Pentagoni ngrin çdo lëvizje të parashikuar në botë në botë nga COVID-19

26 Mars 2020, 15:12Bota TEMA

Pentagoni njoftoi ngrirjen për dy muaj të çdo lëvizjeje të parashikuar në botë, duke përfshirë vendosjen dhe riatdhesimin e ushtarëve që ndodhen në skenat e luftës, në përpjekje për parandaluar epideminë si pasojë e koronavirusit.

“Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper urdhëroi një ndërprerje prej 60 ditësh të të gjitha lëvizjeve të punonjësve civilë dhe ushtarakë të Departamentit të Mbrojtjes dhe familjeve të tyre që jetojnë jashtë vendit”, theksoi Pentagoni në një komunikatë.

“Ky urdhër, që do të aplikohet për rreth 90 000 anëtarë të forcave amerikane të vendosura jashtë vendit, do të ketë një ndikim mbi stërvitjet, dislokimet, rizhvendosjet dhe lëvizjet e tjera të forcave ushtarake”, theksoi ministria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje