Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se brenda 3-4 ditëve të ardhshme do të merret një vendim për të futur një shtetrrethim 24-orësh.
“Vendimi varet vetëm nga qytetarët, nga sjellja e tyre,” i tha Vuçiç TV Prva, raporton Tanjug.
Sipas tij masat do të ishin të efektshme për 14 ditë, duke theksuar se gjatë kësaj kohe askush nuk do të vdiste nga uria, por do të ndalonte spiralen e përhapjes së infeksionit.
Po ashtu Vucic bëri të ditur se në Serbi nuk ka mungesë maskash për personelin mjekësor.
Më tej ai u shpreh se Serbia deri më tani ka shpenzuar gjithsej 120 milion euro për nevojat e spitaleve në luftën kundër virusit tw ri për të blerë pajisje mbrojtëse dhe respiratorw.
“Shëndeti i njeriut është parësor dhe ne kemi para për të shpëtuar jetë,” tha Vuçiç.
Po shteti kanibal serb ka shume rrespekt per jeten njerezore