Studimi i Oksford: Koronavirusi mund të ketë infektuar gjysmën e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar

24 Mars 2020, 20:44Bota TEMA

Koronavirusi mund të ketë infektuar shumë më tepër njerëz në Mbretërinë e Bashkuar sesa shkencëtarët kishin vlerësuar më parë.

Sipas një studimi paraprak nga universiteti i Okfordit, shifrat mund të arrijnë deri sa gjysma e popullsisë.

Nëse rezultatet konfirmohen, ato nënkuptojnë se më pak se një në një mijë prej atyre të infektuarve me Covid-19 sëmuren sa duhet për të pasur nevojë për trajtim në spital.

Profesoresha e epidemiologjisë teorike Sunetra Gupta, e cila drejtoi studimin tha se shumica dërrmuese përjeton simptoma shumë të buta ose nuk përjeton fare.

“Ne kemi nevojë menjëherë për të filluar anketimet serologjike në shkallë më të gjerë – testimin e antitrupave dhe për të vlerësuar se në cilën fazë të epidemisë jemi”, tha ajo.

Studimi paraqet një pamje shumë të ndryshme të epidemisë ndaj modelimit në Imperial College London, i cili ka ndikuar fuqimisht politikën e qeverisë. “Jam i habitur që ka pasur një pranim kaq të pakualifikuar të modelit Imperial,” tha Prof Gupta.

Sidoqoftë, ajo nuk ngurroi të kritikojë qeverinë për mbylljen e vendit për të eleminuar përhapjen e koronavirusit.

Studimi i Oksfordit bazohet në atë që njihet si një “model i rikuperuar nga infektimi i prekshëm” i Covid-19, i krijuar nga raportet e rasteve dhe vdekjeve nga Britania e Madhe dhe Italia.

Ndërkohë, nëse vërtetohen plotësisht rezultatet e këtij studimi, atëherë konkludon që vendi ka fituar imunitet të konsiderueshëm të tufave përmes përhapjes së panjohur të Covid-19 për më shumë se dy muaj.

Nëse gjetjet konfirmohen me anë të testimit, atëherë kufizimet aktuale mund të hiqen shumë më shpejt nga sa kanë deklaruar ministrat britanikë. 

Për të siguruar provat e nevojshme, grupi i Oksfordit po punon me kolegë në Universitetet e Kembrixhit dhe Kentit për të filluar testimin e antitrupave në popullatën e përgjithshme sa më shpejt që të jetë e mundur, duke përdorur “analizat e neutralizimit” të specializuara që sigurojnë lexim të besueshëm të imunitetit mbrojtës.

Ata shpresojnë të fillojnë testimin këtë javë dhe të ketë rezultate paraprake brenda disa ditësh.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje