Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në largim, Albin Kurtin, për financim të dyshimtë nga, siç ka thënë ai, “qarqe të dyshimta kundër Kosovës”.
Haradinaj është shprehur se Kurti e ka pasur fushatën më të shtrenjtë, prej të gjithë kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
Ai ka thënë se Kurti ende nuk i ka treguar financat e tij dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kurti si ka treguar ende Kosovës se sa para ka shpenzuar për fushaten e tij që ka qenë më e shtrenjta nga gjithë ne.
Le të tregojë ai sa pare harxhon për të gjitha këto faqe të përkrahësve të tij, sepse kushton me mbajt një infrastrukturë të tillë.
Ai financohet nga qarqe të dyshimta që janë kundër Kosovës”, ka thënë Haradinaj për Insajderin.
Kemi debil n’vendin tone, n’vendin tone, n’vendin tone, ai eshte Haramushi jone, Haramushi jone, Haramushi jone, le te rroj le te rroj qoft mallkuar pergjithmone, le te rroj le te rroj qoft mallkuar pergjithmone.
Ne vend te tregoj per milionat vet qe nga lloqi u ba milioner ai sulmon Albinin turp te te vij ju dhe tere klani Pan i keni vjedhe popullit te kosoves edhe ate kafshate te bukes qe ju dhe familjet e juve bejne jete luksoze dhe tani sulmoni ate qe don te luftoj per drejtesi dhe barazi.
o haramush je per luf o vlla jo per politik