Ushtria shqiptare nuk është angazhuar vetëm në garantimin e ndalim qarkullimit. Në emergjencën e shkaktuar prej koronavirusin forcat ushtarake kanë kthyer vëmendjen në shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.
2850 pako janë shpërndarë vetëm në pak ditë në familjet e prekura nga tërmeti në vetëm 4 ditë.
Ministrja, Olta Xhaçka, apeloi që në këto ditë të ruhet higjiena dhe të bëhet sa më shumë kujdes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“2850 pako ushqimore janë shpërndarë në vetëm pak ditë në familjet që jetojnë në çadra në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti.
Paralelisht me to, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, pushteti vendor, Rezervat e Shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe Shërbimet Sociale vijojnë operacionin humanitar në ndihmë të pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë.
Mirënjohje të gjithë atyre që sot janë në krye të detyrës. #BashkëDoiaDalim??”, shkruan Xhaçka.
Forcat e Armatosura kanë vijuar me operacionin në ndihmë të pensionistëve dhe familjeve në nevojë.
Familjet në vështirësi per të marrë ndihmën do të duhet të aplikojnë pranë bashkive të tyre.
Më pas listat me emra u përcillet Shtabit të Emergjencave të cilat vazhdojnë më pas me shpërndarjen e ndihmave.