Pensionistët e qarkut Tiranë, i cili përfshin Kavajën dhe Rrogozhin, që nuk kanë marrë ende pesionin të kontaktojnë në këto numra të vëna në dispozicion nga posta:
0683446821
0683446820
0683446818
0683446817
Ndërkohë për qytetet e tjera të shikoni fotot mëposhtë
Posta Shqiptare bën me dije se do të vazhdojë intesivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, nga ora 8:00:18:00.
Në një njoftim Posta Shqiptare i bën thirrje pensionisteve që të mbajnë afër aparatet celularë, t’ju përgjigjen telefonatës së postierit si dhe t’i japin këtij të fundit orientimet e duhura të adresës.
Njoftimi i Postës:
Posta Shqiptare do të vazhdojë intesivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, nga ora 8:00:18:00.
Me qëllim përfundimin me sukses të këtij misoni si dhe shpërndarjen në kohë të të gjithë pensioneve, ju bëjmë thirrje të gjithë pensionisteve që:
▪Të mbajnë afër aparatet celularë, t’ju përgjigjen telefonatës së postierit si dhe t’i japin këtij të fundit orientimet e duhura të adresës.
Të gjithë bashkë, do ia dalim!
(TemA)