Rama dhe Basha humbasin mundësinë të takohen: Këshilli sigurisë kombëtare do të mblidhet nesër... online

24 Mars 2020, 17:02Politika TEMA

Presidenca ka hequr dorë nga organizimi mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kombëtare në ambientet e presidencës ose të Pallatit të Brigadave.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga dy burime që kanë ftesë për të marrë pjesë në këtë mbledhje, ka mësuar se këshilltarët  e sigurisë dhe pas konsultimin me mjekë presidentit Meta i kanë sugjeruar mbajtjen e këtij Këshilli online.

Të gjithë anëtarët permanent të Këshillit përfshi edhe kreun e PD Basha do të rreshtohen të gjithë në një ekran të madh të ndarë në kuadrate për të mbërritur me zë dhe figurë në presidencë.

Nisja e video konferencës për Këshillin E Sigurisë Kombëtare pritet të nisë ditën e nesërme ora 12:00.

Nëse kjo mbledhje do të organizohej në presidencë siç ishte planifikuar atëherë do të ishte një mundësi e mirë për kryeministrin dhe shefin e opozitës të takoheshin në distancë dhe pa shtrëngim duarsh.

1 komente në “Rama dhe Basha humbasin mundësinë të takohen: Këshilli sigurisë kombëtare do të mblidhet nesër… online”

  1. Star says:

    Mos, gjithe ajo pregatitje e Ilir hajnit shkoi ne hale te Sashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje