Strategjia e BE-së kundër pandemisë, nuk është e plotë pa Ballkanin

26 Mars 2020, 15:01Rajoni TEMA

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, theksoi rëndësinë që Bashkimit Evropian të ndihmojë financiarisht vendet e Ballkanit Perëndimor në krizën e shkaktuar nga shpërthimi i virusit Sars-Cov-2.

“Ky gjithashtu është një mesazh politik që flet për të ardhmen e procesit të zgjerimit”, tha Picula, duke theksuar se vendet e rajonit janë të rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së dhe gjeografikisht i përkasin Evropës.

Raportuesi i Ballkanit në Parlamentin Evropian theksoi se një strategji gjithëpërfshirëse e BE-së kundër pandemisë, nuk do të ishte e plotë nëse nuk përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai i bëri këto komente gjatë një seance emergjente të Parlamentit Evropian ku diskutohet ndarja e ndihmës financiare për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet në procesin e negociatave të pranimit, të cilat preken seriozisht nga urgjenca e shëndetit publik.

Të mërkurën, Komisioni Evropian miratoi një pako emergjente prej 38 milionë euro për sistemet shëndetësore në rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje