“Koronavirusi është vetëm fillimi”, shkencëtarët paralajmërojnë pandemi të tjera në të ardhmen

24 Mars 2020, 19:43Politika TEMA

Shkencëtarët paralajmërojnë se koronavirusi është vetëm fillimi, duke thënë se njerëzit duhet të përgatiten për pandeminë e radhës. Sipas tyre, rritja e popullsisë së botës po na afron me kafshët e egra dhe kjo gjë na ekspozon ndaj viruseve të reja.

Fushata për Natyrën e National Geographic thotë se do të ketë viruse të reja si COVID-19 për shkak të shpyllëzimit dhe përdorimit të kafshëve të egra si ushqim. Enric Sala, një ekologjist ujor, thekson se nuk duhet ta injorojmë më lidhjen mes sëmundjeve infektive dhe natyrës.

Ndërkohë, Dr. Samuel Myers, nga “Planetary Health Alliance” thotë për “Independent”: “Ajo që dimë është se kafshët janë një rezervat i madh me patogjenë, me shumë prej të cilëve nuk jemi ekspozuar ndonjëherë.

Nëse afrohemi pranë tyre, ka shumë viruse të veçanta që mund të prekin njerëzit njësoj siç bëri COVID-19. Jam i sigurtë se do të kemi shumë viruse si ky që po kalojmë nëse vazhdojmë të shkatërrojmë botën”.

11 komente në ““Koronavirusi është vetëm fillimi”, shkencëtarët paralajmërojnë pandemi të tjera në të ardhmen”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    pikerisht sot ne Kine u testua dikush qe vdiq ne autobus,testi u be per corona dhe cudia shtangu mjeket,i infektuari nuk kishte corona por nje virus te ri ”hadavirus”[virus minjesh]………….!!! menjehre u futen ne karantina bashkeudhetaret dhe shoferi i autobusit.

    1. CajMalingaVora says:

      Hantavirusi eshte i vjeter o komentues. Vetem vjet ka pasur ne Shqiperi 2 ose 3 te vdekur! Keshtu qe nuk eshte lajm i ri. Tpakten per ne.

  2. Loni says:

    Viruse ka patur ka dhe do të ketë për aq kohë sa do të ketë jetë në planet. Njeriu si specie ka bashkëjetuar përjetësisht me viruset. Ndaj mos rëndoni situatat për njerzit e painformuar, sepse bëni një punë vërtetë të kundërt me atë që kërkon momenti ku gjëndemi.

  3. Ceni says:

    1.5 miliard njerez. Hane gjithecka ecen e fluturon. Do riformatohet bota.

  4. Ceni says:

    1.5 miliard njerez. Hane gjithecka ecen e fluturon. Do riformatohet bota.

  5. P-S-J-M says:

    Këto vrasës janë viruset e modifikuara gjenetikisht në laborator.
    Kinezët kanë me qindra vite që hanë çdo gjë që lëviz dhe nuk kanë pasur viruse kaq vdekjeprurëse.

  6. sart says:

    ore ca kafshesh thoni, kjo eshte luft biokimike, zoti na shpetofte nga njeriu sepse ai eshte kafsha me e eger ne bote

  7. Backs B says:

    Covit 19 – èshtè si pregatitja e bombardimit me aviacion. Hantavirusi – èshtè sulmi me tanke dhe nèse njerzimi do tè rezistojè do tè futet kèmbèsoria ! Njè luftè e çuditèshme kjo, qè mund tè fitohet vetèm duke u ngujuar nè shtèpi. Njè llojè taktike si ajo qè predikonte Rugova !?!

    1. moni says:

      Daku nuk i paske marre antidepresivet sot! U vonove tek radha e bukes apo si ishte puna?

  8. Dori says:

    Ne fakt bota do te shpetoje vetem pasi te digjet ne furren e druve Papa i Romes qe eshte kunder Planifikimit Familjar”!

  9. lato says:

    Izoloni Kinen ,te shpetoje Bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje