Edhe në Holandë situata është kritike për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë infektuar 11750 persona dhe kanë humbur jetën 864 të tjerë.
E ndërkohë që autoritetet janë përqendruar totalisht për të penguar përhapjen dhe kujdesur për të sëmurët, nga kjo situatë kanë përfituar hajdutët.
Një pikturë e njohur e Van Gogh-ut u vodh mbrëmjen e djeshme nga një muze i famshëm holandez, gjatë orëve që në fuqi kishte hyrë ndalim qarkullim për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Piktura “Lentetuin” ose e njohur ndryshe “Kopshti Pranveror” është krijuar në vitin 1884 ishte marrë me qira nga muzeu i Groninger.
“Jemi shumë të nevrikosur dhe mërzitur për këtë ngjarje të rëndë”, deklaroi drejtori i Muzeut Sinder, Evert Van Os në një konferencë për shtyp ku dha lajmin për vjedhjen e pikturës së piktorit të njohur.
"De Lentetuin", Der Pfarrgarten in Nuenen mit weiblicher Figur Nuenen, May 1884
Jua heqim ne merakun me ndonje ilac nga Lazarati… Per ate ilac jetoni ju. Mjere ata qe ju lane ju pikturen me qera. E keni vjedhur vete dhe beni te merziturin.
Holanda, apo Vendi i Ulet, te perjashtohet nga KE-ja e te mos i hapen prape negociatat deri sa te gjeje gjithe pikturat e humbura, te denohen gjithe hajdutet e pikturave dhe te zhduket vjedhja e pikturave ne kohe virusi!
a kane lene ndonje tulipan te pakten
Hollanda eshte parajse fiskale po asnji nuk e thote.