‘Do ta kujtojmë përgjithmonë!’/ Shqipëria dërgoi 30 mjekë në Itali, biznesmeni italian Miglioranzi: I pritëm dhe ata s’e harruan kurrë, do habiteni nga zemra e popullit shqiptar

30 Mars 2020, 17:41Sociale TEMA

Biznesmeni italian Andrea Miglioranzi, personi që solli në Shqipëri “Eco Tirana” ka folur ekskluzivisht për Dosja.al lidhur me ekipin e mjekëve shqiptarë që u nisën në Itali për të ndihmuar lidhur me situatën e koronavirusit.

Në prononcimin e tij për Dosja.al, Miglioranzi ka folur me elozhe lidhur me popullin shqiptar duke u munduar që të shpjegojë edhe lidhjen mes dy kombeve me njëri-tjetrin. Nga eksperienca e tij në Shqipëri pronari i “Eco Tirana” shprehet se shqiptarët kanë qënë mirënjohës lidhur me pritjen që Italia i bëri në një kohë të vështirë për ta dhe ky është një rast për të rikthyer ‘nderin’.

“Gjëja që preku më së shumti zemrat e italianëve është se i gjithë populli shqiptar është në solidaritet me ne. Kur ishte e nevojshme, ata erdhën në Itali: dhe Italia iu përgjigj thirrjes duke i pritur, duke i mbështetur, duke i ndihmuar. Jo gjithmonë në mënyrë perfekte, por ne e bëmë. Dhe populli shqiptar nuk e ka harruar kurrë (ndryshe nga shumë të tjerë). Për ata që nuk i njohin mirë, do të mahniteni nga ngrohtësia, korrektësia dhe këmbëngulja e këtij populli,”-shkruan ndër të tjera Miglioranzi.

PRONONCIMI I PLOTË:

Italia telefonon …. Shqipëria përgjigjet! Ka pasur shumë biseda ditëve të fundit në Itali, më konkretisht në Verona për gjestin e bukur të qeverisë shqiptare kryesuar nga kryeministri Edi Rama, për të dërguar një staf mjekësor në një nga zonat më të prekura të veriut të Italisë: Brescia. Gjëja që preku më së shumti zemrat e italianëve është se i gjithë populli shqiptar është në solidaritet me ne. Kur ishte e nevojshme, ata erdhën në Itali: dhe Italia iu përgjigj thirrjes duke i pritur, duke i mbështetur, duke i ndihmuar. Jo gjithmonë në mënyrë perfekte, por ne e bëmë. Dhe populli shqiptar nuk e ka harruar kurrë (ndryshe nga shumë të tjerë). Për ata që nuk i njohin mirë, do të mahniteni nga ngrohtësia, korrektësia dhe këmbëngulja e këtij populli. Unë kam bërë miq dhe lidhje të pathyeshme. Zbulova një “pjesë të Italisë” përtej Adriatikut.

Populli shqiptar është i bashkangjitur me traditat e tij (siç duhet të jetë) por ka edhe një dashuri të pakushtëzuar për Italinë dhe italianët. Vetëm duke shkuar atje mund ta kuptoni plotësisht. Ju në Shqipëri flisni italisht, hani italisht dhe pini italisht: kudo që të ktheheni kuptoni se sa i rëndësishëm është sistemi i Italisë në të gjitha aspektet. Dje për ne …. sot ne për ta! Dhe unë po flas për mundësitë e punës dhe bizneset e reja. Kombi i ri po rritet me një dëshirë të madhe për të arritur një mirëqenie që i bën të gjithë të ndjehen më mirë. 

Unë mendoj me modesti se di diçka, duke pasur parasysh që së bashku me ekipin tim të Agsm Amia Verona, krijuam PPP-në e parë “partneritetin publik me publikun” midis Italisë dhe Shqipërisë, midis Veronës dhe Tiranës, në menaxhimin e mbeturinave në kryeqytetin shqiptar.

5 vite sfiduese me ritme të egra por në të njëjtën kohë të paharrueshme. Ndonjëherë ndjej nostalgji dhe kthehem për të parë Tiranën, Durrësin dhe vendet e tjera të bukura, jam i kënaqur me gjithçka. Çfarë mund të themi më shumë se kaq? Falënderime të përzemërta për të gjithë, qeverinë shqiptare dhe njerëzit… Këtë herë do ta kujtojmë përgjithmonë!

Të shtunën, Shqipëria dërgoi në Itali një ekip mjekësor prej 30 mjekësh, infermierësh dhe anestezistësh, veprim ky që u prit shumë mirë nga italianët, të cilët janë një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi.

4 komente në “‘Do ta kujtojmë përgjithmonë!’/ Shqipëria dërgoi 30 mjekë në Itali, biznesmeni italian Miglioranzi: I pritëm dhe ata s’e harruan kurrë, do habiteni nga zemra e popullit shqiptar”

  1. Koment says:

    Avash or mik nuk dergoi vetem Rama po dhe Raul Kastro.

  2. Tanush says:

    Eshte karrlleku dhe kompleksi i shaiptareve qe fliskan italisht dhe hakan italisht, sepse Italine nuk e pjerdh njeri ne kete bote.

    Por edhe sikur superfuqi te ishte Italia, gjithsesi nje gje e till nuk duhet te ndodhte.

    Kombet krenare kane kulturen e tyre dhe e promovojne ate.

    Edhe Shqiptaret kete gje duhet te bejne.

    Duhet te promovojne sa me shume kulturen dhe historine e tyre.

    Sa me shume muzeume per personalitet shqiptare qe kane ndikuar historine boterore.

    Sa.me shume asamble dhe muzeume qe ruajne dhe promovojne kenget, vallet dhe kostumet shqiptare.

    Restorantet me ushqime dhe emre te huaj nuk duhen lejuar te hapen me, se na esht hap barku me pastarira e budalliqe te tilla.

    Duhet promovuar vetem ushqimi dhe gatimi tradicional shqiptar.

    Perse duhet shqiptart te dine kaq shume italisht dhe te krijohet nje imazh i tille qe ” hahet italisht” ne Shqiperi????

    Por kur ke nje kryeminister qe thote ” i.kemi borxhe Italise” cfare pret nga populli?

    Vetem Enveri e promovonte 100% kulturen Shqiptare .

  3. O ti anonimi Koment, nuk ke Informacionin e duhur per te bere Koment, pasi nuk ta kane treguar mire intrigantet e ish_SHQUP_it dhe sh.p.k. LSI_se, si ta shkruash kete pjesen me emrin Raul Kastro, i cili ne Kube nuk eshte me President prej 2 vitesh, o injorant…

  4. Kujtimi says:

    Nje here per nje here ti meqe je shqiptar mba mend Ramen dhe lere Kastron te kujtojne te tjere , kjo e para, dhe e dyta , verehet nje jo simpati ne komentin tend per veprimin e gjere human te Rames perse valle ??????
    Ku shikon ti hapsiren qe te kritikosh ??? Kaq kish mundesi dhe keshtu u ndie , ate beri , jo si opozita qe volli vrer , dhe nxori nga goja e saj te ndyre gjithe helmin , te pakten mos te harojne qe nga Berluskoni hajvanet u ndihmuan pa mase ……
    Dhe mos te harojne kurre poetin tone legjendar Migjenin qe thosh : Nese nuk ke mundesi te ndihmosh dike , te pakten derdh nje pike lot ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje