaksinuar.Me sa shofim ky virus ben gjemen pikerisht ne ato mosha.Agjensia Italiane e barnave,AIFA,ka dhene leje te gjitha spitaleve qe bejne kerkese,pe eksperimente te ilaceve qe po diskutohet keto dite,si antiviralet,AVIGAN,Japonez,edhe ato,kunder eboles,HIV,edhe kunder Malarjes qe e deklaroi Trump me te madhe, edhe anti artritin qe po perdorin ne Shqiperi,por deri tani, nuk eshte se po japin rezultate pozitive ne mase.Disave ju bejne mire,disave jo,disave ju bejne keq nga efektet anesore,nuk ka nje studim te mirefillte te ketyre barnave per efektet terapeutike.Kjo ndodhi edhe ne Kine.Prandaj duhet pak me kujdes me titujt,sepse i afroheni shume keshtu,kufirit midis nje lajmi te mire dhe nje ” fake news”.Ilaci me i mire sot per sot ne gjith boten,dhe i pranuar e aplikuar botetisht,eshte distanca midis personave,e kjo arrihet duke ndenjur ne shtepi,e jo duke dale xhiro ne mes te tregjeve pa e vrare mendjen,sepse po te kapi,mundesia qe te gjitha keto ilace te mos te bejne asgje,dhe te iikesh per lesh eshte e madhe.Me sa po shofim ne Itali eshte 10% e te ifektuarve.