Zëri i Amerikës: Vetëvendosje kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas koronavirusit. Deri atëherë, Albin Kurti kryeministër

29 Mars 2020, 11:23Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje thotë se deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për këshillime me partitë politike për formimin e qeverisë së re, janë shenja të “përpjekjeve të tij jo kushtetuese dhe të pasuksesshme” dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas tejkalimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Në një komunikim me Zërin e Amerikës, Lëvizja Vetëvendosje duke ju referuar Kushtetutës së Kosovës, theksoi se “presidenti mund të shpërndajë Kuvendin pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit. Ne kemi tashmë dy dekrete atë të vitit 2010 dhe atë të vitit 2017, ku të dy presidentët në vitet e cekura, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë, kanë shpërndarë Kuvendin. Tashmë ka precedent, dhe është shndërruar në normë’, thuhet në përgjigjen e lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën theksohet se do të presin që të tejkalohet situata me virusin COVID-19 dhe pastaj të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Të premten presidenti Hashim Thaçi tha se nga e hëna do të fillojë këshillimet me partitë politike për mundësinë e formimit të qeverisë së re, duke nënvizuar se synimi i tij “do të jetë në çdo rrethanë që mos ta lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të shpërbëhet Kuvendi, Pra nga e hëna në mëngjes do t’i ftoj liderët e partive për të themeluar institucionet dhe mos të ketë vakum institucional”, tha ai.

Por, për lëvizjen Vetëvendosje, nuk ka asnjë boshllëk institucional.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka kompetencat e plota për të menaxhuar dhe adresuar masat që lidhen me COVID – 19. Tani për tani ne jemi shumë të përkushtuar që nga kjo situatë e krijuar nga virusi COVID – 19 të dalim me numër të vogël të të prekurve dhe të mos ketë pasoja në jetë njerëzish. Secili institucion po punon e angazhohet në këtë drejtim, pra ky është shqetësimi jonë e që është shqetësim edhe në gjithë botën”, thuhet në përgjigjen e kësaj lëvizjeje për Zërin e Amerikës.

Presidenti Thaçi, tha se “do të përqendrohet që të mos e çoj vendin në zgjedhje” por të formohet një qeveri, siç tha ai, “të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes”.

Kushtetuta e Kosovës parasheh që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Por, po ashtu sipas Kushtetutës, “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar procedurat që duhet ndjekur pas rrëzimit të qeverisë.

“Nga ana kushtetuese, procedura është e njëjtë siç ka qenë edhe në rastin e formimit të qeverive tjera. Është pika zero. Presidenti duhet t’i dërgoj fituesit të zgjedhjeve një letër ose kërkesë për emrin e mandatarit të ri. Kjo është kështu sepse sipas aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese në rastin VLAN presidenti në raundin e parë nuk ka asnjë diskrecion. Do të duhet të presë përgjigje nga fituesi i zgjedhjeve i cili e kontrollon në mënyrë absolute raundin e parë”, tha ai.

Që nga e mërkura, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë, pasi që parlamenti me 82 vota miratoi mocionin e Lidhjes Demokratike te Kosovës, për rrëzimin e qeverisë pjesë e së cilës ishte. LDK-ja dhe lëvizja Vetëvendosje ishin përplasur rreth tarifave ndaj mallrave serbe. Ajo kërkoi që ato të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, që tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.

Mospajtimet brenda koalicionit qeverisës kulmuan me shkarkimin e ish ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK-së.

Që nga formimi i saj në fillim të muajit shkurt, qeveria e koalicionit ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike u gjet nën trysni për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe që u vendosën në nëntor të vitit 2018, duke çuar në pezullimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas vëzhguesve, mos heqja e tarifave i ka kushtuar Kosovës me rënien e dy qeverive.

7 komente në “Zëri i Amerikës: Vetëvendosje kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas koronavirusit. Deri atëherë, Albin Kurti kryeministër”

  1. Baliu says:

    Pro-Grenellianet kerkojne te kontrabandojne ‘ad hoc’ nje qeveri ne krye me Banden e Zanzibarit, kurse Pro-Amerikanet kerkojne zgjedhje te reja mbas kalimit te krizes se virusit. Pra mandati duhet ti kthehet popullit.

    1. Pa doreza says:

      Ti Baliu je ekspert per bandat!
      Momentalisht une mendoj qe Banda e Zanzibarit, vjen mbas bandes se Beogradit. Banda e Zanzibarit lufton per para, kurse banda e Beogradit lufton per Kosoven.
      Per cilin popull flet ti qe ti kethehet mandati? Me siguri e ke fjalen per ate pjese te popullit qe do mbetet mbasi koronavirusi te beje kerdi, po qe se banda e Beogradit fiton mbi ate te Zanzibarit. Ishte banda e Beogradit qe shkaktoi veterenien e qeverise. Banda e Beogradit udhezoi lideret e dyshimte, te dale nga burgjet e Serbit, te bejne Kosoven rrupalle dhe ja ku jemi. Krahaso i dashur Baliu mbajtjen e takses dhe Kosoven rrumpalle. Kush eshte e para? Kurti zgjodhi taksen, sepse vetem keshtu do shkaktonte rrezimin e vet. Tani me thuaj cila bande eshte me e rrezikshme.
      Pale por banda e Beogradit kerkon te vazhdoje me rrumpalle, sepse mendon qe ne shqiptaret jemi rrota karrrri.

  2. Baliu says:

    #meKryeministrin

  3. XXXL says:

    Tallje me institucionet dhe njerëzit por zgjedhjet i kishit dhe vetë zgjodhe partner qeverie partinë e LKJ dhe u ktheve në bisht të tyre për sulëm në të gjitha frontet ndaj krahut të luftës e kaluat edhe propaganden e UDB bashëve jo se janë engjuj por lëvizen çështjen e shqiptarëve të ish YU para

  4. Kapit Tupalla says:

    Nuk mundet vullneti i 82 deputetëve të blerë dhe/ose të
    shantazhuar të suspendojnë vullnetin e 400.000 votave sa
    fituan Albini me Vjosën bashkë !
    HARROJENI !

  5. grameno says:

    Ju shqipetaret e shqiperis nuk kuptoni realitetin e kosoves!!!!!!!!!
    1.Shqipetaret e Kosoves qdo loder qe firton me Beogradin,e urrejne,edhe po te ket perkrahjen e te madhit zot jo te Amerikes,Shqipetaret e kosoves ja kan frigen flirtimit me udheheqjne serbe,shto ketu dialogu serbo -shqipetar kosovar,qe kan biseduar ,biseduar asgje nuk eshte Arritur,Serbia se ka piken e ndjenjes se eshte fajtore,per lufterat ne ballkan,akoma i mshojne propagandes shoveniste,kunder qdo gjeje shqipetare.dhe sigurisht qe nje njeri si Albini i pa korruptuar me doktrine puro shqipetare,nuk ben lojera te stilit pas perdeve,dhe kjo i bind shqipetaret ti besojne,shto ketu klikat qe qeverisen Kosoven,vetum sa ju shtuan hallet qytetareve,ne vend se ta benin kosoven te jetushme,e vjedhen e ben rrumpall,ketu Albini i ka sjell ksaj te mete te gjtiha qeverive qe kan qen deri me tani.Sigurisht ne dim se primatin vendimtar,per rregullim te procesit te shqipetarsi kan Amerikanet,por neve na ka djeg qumshti,po i fryjm dhe kosit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje