Nga Enver Robelli
Kjo gara se kush është “më pro-amerikan”, është gara më e ndyrë që e zhvillojnë politikanët e Kosovës.
Pro-amerikanizmi më i pastër është mos të lejosh që në pushtet të vijnë politikanë që vjedhin vendin. Në Kosovë qe 20 vjet qeverisin, kryesisht, vjedhësit.
Andaj, sa herë që acarohet gjendja politike, vjedhësit më të mëdhenj të këtij vendi dalin e bërtasin se janë “pro-amerikanë”, mes tyre edhe politikanë që janë në lista të zeza të Amerikës për vepra heroike të pasluftës – siç janë vjedhja e pasurisë publike, keqpërdorime të llojllojshme, manipulim tenderësh, vrasje e shumë të zeza të tjera.
Entuziasmi fluturues edhe i krerëve të LDK-së se tash u sqaruan krejt punët, u hoqën krejt dilemat dhe krahëhapur e të gëzuar mund të presim marrëveshjen me Serbinë, tregon joseriozitet kolosal në punët politike.
Asgjë, ama bash asgjë nuk është sqaruar. Sepse asgjë nuk është ndarja çka është detyrimi i Kosovës të pranojë një “republikë serbe” brenda saj.
Asgjë nuk është ndarja çka është lejimi i Serbisë që të bëhet bashkëadministratore e Kosovës.
Asgjë nuk është ndarja çka është defunksionalizmi i mëtutjeshëm i shtetit të Kosovës.
Kur për 12 vjet me radhë nuk ke kurrfarë politike shtetërore, por vetëm vrapim pas agjendave të të tjerëve, atëherë argumenti i vetëm dhe më i pabesueshëm politik mbetet ky: “Unë jam pro-amerikan”.
Po aq sa janë “pro-amerikanë” këta politikanë janë edhe “pro-europianë”: nënshkruajë marrëveshje me Serbinë në Bruksel dhe janë aq të bindur se kanë bërë punë të mëdha, por kur kthehen në Prishtinë Gjykata Kushtetuese gati tërë marrëveshjen e hedh në ajër si antikushtetuese.
Të tillët, pra këta shkelës të Kushtetutës, sot na shesin mend me fraza “proamerikane” dhe flasin në emër të LDK-së.
A e merr guximin ndokush nga LDK, PDK, AAK apo Nisma të pyesin Richard Grenellin: “Mirë, krejt në rregull, ne e duam pa fund Amerikën, por a bën, aman, vetëm një kërkesë t’ia bëni Serbisë, nuk po kërkojmë shumë, nuk po kërkojmë as të na njoh, vetëm të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës…
S’ka problem, të tjerat i durojmë nga Serbia”. Edhe në politikë duhet pak dinjitet. Një grimë.
Po mos prit dinjitet nga njerëz që në një shtet funksional do të ishin në burg për vjedhje të shtetit.
Skurt sakte bukur
ne kosove kosovaret jane anti- europien e anti -amerikane kush thote te kunderten eshte hipokrite feja musulmane ne kosove dombinone shoqerine nuk ka se si te jesh musulman i betuar dhe njekohesishte europiene
Me cilen ,’ankete’ te doli ky ‘rezultat,’??? Ska ankete ne bote , pervec greke(me qellim) , qe nxjerr nje ‘perfundim te tille. Presidenti serbe para pak kohesh, kur ishte ne Shtetet e Bashkuara, se ‘dihet perkrahja amerikane per shqiptaret; per ta (shqiptaret) ,amerika eshte Baba e Nena’ Pyetjes tjeter te gazetarit; po Vendet Europiane cfare jane per shqiptaret? ai u pergjigj..’ jane tetat e tyre ‘ ( Halla, tezja…………………………….) Ne mos qofshi sllavogrek , mos flisni marrezira…se do pendohen vete. Kurse antishqiptaret…te vazhdojne ,eshte detyre e tyre, jane te tmerruar, e dine mire….!
Me cilen ,’ankete’ te doli ky ‘rezultat,’??? Ska ankete ne bote , pervec greke(me qellim) , qe nxjerr nje ‘perfundim te tille. Presidenti serbe para pak kohesh, kur ishte ne Shtetet e Bashkuara, se ‘dihet perkrahja amerikane per shqiptaret; per ta (shqiptaret) ,amerika eshte Baba e Nena’ Pyetjes tjeter te gazetarit; po Vendet Europiane cfare jane per shqiptaret? ai u pergjigj..’ jane tetat e tyre ‘ ( Halla, tezja…………………………….) Ne mos qofshi sllavogrek , mos flisni marrezira…se do pendohen vete. Kurse antishqiptaret…te vazhdojne ,eshte detyre e tyre, jane te tmerruar, e dine mire….si eshte e verteta!
BRAVO, KJO ESHTE E VERTETA E POLITIKANEVE , QE E KANE CUAR KOSOVEN POSHTE E ME POSHTE .
MENDOJ SE ME PARE KETA POLITIKANE TEPER TE NEVERITUR , DUHET TE JENE PRO KOSOVES DHE JO PRO AMERIKES E CILA PO MBAN ANEN E SERBISE .
SA TE JETE TRAMPI PRESIDENT , KOSOVA NUK DO TE KETE PRIVILEGJE .
ME VJEN SHUME KEQ PER KOSOVEN , U KAP MAT NE KOHE IZOLIMI , KU EDHE AI POPULL MATUF QE ESHTE ,NUK MUND TE DALI TE PROTESTOJE ,PER TE MBROJTUR KOSOVEN ,NGA HIJENAT , NGA RREZIKU QE PO I KANOSET .
JO ZIGUR nuk ka te beje fare integriteti toksor me fene ,ne SHQIPERI nuk jane shumica mysliman dhe sot e qajme SHEN NAUNIN qe ZOGU JA DHA GHURATE SERBISE si shenje mirnjohese te per shtupjen e rezistences te popullit me mecenaret e SERBISE ,te mjejten gje qe beri shpellari kunder popullit te VLORES E JUGUT TE SHQIPERISE, sdo mente qe politika e Kosoves eshte pa eksperience ,nje pjese lozin per SERBINE ,nje pjese per Europen dhe shumica per AMERIKEN mbeshtetesi kryesor per Kosoven,Politikan prefekte nuk ka ne asnje vende te botes,pot te shpetosh bythen se ke shkelur ne drase te kalbur si THaçi nepermjet konçesjoneve ne kuriz te Kosoves,me duket trathti e kalibrit me te madhe se e ZOGUT. EUROPA ne te gjitha kohrat e ka pesuar me shume se te tjeret me luftera per kete nuk do ndryshim kufijsh te KOSOVES D,MTH kunder teorise teTHaçit.
Ti lutemi Amerikes qe kjo ti lutet Serbise qe te ndal lobimin per cnjohjet….. Pordhe me rigon, ose pordhi kali ne dere te hanit. Kosova keto njezet vjet nuk e ka pas luksin per lufte te eger pilitike, por donte mirekuptim dhe pune, zhvillimi i vendit binte njohje. Edhe sot Kosoven e drejton njeriu me konfliktual, Albin Kurti, i cili vitin e kaluar u mundua te nxise konfliktet dhe ne Shqiperi.
Kosova ka nevoj per nje Edi Ram qe bene miq ne te gjithe boten per te miren e Shqiperise,jo sherrxhinj si Albini me Rambushesin.Eshte merit e Edi Rames qe Shqiperia perfitoj 1.15 miliard Ero per rindertimin nga termeti.Albini si Enver Hoxha,e ka mendjen te shpartalloj armiqt e jashtem dhe te brendshem,jo te mendoj per Kosoven.
Kjo logjikë e pistë se në Kosovë vetëm vjedhin shtetin i thonë vetëm ata që kanë logjiken e hajnit këta,harruan se ku ishte popullata shqiptare e Kosovës dhe Kosova vetëm para 20 viteve apart-hejdë i vērtetë shkatrrim i gjithanëshëm ikje dhe largime marramendëse nga,vendi… dhe sot kēta janë ba një me Serbinë ata çlirimtarët i duan të vdekur për vrasjet e serbëve kurse shumë në Kosovë ata i duan në burgje për shkak vrasjes të shqiptarëve dhe për hajni !!!!
Miqet tere kohen e perserisnin luftone korrupcionin, e sapo filloj zoti Kurti ta luftoj korrupcionin beri “gabim” te pafalshem. Ky eshte nja hap mbrapa per Kosoven, por do te pasohet nga dy hapa para ne zgjedhjet e reja.