Deklarata e DASH për territoret, Mustafa thumbon Kurtin: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje

27 Mars 2020, 10:04Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Mustafa shprehet se deklarata e SHBA-së është prova më e mirë që dëshmon se Albin Kurti iku nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, shprehet Mustafa në Facebook.

4 komente në “Deklarata e DASH për territoret, Mustafa thumbon Kurtin: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje”

  1. Trotski says:

    Nuk e kam Fort qejf Ise Mustafen ,po ne kete rast ka te drejte .Uroj sa ma pare te ktheje Rroten e Qeverisjes ,duke braktisur Lamashet e Albinit.

  2. NNP says:

    NESER AVAZI O PLAK MATUF E SPIUN NESER..?

  3. Lisi says:

    U BESOJNE MOJ TE VARFERAT U BESOJNE

  4. Gazi says:

    Mos u ngut ISE PORDHA se dardha e ka bishtin pas. Kurrë në jetën tënde nuk ke fol qoftë edhe një herë të vërtetën. Si nuk ke marre o plak matuf!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje