Gazetari investigativ italian, Roberto Saviano, e cilëson koronavirusin si fundin e Europës. Në artikullin e tij të publikuar sot në “Repubblica“, Saviano ka analizuar lëvizjet e mafies në kohën e emergjencës së Covid-19.
Në analizën e gjatë, gazetari thekson se krimi i organizuar e ka bërë veten shumë më të gatshëm. Saviano kështu hedh poshtë menaxhimin italian të pandemisë dhe gjithashtu papërgatitjen që kanë treguar institucionet evropiane.
“Një shtet që brenda dy javësh njoftoi së pari izolimin, më pas pësoi ulje në ekonomi dhe në fund mbylli njerëzit në shtëpi, është një shtet i dobët. është lehtësisht pre e çdo forme të organizuar, parimi i autoritetit i të cilit merret përmes dhunës dhe parave të paguara menjëherë,”– shpjegon Saviano.
“Evropa gjithashtu ka rezultuar plotësisht e papërgatitur. Kjo Evropë ka tradhtuar plotësisht pritjet dhe ëndrrat e themeluesve.
Në rastin e parë urgjent ne e gjejmë veten në një situatë në të cilën xhelozitë kombëtare privojnë mundësinë e një platforme të përbashkët për t’i bërë ballë pandemisë. Evropa edhe sot duket se kthen shpinën, në kuptimin e mirë të fjalës, dhe në mënyrën e vetme që kemi për të shpëtuar jetët tona: të ndajmë gjithçka.
Kjo Evropë, siç është, me siguri do të përfundojë me koronavirusin, sepse pas kaq shumë vuajtjesh, pas frikë, pas pamundësisë që qenia njerëzore po shikon, mbase do të lindë diçka e re dhe ndryshe,”- shkruan në fund Saviano.
ORE GAZETAR CORONA-VIRUS QE VE TITULL IDIOT !
Saviano NUK thote se Europa do te marre fund me Koronavirusin.
Ai thote SE KJO EUROPE QE KEMI NJOHUR deri tani do te marre fund.
Duhet nje Europe tjater , pra me mbrojtese ne te tilla raste .
Ne formen qe thua ti…po europa italiane ka marre fund…europa mafjoze italiane
Kinen aty e kini,por mos harroni,gjermani beri ujdi me kinen 10 triljarde,itali 6,dhe keto gjashte jane 4 per kinen e 2 per italine…gjermania i ka ta 10-ta te sajat
A mjer ju per budallekun qe u ka zene
Perkthim i dobet. Çorbe.
Sigurisht që Saviano mund të mendojë si të dojë, por kjo nuk do të thotë se c’thotë Saviano është e drejtë.
100 vjet më parë bota kaloi gripin spanjoll, pati shumë humbje në njerëz, por ishte koha direkt pas luftës së parë botërore dhe nuk ishte zhvillimi që është sot. Edhe atëherë shumë veta humbën punën, ekonomia u përgjysmua, por njerëzimi u ringrit.
Po t’i kthehemi dialektikës, cdo gjë e re ka dobitë dhe mangësitë e veta(Natyra ka ligjin dhe unitetin e të kundërtave, ato luftojnë me njëra-tjetrën por dhe nuk rrojnë pa njëra-tjetrën). Kush nuk mori masat e duhura, e paguan me pasojat, por edhe fenomeni tjetër natyror i ndryshimeve sasiore që cojnë në ndryshime cilësore, tregon se nëse shton a pakëson, atëherë peshorja do anojë nga njëra anë dhe ekuilibri është prishur. Kjo ka ndodhur me babëzinë e njeriut në shfrytëzimin e natyrës, tani paguajmë pasojat. Po zbatove rregullat ja dole, pastaj a do jemi në Europë apo do ndërtohet Shqipëria europiane, kjo ngelet për tu bërë më vonë.
Ata që mbesin gjallë do ia shohin hajrin kësaj situate !
të na rrojnë negociatat!!!
të na rrojnë negociatat!!!
të na rrojnë negociatat!!!
Titull terrorist qe nuk perket me ate qe thote gazetari dhe jo vetem…! Ai e ka fjalen per nje Europe ndryshe nga kjo ekzistuesja!