“Problem shëndetësor” e quan Agron Shehaj vjedhjen e marrëveshjes konfidenciale në Kuvend. Të paktën, kështu shprehet ai në një video të ideuar me Inteligjencë Artificiale që e ka postuar Taulant Balla në rrjetet sociale.
“Unë nuk doja ta vidhja marrëveshjen, kjo është e vërteta, por unë vuaj nga një problem shëndetësor që ka të bëjë me dorën. Vuaj nga kleptomania akute, nuk kam çfarë t’i bëj, lëviz dora vetë. Ja edhe tani”, thotë Shehaj duke rrëmbyer mikrofonin e njërit prej gazetarëve dhe ikën ‘sërish’ me vrap.
Kleptomania është çrregullim i shëndetit mendor që e shtyn një person drejt vjedhjes së sendeve, pa pasur nevojë për to.
Veç videos humoristike, Balla ka reaguar edhe vetë me tone të ngjashme.
“Gone ta paskan qarë këtë, njëlloj si ballistët në vakt pasi hynin në kotec për të grabitur pula”, i thotë ai drejtuesit të partisë Mundësia.
Lini një Përgjigje