Mbill ndonjë trëndafil o aktivist, lëri përrallat me Albin Kurtin!

28 Mars 2020, 19:34Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Një aktivist i VV-së paska thënë se për Albin Kurtin i del edhe plumbit përpara.

I dashur aktivist, lufta ka mbaruar para 20 viteve.

Këqyr mbill ndonjë trëndafil, kosit barin (nëse ke oborr), rri në shtëpi, laj duart dhe laje mendjen, thirr në telefon ndonjë mik që ke nga partitë tjera (shqiptar është edhe ai tjetri, armiku imagjinar), ruaje ambientin, mendo pak për rolin tënd pozitiv në shoqëri, mos urre, gjej argumente të mira për të kundërshtuar, mbyte pasionin për të njollosur, mos e ndaj gjuhën nga zemra, gjeje drejtpeshimin e gjykimit, duaje liderin po aq sa të vërtetën, e deri te e vërteta arrin nëse nuk e përvetëson marrëzinë e tjetrit dhe nëse marrëzinë tënde nuk e nxjerr në pazarin digjital, mos u ngut me reagim të plumbtë pa të kaluar zemërimi, këqyr botën dhe këqyr veten, pas çdo dite të mërzitshme, o aktivist, vjen një ditë tjetër, besoji Apollonit, zotit të dritës, shërimit dhe urtisë.

Lëri plumbat, shoku aktivist.

12 komente në “Mbill ndonjë trëndafil o aktivist, lëri përrallat me Albin Kurtin!”

  1. USA says:

    O Robell,mos u lodh kot me keta naziskinet e Albinit,ata kundershtarin politik e konsiderojne me te keq se serbin,keta jane ushqyer nga lideri me frymen e urrejtjes,te ngjashem me rinine hitleriane.Hitlerjugenet e Albinit!

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Sakte!

    2. bujari says:

      Ti qe flet prej USA kunder urrejtjes ben shume mire , por ‘humb kontrodhin’ kur ti vete perdore gjuhe urrejtje…cka me ben (mua) te mendohem se nuk flet nga USA ,mbreti i demokracise, …ose po fole nga atje je…..i pa transformueshem. JO SHUME HERE, POR KESAJ RRADHE PAJTOHEM ME Z. ROBELLI.

  2. Konica Usa says:

    Kete Albinin sikur e ka nxjere Sali Berisha nga hunda,vetem urrejtje nxjerin nga goja,nuk e njohin humanizmin,dhune verbale dhe fizike,duan me cdo kusht dhe cmim te arrijne qellimet.

    1. i relaksuar says:

      Ca qellimi ka Albini?

  3. Dajti says:

    Po ca trandafila do mbjellin keta rrugecet e Albinit,ketyre jepu ndonje molotov,tymuese ose veze dhe nxiri ne rruge,per kete jane stervitur keta funderina.

    1. Korabi says:

      Budallenj si puna jote nuk e njohin fare historine politike te njerezimin. Jane jashtetokesore …

  4. Tironsi says:

    Vallahi na ke bo me qesh Robell,po si u thua,mbillni ndonje trandafill,po ca u bo Albin rrugaci Erion Velija,I cili dhe kur kryesonte mjaftin nuk beri asnje protest te dhunshme.

  5. bujari says:

    Ti qe flet prej USA kunder urrejtjes ben shume mire , por ‘humb kontrodhin’ kur ti vete perdore gjuhe urrejtje…cka me ben (mua) te mendohem se nuk flet nga USA ,mbreti i demokracise, …ose po fole nga atje je…..i pa transformueshem. JO SHUME HERE, POR KESAJ RRADHE PAJTOHEM ME Z. ROBELLI. PAQE MES KUJDO>>POR VECANARISHT MES SHQIPTAREVE!

  6. AL BIN berrisha says:

    VV nuk eshte parti i nderuar ata jane sekt i rrezikshem Al bini nuk eshte politikan por gurru

  7. Jimi says:

    Ke filluar t’me pelqesh Robell! Per mire, kemi filluar te ndryshojme, ose une si lexus i artikujve te tu, ose ti!? Pershendetje.

  8. Timi says:

    Shkrim qe duhet lexuar 100 here ne dite nga budallenje dhe militantet apo aktivistet. Falemnderit z. Robelli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje