Dalin nga spitali 10 pacientët që u shëruan nga COVID-19, Manastirliu thirrje qytetarëve: Jemi ende në fillimet e luftës, zbatoni masat e higjenës dhe distancimit social

24 Mars 2020, 14:16Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi tek Spitali i Infektivit tashmë janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë.

Duke falënderuar të gjithë stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme në këtë periudhë të vështirë, Manastirliu ju lutet qytetarëve të zbatojnë masat, pasi jemi ende në fillimet e kësaj lufte.

Mesazhi i Manastirliut:

Lajm i mirë??, 10 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.

Faleminderit mjekëve për shërbimin!

Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.

Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.

Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.

Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim. #BashkëJaDalim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje