Zyrtari i lartë amerikan shokon opinionin: Të moshuarit të gatshëm të sakrifikohen, mos rrezikoni ekonominë

25 Mars 2020, 11:14Bota TEMA

Kanë shokuar opinion publik amerikan fjalët e Dan Patrick, zëvendës guvernatorit të Teksasit i cili në një intervistë për FOX News në SHBA ka deklaruar se për hir të së ardhmes së vendit dhe familjes së tyre, shumë të moshuar amerikanë, përfshirë ai vetë, do të preferonte të rrezikonte jetën duke u infektuar me koronavirus, sesa të vazhdonte bllokimi i ekonomisë dhe institucioneve amerikane.

Patrick me këto fjalë çon në ekstrem fjalët e presidentit Donald Trump, i cili deklaroi ditën e djeshme se për sa i përket karantinës dhe mbylljes së aktiviteteve në SHBA nuk flitej për muaj, “por për javë”, duke hedhur si hipotezë edhe një ulje të masave nga java që vjen, në qoftë se shihen rezultate .

“Kjo nuk më bën një hero, ose kurajoz, pasi mendoj se ka shumë gjyshër që e mendojnë si unë, dhe që kanë si prioritet të ardhmen e fëmijëve”, tha zyrtari i Teksasit, duke shtuar se kishte marrë qindra telefonata mbështetjeje, që refuzojnë me çdo kusht kolapsin ekonomik.

“Vendi ynë nuk është bërë që të izolohet. Në fund të periudhës 15 ditore, ne do të vendosim se si do të vijojmë dhe ku synojmë të shkojmë. Po flasim për rihapjen e aktiviteteve të bizneseve në vendin tonë”, tha Trump nje dite me pare.

1 komente në “Zyrtari i lartë amerikan shokon opinionin: Të moshuarit të gatshëm të sakrifikohen, mos rrezikoni ekonominë”

  1. MAHTRUES DEMAGOG I PESHTIRE JONJEREZORE

    PROVOJE MER TEJ VET I PARI
    GJITHCKA EESHTE CESHTJE VULLNETI PERSONAL
    PERSE TU KA MERZIT JETA TY SE S’TE PUNO

    E S’TA NDJEEN AS PARA E AS PAS I KERKON TE TJERVE TE SAKRIFIKOHEN !!!!!!!!!!
    KJO ESHTE MARREZI PURO .
    EKOOMIAE BOTES RREZIKOHET NGA GRUMBULLIMI I MILJARDAVE NE PAK PERSONA
    TE KSAJ BOTE
    DHE SEPSE NUK FINACOHET NE SEKTORET E DUHUR EKONOMIKE
    SEPSE NDIQEN POLTIKA TEE GABUARA NDAJ EKONOMISE PIKERISHTE NGA KTA NJEREZ
    NGA KONCERNET QE BLLOKOJNE GJITHCKA QE JETA TE FUXIONOJ SI DUHET NE PLANET
    SEPSE FINACOHET ATY S’DUHET

    HAJT SHKO PRA HIDHU NGA MAJA E NOJ GRATACELE E JEP SHEMBULLIN TAT
    PSIKOPAT QE TE SHÜETOSH EKONOMINE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje