Grida Duma për negociatat: Është hapur porta, por s’është kaluar pragu. Qeveria luajti lojën e “ujkut me mjegullën”

27 Mars 2020, 23:07Politika TEMA

Pas procesit të hapjes së negociatave, Shqipëria do të nisë diskutimet për çdo kapitull, për shëndetësinë, arsimin, prodhimin, peshkimin, administratën, drejtësinë e tjerë.

Kështu deklaron anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, ish-zv.ministre e Integrimit dhe njohëse e mirë e këtij procesi. E ftuar në emisionin “Java” në TVSH, Duma theksoi se ndryshe nga Maqedonia që nis menjëherë hapjen e negociatave, Shqipërisë i duhet të përmbushë 15 kushte, ku përveç 9 kushteve të Bundestagut gjerman janë shtuar edhe 6 kushte të reja.

-Hapja e negociatave, nje ngjarje e shumepritur qe eklipsohet ne aspektin mediatik nga pandemia e COVID 19? Madje ka persona publike që e nevlersojne, e konsioderojne te vonuar, rutine.

Grida Duma: Një ngjarje e rëndësishme që më në fund ndodhi. Por po ashtu një ngjarje që vërtetoi që jeta po vazhdon pikërisht në këtë kohë kur të gjithë janë izoluar e mbyllur për të shpëtuar jetën.

Më shumë se e shumëpritur u bë një ngjarje ankthioze sepse gjashtë vite radhazi që nga marrja e statusit kandidat, nuk jepej asnjë vendim pozitiv drejt hapjes.

Nuk është aspak rutinë kjo dhe madje detyrimet shtesë nuk janë aspak rutinë. Janë të gjitha detyrime të reja që vende të tjera nuk i kanë pasur, që vërtetojnë nga njëra anë që sërish Europa u tregua vullnet mirë me shqiptarët dhe po ashtu vërtetojnë që Shqipëria ka ende detyrime të pashlyera.

Kjo vërteton që Europa po sillet sërish me gjerësi drejt hapjes dhe nuk e ndau Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Maqedonia e Veriut nis menjëherë të negociojë; Shqipëira do të nisë të negociojë pasi të përmbushë 15 detyrimet. Nëntë të Bundestagut, ju shtuan dhe gjashtë të Këshillit.

Çfarë ngjarjeje është në fakt per vendin dhe per qytetaret hapja e negociatave? Çfare perfiton vendi perveçse kalon stacionin e parafundit drejt anëtarësimit të plotë?

Grida Duma: Prani më të lartë evropiane në çështjet e shqiptare. Shqipëria sa më tepër të avancojë drejt BE aq më shumë s’do ta shohë veten si një vend i vogël për të cilin të mëdhenjtë nuk kanë aq interes. Njëherë në BE, Shqipëria merr rëndësi dhe peshë shumë më të madhe, shqiptarët krahasohen me jetën dhe mirëqenien e standardit të një europiani. Kjo e ka nisur trenin e vet 14 vjet më parë dhe shpejtësia ju ul këto gjashtë vite, por tashmë mendoj që nuk ka asnjë shans për ta ulur shpejtësinë e vet.

BE duket e vendosur ta monitorojë fort Shqipërinë, 15 kushtet janë këmbana e fortë e dorës së fortë europiane mbi ne. Ky monitorim është i domosdoshëm për Shqipërinë sot, e kemi thënë dhe theksuar që do bëjmë të pamundurën që të shtojmë kontrollin e BE mbi Shqipërinë dhe kjo u krye me 15 kushtet. Mendoj që kontrolli do të kryhet nëpërmjet një grupi të posacëm një trupë e cila do të shikojë nga afër si po ecin pikat nevralgjike të jetës së shqiptarëve.

-Janë hapur apo nuk jane hapur? Kerkojme mendimin tuaj si eksperte: Çfarë është “Po”-ja, e çfarë janë kushtet? Janë kushte-kushte apo janë nje forme kompromisi me vendet dhe grupet skeptike apo kundeshtuese te hapjes se negociatave? Kushte kishim edhe vitin e shkuar, por nuk morëm një “po”, ku është ndryshimi?

Grida Duma: E thënë më kuptueshëm është hapur porta por nuk është kaluar pragu; ose është aprovuar “hyrja” por nuk është dhënë komanda “nisu”. Kështu do ta perifrazoja momentin e këtij vendimi për negociatat. Janë kushte përcaktuese për nisjen e negociatave, kjo vërtetohet me faktin që nuk ka një datë për diskutimin kapitull pas kapitulli.

Për të qenë të kuptueshëm për qytetarët, hapja e negociatave do të thotë që Shqipëria të nisë diskutimet për cdo kapitull, pra për shëndetësinë, arsimin, prodhimin, peshkimin, administratën, drejtësinë e tjerë. Këto diskutime bëhen që Shqipëria të afrohet me standartet europiane konkretisht dhe ti përshtatet tregut europian dhe të vendosë se si do ta përballojë të jetë pjesë e një konkurence më të madhe.

Kushte kishim por i kishim me rrezikun që mund të vihej në diskutim a do mbeteshim edhe jashtë në ndonjë moment. Tani kemi siguruar që do jemi pjesë një ditë dhe kjo ditë po përshpejtohet nga monitorimi i afërt. Kushtet e mëparshme ishin detyra shtëpie pa supervizim tani kemi detyrime me supervizim shumë më të fortë. Kjo duhet të na bëjë shumë më shumë optimistë.

Kushte apo kerkesa? Per vijimin e bisedimeve apo per hapjen e tyre? Çfare afati ka për plotësimin e tyre? Qeveria thote se bisedimet kane filluar qe vitin e shkuar per kapituj të ndryshem.

Grida Duma: Qeveria spekulon, ka spekuluar dhe ka bërë mjegull duke luajtur me lojëra fjalësh për integrimin. Vetë procesi i integrimit është kompleks dhe duke e ditur që është i tillë qeveria ka luajtur lojën e “ujkut me mjegullën” duke i ndërruar vendin fjalëve në përpjekje për të shpëtuar fytyrën nga dështimi i plotë me integrimin deri sot.

Kjo është e vërteta objektive. As politike as e anësuar. Shqipëria u bë pengesë edhe për Maqedoninë e Veriut gati, ishte Europa që rishikoi rrezikun e një Shqipërie jashtë dhe na dha sërish dorën duke qenë më të gjerë për shkaqe sepse ndryshe do të shkaktonte më shumë dëme një Shqipëri e aneksuar në Ballkan.

Atë që qeveria spekullon dhe e quan “bisedime”është procesi screening, pra skaneri diagnostikues. është njësoj sikur ti thuash një pacienti kemi filluar mjekimin vetëm se të kemi futur në skaner dhe po shohim cfarë ke, këtë spekullim mashtrues bën qeveria.

Të bësh bisedime do të thotë të kesh rënë dakort psh si do të njihet diploma shqiptare në vendet e EU, si do ti njihet hidraulikut shqiptar vjetërsia e punës në shqipëri, apo cila pjesë e peshkimit psh do të pranohet në tregun europian të peshkimit dhe me cilat certifikime, e tj e tj.

Prandaj e them që është mashtrim i dëmshëm. vendet që nuk ecin me integrimin janë ekzaktësisht vendet që i bëjnë bisht me lojra fjalësh një procesi duke u fshehur pas përcaktimeve gjoja të shumëfishta.

-Ku është reflektuar apo ku do të reflektohet ne rastin tone metodologjia e re që propozoi Franca per zgjerimin?

Grida Duma: Ende nuk ka asnje reflektim të kësaj metodologjie në Shqipëri. Po një gjë është e sigurt që sa kohë ende nuk kemi përcaktuar kush janë negociatorët si trupa udhëheqëse e negociatave të cilët të kenë seicili mini-stafet e veta për fillimin e negociatave gjithë të tjerat as mund të nisin, as metodologjia e re as plotësimi i kushteve detyruese me metodologjinë e vjetër.

Si mund dhe duhet te punohet sipas jush per plotesimin e kushteve në kushtet e pandemise? Miratimi i reformes zgjedhore? Kur dhe si? Plotsimi i SPAK, i Gjykates Kushtetuese.

Grida Duma: Së pari problemi i parë me këtë situatë është që shumë vendime mund të merren në kushte errësire. është e ditur që krizat më të mëdha japin mundësi që të kalojnë pa u kuptuar vendime të rëndësishme që merren në mënyrë të njëanshme. Në kushtet e Shqipërisë kjo është shumë e rrezikshme sepse për specifikë në këto momente kemi pushtetin e partisë shtet. Ky është fakti.

Një parti ka të gjitha pushtetet dhe kjo përbën rrezik të madh në kushtet kur do kalojnë reforma të rëndësishme. Kuptoni që tani edhe opinioni publik s’mund të ndihmojë sepse është i mpirë nga kriza e jetës dhe shëndetit së pari.

Për këtë opozita kërkon që të shtohet vëmendja e të jetë e shumëfishtë madje nga strukturat e Komisionit të BE. Kushtet nuk janë opitimale por ky veprim praktik duhet bërë doemos. Ndryshe ato që do të kalojnë s’do jenë më reforma por deform-ime.

Kushtet që lidhen me nisjen e hetimeve me ata që kanë kryer vjedhjen e votave; kthimin dhe ndërprerjen e azilantëve politikë dhe riatdhesimin, nisjen e procedimeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, vendim përfundimtar për zgjedhjet e 30 Qershorit, Implelemtimin e reformës elektorale, finalizimin e SPAK sipas formulës kushtetuese; këto janë kushte që e vënë në peshore të gjithë qeverinë dhe institucionet shtetformuese. Janë themel i plotë.

Pandemia u ka dhene me shumë zë kundërshtarëve të BE-se dhe zgjerimit të saj. A ka ndikuar këtu mungesa e nje perballjeje te unifikuar te Koronavirusit . Si e shihni realisht te ardhmen e zgjerimit. A rrezikon endrra shqiptare te venitet ne kushtet e mbylljes se çdo vendi ne hallin e vet?

Grida Duma: Për ilustrim mos duhet të themi që meqë landet e Gjermanisë kanë ndryshime se si e përballin pandeminë atëherë duhet pasur frikë nga shpërbërja e Gjermanisë. E cova shembullin në ekstrem për efekte didaktike. Europa po sillet si një e tërë po shkëmbem eksperiencë dhe po mbështet duke marrë përgjegjësitë e veta seicili.

Kemi pranuar dhe ditur gjithmonë që Europa smund të jetë homogjene, ajo po nuk respektoi italianët si italianë francezët si francezë e hungarezët si të tillë nuk është më Europa që udhëheq me mrekullinë e të qenit një gjigand i jetës së ngjyrshme. Po kështu do ta përballojë dhe krizën e vet. Ne kemi bllokuar lëvizjet në akset kombëtare, kjo sdo të thotë që i konsiderojmë ca qytetet më pak se të tjerët.

Nuk ka nevojë të gjejmë djallin ku nuk është nuk na shërben asnjëherë në jetë kjo. Europa është entitet i madh dhe ka ende nevojë për perfeksionim të institucioneve të saj në Bruksel, por padyshim do ta gjejë formulën e qeverisjes optimale sepse ekonomikisht është formulë e sukseshme në glob.

20 komente në “Grida Duma për negociatat: Është hapur porta, por s’është kaluar pragu. Qeveria luajti lojën e “ujkut me mjegullën””

  1. Cuku says:

    Grrifshes I eshte hapur « pjeshka»
    po nuk I kane hure « rrotat » d.m.th.( topet,)

  2. Alban Borshi says:

    Grida e do pa preliminare .

  3. Alban Borshi says:

    Grida e do
    pa preliminare .

  4. Atdhetari says:

    Ujku Dordoleci Salianji dhe Mjegulla FYÇKA Grida. Sa për Shqiptarët të paktën Ju të PD-së mirë do të bëni të MOS PYESNI dhe MO JU QANI HALLIN! ÇUDIA është se keni Një Favor Megjithëse NUK JENI ASGJË (ish deputetë!?) përsëri Media Vizive dhe e Shkruar ju merr mendim!!!!? Por po t’a them Fare Shqip: A e Dini QË NUK JU PJERDH KUSH JU Nga Shqiptarët (kush është ai shqiptar që të lexon dhe të dëgjon t’i më Salianjin) por as PD së bashku me LSI-në!?

  5. Roberto says:

    Po ti hapesh kembet ti e kalojme dhe pragun ne.

  6. ?? says:

    Ik moj pirdhu ! Si nuk that një fjalë të mirë, o ndyrësinjë!!

  7. Kastrioti London says:

    Ti daku je per semafor tek picadally apo jo me qe edhe burre nuk ke? Do te ishin kenaqur zuzet.

  8. Kapit Tupalla says:

    Evropa nuk do jetë e njëjtë pas përfundimit të pandemisë covid-19 ?!
    Është pyetje ado ekzistoj fare ?1

  9. Tarik says:

    Leri perallat me ujqer dhe Mjegull o buce.

  10. Plaku says:

    Ku kane qelluar te gjithe plehrat e janë grumbulluar tek PD_JA,po edhe kjo qelbesire duhet te jape shpjegime…..eh mjerë e djathta Shqipetare ku e kanë katandisur….????????

  11. Antishqipetarja says:

    Ik moj lavire se po plas nga inati. Gjithe bota eshte ne lufte ti vazhdon i bie fyellit ne nje vend. Shko moj ndihmo njerezit qe te dhane voten apo i perdore dhe tani as qe te behet vone per ta . Femer e ulet antishqiptare. Deshe zdeshe ti negociatat jane hapur tani rri dhe ha nje m… te madh. Koha juaj perendoi njehere e pergjithmone rrugace felliqur.

  12. TIRONA says:

    Mbytuni me shurren tuaj.PD-ne e shkaterruat per 10 vjet,a do te vine njerez te devotshem?
    Kur do te largoheni ju surrat-palare,llafazane-shpellare?

  13. !!!!!! says:

    Po s’i hapi negociatat ShQUP i , nuk quhet !

  14. Grida te grifshin says:

    EDHE NE EUROPE T’JU FUSI RAMA JU DO THONI HYME PO ISHTE VONE
    HYME PO JEMI TE FUNDIT
    HYME PO DOLI ANGLIA
    KUR NJERIU KA PROBLEME TE BRENDESHME SHPIRTERORE GJITHCKA I DUKET E ZEZE O SHOQJAAAAA GRIDIIIII

  15. Timi says:

    Ik mok plehre! Turp per gazeten qe mbush faqet me mediokritet.

    1. Asd says:

      Me librat qe ka pas shpine imagjinoj qe ka luajtur, por nuk di a ka lexuar gjithe kukullat.

  16. Landi says:

    Aman moj GD moj baxhell qepe ate hale se je vec nje mjerane rrugesh, e di si m dukesh ti tani si urina e lakuriqit nates o menxyr ne trajt dykembshi. Dikut tkam pas q…po sbe me as per at pun

  17. BUJARI JU DEGJON says:

    Kesaj ia futi edhe Sali Bytha dhe Salianusi!…
    Ju e merrni ne interviste!…
    Turp,Mero!…

  18. Tironsi says:

    Ka eksperience motea me hapjet e kembeve.Se kush e ka genjyer qe i di te gjitha se Grida eshte burre i mire.

  19. John says:

    Nuk e di pse harxho. Kohen e shkruan kjo “zhgaravine”? I genjen mendja se dikush e degjon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje