COVID-19: Bashkia Sarandë në ndihmë të pensionistëve të vetmuar

26 Mars 2020, 15:40Sociale TEMA

Bashkia e Sarandës vijon çdo ditë aksionin e saj humanitar në ndihmë të të moshuarve, që ndodhen vetëm në shtëpi për t’i furnizuar me ushqime.

Dhe këtë të mërkurë punonjësit e Bashkisë kanë shkuar pranë çdo të moshuari duke iu plotësuar të gjitha nevojat që ata kanë, në këto momente të vëshitra në luftën kundër COVID-19, ku kjo kategori është më e rrezikuara.

Pas falenderimeve që kanë marrë, punonjësit e Bashkisë Sarandë iu kanë kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe për çdo nevojë që do të kenë të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion. /Sarandanews/

1 komente në “COVID-19: Bashkia Sarandë në ndihmë të pensionistëve të vetmuar”

  1. Saranda says:

    Bravo bravo doktor Adit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje