Po shpërthyen trazira, Kosova rrezikon kthimin në protektorat të OKB -së

30 Mars 2020, 19:57Rajoni TEMA

Nga Arbana Xharra

Po paralajmërohet një kaos politik, ku asnjëra pale nuk është gatshme për kompromis. Thaçi do te provojë të krijojë një qeveri duke përjashtuar LVV-në, kjo e fundit do të përpiqet të mbesë në pushtet kështu, me qeveri të rrëzuar,  gjë që në aspektin demokratiko-politik dhe të kulturës politike nuk është gjë e pastër.

Sipas  procedurave presidenti ja jep mandatin partisë se parë, LVV-së e cila do të luaje lojëra e nuk do ta dërgojë emrin me synimin që gjithçka të shtyhet. Sidoqoftë nëse LVV e pranon mandatin dhe brenda një afati të caktuar nuk arrin me kriju shumicë, atëherë presidenti vendos me ja dhënë mandatin partisë së dytë LDK-së.

Arritja e koalicionit ndërmjet LDK dhe LVV nuk doli aq e lehtë siç e parashikonte partia e Albin Kurtit dhe segmente të caktuara tër LDK. Ajo zgjati shumë dhe u shoqërua me një luftë të ashpër ndërmjet të dyja palëve.

Mbërritja e mundimshme e këtij koalicioni linte të kuptohet se kemi të bëjmë me përplasje ndërmjet dy botëkuptimeve diametralisht të kundërta nga njëra tjetra. LVV është parti e revoltës së majtë – e përzier me elemente fetare – ndërkaq LDK është parti konservative e së djathtës.

Gjersa e LVV fiton vota në sajë të liderit të saj absolut, LDK mund ë llogaris në një bazë të gjerë dhe tradicionale që parimisht voton LDK-në.

Kriza kulminoi pikërisht nga ky dallim i madh programor që kanë dy partitë ndërmjet veti. Kryeministri merrte vendime ashtu siç e do natyra e liderit absolut: pa pyetur askend! LDK nisi të ndihej si patericë, mirëpo nuk reagonte dot, ngase një pjesë e bazave të saja kërkonte me ngulm këtë model qeverisjeje – me LVV-në.

Mos heqja e taksës dhe tallja, përbuzja dhe injorimi i Amerikës i vuri kapakun gjithë kësaj.

Në Kosovë – përtej militantëve esktraradikal të majtë nga Tirana dhe elementëve fetarë brenda LVV – nuk ekziston masë që mund ta lverdisësh me retorikë kundër Amerikës. Me një fjalë nëse do që me siguri ta humbësh pushtetin ngatërrohu me SHBA-të – pavarësisht se kush është aty president.

Sipas asaj që thuhet për inteligjencën e Albin Kurtit, duket sikur gjithë këtë manovër ta ketë bërë me vetëdije. Përndryshe nuk do të kishte shkarkuar një ministër të LDK-së vetëm për opinionet e tij dhe do ta hiqte taksën menjëherë, sidomos pas shpërthimit të pandemisë, qoftë si masë të jashtëzakonshme, me çka as reputacioni nuk do t’i gërvishtej.

Ai nuk i bëri këto dy lëshime kaq të parëndësishme. Të parëndësishme ngase Agim Veliu s’mundte të vendos për asgjë vetë dhe heqjen e taksës e kishte paralajmëruar edhe vetë.

Tash do të formohet me siguri një qeveri semiteknike. Partitë do të delegojnë njerëzit e afërt të tyre dhe do ta formojnë një qeveri kalimtare siç e modelon presidenti Thaçi. Deri në zgjedhjet e ardhshme. Pas atyre LVV mund të kthehet në pushtet vetëm nëse i fiton 51% zgjedhjet përndryshe nuk shoh shpresë tjetër për të në horizont. Se a mund të ndodhë kjo në Kosovën siç e njohë dyshoj shumë rëndë. Madje mund ta marr guximin për një prognozë: Albin Kurti dogji kartën e tij për të pasur qeverinë në Kosovë.

Se presidenti Thaçi është i njohur për “komplote“ të tilla s’është sekret publik, por sa i aftë duhet të jetë ai ta mund njeriun më inteligjent e intelektual të Kosovës – siç trumbetohet rreth figurës së zotëri Kurtit?

Logjika atëherë, sipas fakteve që kemi tani, thotë se LVV i kontruboi puçit të organizuar nga Thaçi duke bërë veprime për tu vete rrëzuar. Absurde apo?

Po shpërthyen trazira Kosova rrezikon kthimin në protektorat të OKB -së dhe mirupafshim “Republikë”. A nuk është ky ideali i rusëve, serbëve dhe disa tjerëve?

25 komente në “Po shpërthyen trazira, Kosova rrezikon kthimin në protektorat të OKB -së”

  1. Baliu says:

    Se qka do te ndodhe me Kosoven dhe prostidentin Taqi varet nga Quinti dhe Haga.

    1. hasani says:

      Ti Arbana mbaja ison Taqit !

  2. fteri says:

    Albin Kurti duhej të mbante miqësi me Edi Ramën reformatori kryeministër më i mir i 30 viteve të fundit ,dhe kishte përkrahjen dhe të Hashim Thaçit ,por nuk u tregua djalë i mir i cilësoi tradhëtar ,dhe më fatalja u largua nga amerika .Asnjëher Albin kurti nuk bëhet kreministër,sepse është i pa pjekur.Fundi ogurzi i krajerës tij u duk me miqësinë me Sali Berishën ,kjo miqësi e groposi 7 pash nën tokë .

  3. Xeni pa qime says:

    Nje gje nuk kuptova (te majtet extra radikal nga tirana ) vetem nga tirana nuk fute njeri hundet ne kosove nga kosova po kane ardhur terroriste per djegjen e parlamentit ishin te VV apo AK i ngelet
    policise ta deklaroje .
    Ndersa pe rremuje ne kosove nuk besoje nuk kane nature rebeli shqiptaret ne kosove feja dhe serbia i ka bere qe edhe nje jevgjite ne kosove e konsideron veten te barabarte jane te urte si njerez

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Kur flet per te majtet ekstra radikal nga Tirana, autorja mendon ne Boiken Abazin, Elvis Hoxhen etj.

  4. Burgaxhiu says:

    Cdo gje e ke thene me vend, por si e frikesuar. Nuk thua troc se Kurti eshte ai qe i sherben politikes Ruso-Serbe.
    Mithi i Kurtit si intektual ne Kosove, eshte idjotesi. Si mundet nje islamisto-komunst te mbahet si intelektual?
    Si mundet qe nje ish i burgosur ne burgjet serbe te jete intelektual? A e di ti se cte punonte Serbi ne burg, po te mos bashkepunoje me te? Kjo eshte e njohur edhe nga theia e Qazim Mulletit se po u fute ne burgjet e komunisteve, behesh. “kamunist e kaluar kamunist”. Ne burgjet serbe beheshe serb e kaluar serbit. Edhe kjo levizje e fundit qe ben Albini per ta bere Kosoven protektorat, eshte detyra e rradhes e spiunazhit serb. Deri sot Albini ka pasur deshtime por dhe fitore ne rrugen e tij te dyshimte. Deshtoi ne Rambuje. Deshtoi ne kethimin e Kosoves ne gjendje te luftes civile. Deshtoi ne rrezimin e pushtetit te Rames ne Shqiperi. Deshtoi por pati dhe fitore: Fitoi 25 perqint te votave. Armiqesoi Ameriken me Kosoven. Armiqesoi Shqiperine me Kosoven. Veterrezoi qeverine dhe krijoji kushtet per rrezimin e mevetesise se Kosoves. Po e kethen Kosoven ne gjirin e Serbise,etj,etj. Beri mik Sali Berishen dhe rrezikon edhe Shqiperine. Valle te duken ty zonje e nderuar te gjitha keto cudira? Jo, keto ndodhin spse dushmani punon dhe injoratet e Kosoves jane bashkuar me Kurtin per ta shkerdhyer Kosoven.

    1. return of the saint says:

      Albin Kurti agjent Rus dhe anti amerikan nen petkun e patriotit po demton Kosoven ne rrugen drejt perendimit dhe perparimit

  5. Dajti says:

    Kosova po na tregon se ka nje shoqeri patriarkale,besojne akoma ke besa e dhanun se te llogjika e ftohte.Albin Kurti ka nje pasion te cfrenuar per pushtet,asnje ndryshim nga Sali Berisha,po te kujtoni se cfare dramash kaloj Shqiperia nga bemat e Saliut,nuk do e votoni symbyllur ww-en,qe eshte nje organizat gjysem terroriste.Mos i besoni populizmit dhe fjaleve te bukura te Albinit.

  6. USA says:

    Ore do I thrisni radakes ju apo jo?! Nuk e keni luksin te beni lufte extreme me njeri tjetrin,akoma nuk jeni nje shtet i normal (duhet ta formoni ate)po vazhduat me mendjen e Albinit do perfundoni keq.Doni veten,tju duane te tjeret.

  7. Qe autorja shkruan nder te tjera se; LDK eshte Parti Konservative e se Djathtes, nderkohe qe Partine e Albin Kurtit LVV e quan; Parti e Revoltes se Majte + e perzier me elemente Fetare. Kjo eshte per te qeshur deri ne mekje, sepse LDK_ja apo me sakte Rugovizmi eshte nje Parti qe kurresesi nuk ka qene dhe as eshte Konservatore, por nje force Politike me shume e shume drite-hije ne lidhje me strukturat e ish-Jugosllavise e Serbise ne vecanti, tek shumica e figurave ne radhet e saja, ndersa Albini ka ngarkesa nga e kaluara e tij, qe ne kohen e rinise, qe e kane kthyer ne nje MASHTRUES deri SKIZOFREN dhe aspak nje Lider te nje Partie te Revoltes se Majte e le pastaj shtesa + e perzier me elemente Fetare. Albin Kurti eshte format karierist e agresiv deri ne idjotesi klasike miks me moderne te llojit te Lidereve te ketyre 30 viteve te fundit ne ish Zonen Europiane e Ballkanike me influence Bolshevike, qe vijne spontanisht ne Krye te Qeverive dhe Shtetit dhe nuk duan ta leshojne ne asnje menyre ate, ndose jane deshtake qe ne fillim te rruges. Ne kete pikpamje ka per shembull dhe e ka marre kete shembull nga super-Monstrat e Shqiperise: Sali Berisha dhe Ilir Meta, deri ne vllavrasje, por karrigen e Pushtetit te mos e leshojne. Demokracia per Albinet, Ramushet, Rugovistet e te tjere ne korr me ta, eshte mbajtja e Pushtetit me cdo mjet e menyre te piset deri ne fund, duke nxjerre si sot nje nga eksponent te saj LVV, ne Mitrovices, qe ben kercenime per perplasje civile, pra; gjakderdhje midis vete shqiptareve. Kjo con uje automakisht tek thenia akademikeve e politikaneve Serb se; “Shqiptaret nuk jane Komb shtetformues”. E ketu del hapur qe Albinet, Ramushet dhe Rugovistet jane te infektuar edhe me keq se virusi i COVID-19 me te shkuaren e tyre jo fort te larget, me Serbine. E Turpshme sa s’ka me, kjo qe po tenton Albin Kurti dhe te Tijet Albinet kudo ne Kosove, me arrogance e kokefortesi dhe sinjale perplasje midis paleve ne Popull, sepse nuk e pranon qe Parlamenti e rrezoi si KryeMinister brenda 50 diteve. –ARROGANCA E LIDERIT, HERET A VONE E NXJERR ATE JASHTE REALITETIT, DERI SA PERFUNDON EDHE ME KEQ NGA SA E KISHTE PARASHIKUAR KARIEREN E TIJ NE “NGJITJE”–. (politologu i madh James A. Rubenstien, 2001)

  8. Rambo says:

    Po pse nuk esht protektorat kosova?

  9. Lanabregesi says:

    Te dashur komentues,do analizoj nje element te perbashket midis Saliut dhe Albinit, takimet me personalitete te ndryshem. Shikojini me vemendje, kur Albini takon Mustafen ose Grenellin,e bene trupin pikepyetje duke cfaqur hapur nje paraqitje servili, shikoni dhe takimet e Saliut,asnje ndryshim,pa asnje fare dinjiteti. Tani ju sugjeroj, shikoni fotot e Edi Rames me personalitetet me te larta ne bote, po me gjetet nje te ngjashme me vellezerit Sali-Albin!

  10. Coli says:

    Albini do fitoje 70% me Vjosen…e sigurt….Biden ne USA. Ne 2021 do fitoje ne Shwiperi.

  11. taso kume says:

    Me gjithe friken qe u ka mbi ne barke nje gje duhet te dini 1 nuk u shpenzua miljarda nga AMERIKA , qe te futet RUSI E SERBI bashke e 2 strategjia AMERIKANE eshte bere 100 vjet para nuk eshte konjukturale te ndryshoje sa here ndryshon presidenti ne shtepine e bardhe, Ju kujtohet TRAMPI kur tha do i heqim te gjithe ushtaret AMERIKAN nga IRAKU dikush i hoqi veshin dhe nuk u krye dhe normale nuk u luftua per tja lene te tjereve, tani me korona virusin : per pashket do veme ekonomine ne funksion 100% ,prap dikush i tha ej je shume shpejte dhe prape beri marshin njetro, SHqiperia eleat strategjik ka popullin AMERIKAN dhe jo nje presidente qe se njehe politiken por eshte tregtare i mire.

  12. Gipa says:

    More ju analistat e dreqit shkoni ne dreq te mallkuem dhe se populli te vetmen shpres e sheh te dikush qe deri tani nuk asht i kompromituar dhe ai asht Albini dhe Ldk garda e hajnave se bashku me hajdutet e vjeter nuk do te lejohet te formojn qeveri pa ju dhan sovrani voten pra vetem ateher ata hajdut le te bashkohen . Por keshtu me keto qivija jo protektorst por me dreq te mallkuem por jo me bandat qe njezet vjet shpresen e popullit e shuen. Ju te demokracise te hajduteve nuk mund ta gezoni qeverin me hajdut me kot bani analiza te tilla vetem populli vendos.

  13. lisi says:

    Albini i terboi keto MUTSINAT e Kosoves.

  14. Jeta says:

    Kjo zonja Xharra ka qene keshilltare e kreut te SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe kjo eshte e njeanshme ne shkrimet e saja. Me keto shkrime kjo po tregon se lidhje ska me gjendjen politike, dhe po dihet tash se qfar keshilltare ka pasur SHIKu.

  15. grameno says:

    Ketu shof shkrime me mendime qe thua shkruhen nga ndoje cep i botes,dhe jo nga bashkekombasit e mi.Te thuash,apo te pretendosh se ne Kosov ka Subjekte Politike te rpofilzuara ne Idelogji ketu menjeher bjen prej vlersimit Real,apo objektiv,Se dyti te thuash se LDKja eshte e krahut te djathte,konzervativ,huaaaaa qfar vlersimi per nje subjekt Politik si LDKja,Ky subjekt mund te jet qdo gje por i djathte kurren e kurres jo,Ne ket subjekt Politik jan nje grup njerzish hajdute,kriminel por edhe ish spiunet e UDBes,Lexojenu statutin e LDKse sa nje fletore hartimi per nxensit e kl,4, me 56 Nene,edhe Kanuni Lek dugagjinit ishte me vuliminoz,Tash Per Albinin, smund te thme se eshte e krahut te majte te mesem,siq jan partit politike ne europ socialdemokrate,sepse tek socialdemokratet europian ka shum liberalizem,ne frym;Kurese tek Albini ka shum Nacionalizem,eshte njeri shum Idealist Kombetar,Kokeforte ne bindjet e veta,Ketu lexova se Burgjet e serbis e kan prishur,Shqipetaret e Kosves neper burgje serbe,ne daqi me dit vetum sa jan kalitur me shum.Albini eshte nje djal i ri idealist,i pa korruptuar,por i pa kompromis ne idet e tije,sidmos ne qeshtrjen Kombetare,ka ketu qe shkruajn dhe filozofojne pa njoft edhe nje fshat ne Kosove,une njof Albinin dhe nga Afer.Por ta quajsh me lloj lloj Epitete,qe nuk qendrojne,kjo nuk i sherben inform objektiv,apo vlersim objektiv,Eshte Nacionalsit progresiv,por kokefort i pa thyeshem,dhe njeri i pa korruptuar,keto karakterisktika si Politikan ne Kosove krijojne fryme,krijojne Uragan Popullor; Per tjeret lider jan harxhuar,kan keqperdore pushtetin,jan te Korruptuar e vetmja shpres sot ne Kosove,ndishta si fryme do te perhapet edhe ne Shqiperi eshte Albini dhe VVja.

    1. Pa doreza says:

      Per Gramenon:
      Po mundohem te te kundershtoje me fjalet e tua:
      Thua qe Albini eshte nacionalist, kokeforte dhe i patyeshem. Edhe ky perkufizim per Albinin nga nje njeri qe ka rene ne dashuri nga afer me te, eshte terresisht i gabuar per nje politikan.
      Edhe po te jene te sakta keto qe thua ti edhe keto cilesi te jene vlerat me te mira per nje politikan, politikani nuk vleresohet nga cilesite personale. Ai vleresohet nga rezultati ne pune per ti sherbyer vendit te vet(supozoj Kosoves).
      Ketu i dashur, o dashnor i Albinit thyhet shtiza per te dalluar kush eshte kush.
      Une as qe caj byth per kete dhe ate person. Une dua vetem Kosoven dhe per hir te saj mundohem te jem objektiv. As qe kam ndermend te mbroj te tjeret, por Albini ishte Kryeminister. Ne vend te bente punen e Kryeministrit Shqiptar, ai u kethye e nje “Zak i Pamposhtur” i shovinzmit serb. Ne Rrambuje ai beri presion delegacionit qe te mos nenshkrante dokumentin. Per mua qe me gufon zemra per shqitarizmen, menjehere e kuptova se ky djall po bente politiken Serbe, per t’ja lene ne dere fajin shqitareve dhe Amerikaneve. Sikur Thaci mos ta kish nenshkruar dokumentin dhe t’i ishte nenshtruar “naconalizmes” se Kurtit, sot nuk do egzistonte Kosova si shtet. Kjo do shte edhe nje thike ne shpine edhe te Shqiperise dhe do I tregonte botes se shqiptaret nuk dine te bejne shtet….Do I tregonte botes qe shqiptaret nuk e meritojne lirine…do ishte nje justifikim per serbet qe shqipataret duhet te asgjesohen si komb….
      Albini hiqet si anarshist. Ti e qan ate kokefortesi. Kjo eshte platform reaksionare e perpiluar ne zyrat e udbes serbe per te justifikuar kemguljen e tij ne veprimtarine kunder Kosoves. Si mund te justifikonte ai mosheqjen e takses po te ishte fleksebel dhe i tolerueshem. Qe te na armiqesone me Ameriken ashtu nga “kokefortesia” eshte alibia me e mire per te kamufluar mosheqjen e tases. Astu nga “kokefortesia’ ai ngulte kembe si idjot qe Amerika te punonte me platformen e Kurtit. Problemi eshte se Amerika di me shume se spiunet serb…
      Po me Ramen cpati? Po me Thacin cpati? Po me Haradinin cpati? Po me Isen cpati? Po me qeverine e vete dhe ministrate tij cpati? Po me Evropen cpati? A nuk e kuptonte ai si “intelektua” i njohur Kosovar se mosheqja e takses ishte plani serb, per te sabotuar bisedimet, njelloj si ne Rrambuje? Mosheqja e takses, ishte plani serb per te fajesuar shqiptaret dhe per armiqesuar ne me aleatet. Ulerinte Vuciq per demet “kolosale” qe kish pesuar Serbia. A ishte kokefortesia e tij per te mos hequr taksen me me vlere se paqja me Serbine? Po te hiqte taksen, gjithe presioni Amerikan dhe Evropian do binte mbi Serbine. Pse ai mbrojti Serbine dhe Vuciqin? Ulerinte Evropa dhe Amerika qe taksa te hiqej, por Kurt “nacionalisti” me kokefortesi po e conte kosven ne gremine.
      I vetmi mik i tij mbeti Saliu. E vetmja mikeshe mbeti Vjosa qe i ktheu shpinen parties se saj, per karriken imagjinare! Te vetmit miq i mbeten personat si ty qe nuk mendojne per Kosoven. Ata sikur duan te martohen me Kurtin sepse ai eshte burrrre, trim dhe i pathyeshem. Ne thelb ky eshte iluzion. Ai u thye ne burgjet serbe dhe eshte i bute si muti qe qelbet era lageshtire, marre nga burgu ku u perpunua…

  16. return of the saint says:

    Albin Kurti agjent Rus dhe anti amerikan nen petkun e patriotit po demton Kosoven ne rrugen drejt perendimit dhe perparimit

  17. Alban Dega says:

    ARBANA XHARA ESHTE NJE NGA TRI ANALISTET ME MENDJENDDITUR TE KOSOVES

    Cdo fjale e saj eshte prodhim i nje mendjeje te ndritur.
    Nuk urojne kot shkodranet :
    – E pac mendjen femer !
    Arbana eshte vertetim i gjalle i ketij urimi mendjendritur !

  18. Anamorava says:

    Ka njezet vjet qe Kosova eshte zhvatur nga politikanet gllaberues e te papergjegjshem.Korrupsioni,krimi i organizuar, nepotizmi jane ne nivelin me te larte,kete e thone te gjitha raportet nderkombetare.Mungesa e perspektives per nje jete me te mire , ben qe rinia e Kosoves ta braktise vendin.
    Zgjdedhjet e 6 Tetorit te vitit te kaluar , me fitues te VV se Albin Kurtit dhe LDK , sikur ngjallen shpresen per ndryshime ne Kosove.Me shume veshtersi u arrit koalicioni i shpreses , filluan mire te punojne ,dale ngadale ta bejne ckapjen e shtetit nga strukturat mafioze.Kurti si Kryeminister me Qeverine e tij shume mire menaxhuan krizen e pandemise , e qe vazhdojne ta menaxhojne me te njejtin intensitet.Por…..kjo i pengoj dikujt.
    Dikujt qe iu preken interesat , u kujdes qe kjo Qeveri te bie , pikerisht ne kohe pandemie.Per mua ky eshte turpi i politikes se Kosoves , ky turp nuk do te harrohet asnjehere.Albin Kurti dhe Vjosa Osmani jane politikanet me te votuar ne Kosove , njeri me 185000 vota , ndersa tjetra 175000 vota.
    Edhe keta mund ti ken te metat e tyre , si te gjithe njerezit , por besoj se jane politikanet me te ndershem ne skenen aktuale politike ne Kosove.Keta qe inicuan mosbesimin Isa Mustafa ,Agim Veliu , Lutfi Haziri jane peng i politikes zhvatese ne Kosove , bashkepjesemarres i te gjitha te keqiave te ketyre viteve. Populli i Kosoves eshte i emancipuar politikisht , ne zgjedhjet e ardhshme secilit do tua tregoj vendin aty ku e meriton.

  19. labi says:

    Mendimet dhe shkrimet e kesaj jane shume kontradiktore,ne nje Sali kemi ne Shqiperi dhe u bene rreth 30 vjet qe nuk bejme qetesi,qe nga vjedhjet vrasjet ,nga 2 prilli,te 97,e deri te gerdeci,pra shkurt nje Sali dhe 30 vjet vetem zi,po ne Kosove qe jane te gjithe si Saliu si do i behet, nuk po e kuptoj po pse ketyre i dalin gjithmone fjalet e Edi Rames.

  20. kimeti says:

    Aha nuk shkon keshtu njiher me ata tash me keta jo more analista te leshit qe nuk mbroni interesat e popullit por mbroni interesat e juve korruptive. Nuk ka demokraci pa popullin dhe vetem ai vendos per weverin ska demokraci me hajdutet e vjeter e keta te Pucit te rij. Nuk do te mund ta gezojn kurrfar qeveri keta hajdut populli nuk do ti lejoj kur filloi te shoh se po fillon ligji e drejtesia keta ju nisen luften prap per te plackitur.

  21. Kritiku says:

    Kushdo qe e ka fajin nuk mund ta vertetojme dot.Nje gje eshte e vertet :Etja per karrige (pushtet) kudo qe ka shqiptare eshte aq e madhe sa nuk njeh asnje parim demokratik dhe njerezor.Keto veprime cojne uje ne mullirin Serb :”Shqiptaret nuk jane shtet formues.”Kethehuni arsyes e jo instiktit per sundim .Bajktarizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje