Frattini: BE na la vetëm në kulmin e luftës, prandaj kërkuam ndihmë te të tjerët

25 Mars 2020, 08:47Bota TEMA

Ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, nuk i kursen kritikat në adresë të Bashkimit Europian për rolin e saj në raport me vendin e tij përgjatë krizës së pandemisë së Covid-19.

Përgjigja fillestare e BE-së ndaj shpërthimit masiv të koronavirusit në Itali ishte kryesisht “e papërshtatshme”, dhe mungesa e solidaritetit evropian hapi dyert për Rusinë dhe Kinën, thotë Frattini në një intervistë për RT.

Epiqendra e re e pandemisë së frikshme, Italia, ka luftuar për të frenuar përhapjen e Covid-19 për javë të tëra. Numri i të vdekurveë i ka kaluar 6 mijë, ndërsa të infektuar janë dhjetëfishi.

Fratini thotë se e nënvlerësoi epidemisë dhe në rastin e Italisë ia la fajin sistemit të saj shëndetësor. Si rezultat, Brukseli, i cili predikon solidaritetin pan-Evropian, nuk arriti të veprojë kur ky solidaritet u bë i domosdoshëm përballë një krize që përfundimisht preku të gjithë Bllokun.

Sinqerisht, Brukseli nuk po bën sa duhet. Në momentin e parë, Italia ishte praktikisht vetëm kundër virusit. Shumë thoshin se gjithçka ishte për shkak të mënyrës së jetesë së italianëve, sepse italianët nuk respektojnë rregullat. Papritur, ata kuptuan se të gjitha vendet e tjera ishin prekur në mënyrë të barabartë”, thotë Frattini në intervistë.

Krahas Kinës dhe Kubës, edhe Moska e mbështeti Italinë në përballjen e epidemisë në rritje. Nëntë aeroplanë mallrash me pajisje mjekësore dhe respiratorë, si dhe specialistë me përvojë në sëmundjet infektive dhe mjekë ushtarakë mbërritën në Itali dy ditë më parë. Ata do të shërbejnë në rajonet më të prekura në veri të vendit.

Frattini thotë se kjo ndihmës ishte me rëndësi të madhe: “Ajo që ka bërë Rusia nuk është e krahasueshme me ato që kanë bërë vendet e tjera, përfshirë Kinën, sepse Kina gjithashtu dërgoi diçka, por jo të krahasueshme me mbështetjen e dhënë nga Rusia“.

2 komente në “Frattini: BE na la vetëm në kulmin e luftës, prandaj kërkuam ndihmë te të tjerët”

  1. Taljoni says:

    Qeni atje ku edhe leh. Ti mor Frate, bëji fresk rusëve dhe serbëve se me ato ke kontrata konsulente. E ka ndihmuar Evropa dhe Amerika Italinë më shumë se rusi dhe kinezi. Por provoje edhe një herë me ta dhe do tja shofësh tymin. Ju politikanët italianë jeni prostituta dhe e keni kthyer Italinë në bordello. Çfarë të mbjellësh do të korrësh

  2. pjeter says:

    E ç’fare tu thuash me? Miku i vertet duket ne kohe te veshtira.Rusia,Kina,Edhe Kuba,edhe mund te mos jepnin asgje,nuk e merrte per keq njeri,por Francezet,Gjermanet,Austriaket,gjithe evropa,Italine e izoluan me problemin e saj,dhe madje,edhe materjalet qe Italia blinte jashte saj,kur kalonin traanzit neper evrope bllokoheshin e sekuestroheshin,si beri R. Ceke.Me te drejte ministri i jashtem Italian tha,”ne nuk do harrojme kush na ndenji prane ne keto kohe te veshtira e kush jo”.Tani Gjermania po i afrohet Italise me ndonje trasferim te ndonje pacienti,por edhe kjo,duhet theksuar,qe eshe me shume iniciative e disa landeve gjermane,se sa e qeverrise te drejtyar nga Merkel,qe me thene te drejten,e tregoi me shume se nje here veten,ne nje cinizem te frikshem.Sistemi shenderesor ne Greqi sot,eshte ne nje veshtiresi te madhe nga ky virus,jo vetem nga gabimet e grekeve,por mbi te gjitha nga politika ndeshkuese dhe cinike e qeverruse Te drejtuar nga Merkel.Ky Virus,po tregon sa larg eshte kjo Europe,nga ideja,dhe qellimi i atyre qe e themeluan.Kan frike se ne Shqiptaret,ndenjem 50 vjet ne komunizem,50 vjet duke pritur evropen,dhe ne momentin qe do na thone” hyni brenda”,do na duhet te fillojme tia mbathim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje