Isa Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat, është në vullnetin e Albin Kurtit

26 Mars 2020, 10:00Rajoni TEMA

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të tërheq ministrat e partisë që drejton, edhepse Qeveria është rrëzuar të mërkurën mbrëma.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, të enjten, tha se është në vullnetin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti t’i mbajë ose t’i lirojë nga detyra, siç bëri mbrëmë me zv.kryeministrin e parë, Avdullah Hoti.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, ka shkruar Mustafa.

8 komente në “Isa Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat, është në vullnetin e Albin Kurtit”

  1. Tironci says:

    Futi perseri taksen serbise o Albin,
    Beje ramushin minister mbrojtje, dhe ver ne qeveri disa ministra qe nuk jane deputete.
    Persa i perket ligjeve, mbylle parlamentin deri sa eshte koha e korones, dhe lajmero zgjedhje te reja mbas korones.
    Pra me pak fjale krijo nje qeveri te perkoheshme, dhe veje flamurin shqiptar aty ku duhet e mos pirdh me se cfare thote amerika.
    Shpresoj te te kene ardhur mend.

    1. Ceni says:

      Tirons, Rekomandoi dhe ca pace, qofte e spec djeges, se I bejne mire per virusin. E ndihmojne dhe per mbajtjen e flamurit.

      1. Tironci says:

        O Cen ti mire e ke, por pacja e qoftet te bojn dom. Per ate specin nuk eshte mendim i keq. Prit dhe nja nji muj se do e kuptojne Shqiptaret vetine e specit.
        Kam pas dikur ne kohen e enverit ne pune nje burre te vjeter, ishte nga katunet e Tirones.
        Cdo dite hante gjona me ynyre dhe omelsina dhe nuk shendoshej si dhe kurre nuk smunej. Nga kurioziteti e pyti njoni nga shoket tane se si bon vaki qe nuk smunej kurre e gjithmone elegant edhe pse ne mosh para pensionit. A e di cfare pergjigje i ktheu, ilaci osht ky, ene i nxorri i spec te kuq djegs nga xhepi.
        Une e di qe ti e ke thone me ironi, por do ti vije koha qe do te vije turp nga vetja ne rast se ke ndopak ndergjegje duke u mundu me injoru Tironcit.
        Tani edhe dicka, ta dish ti se kush jam une me kerkon falje 1000 here, jo per frike, por per personalitetin tim.
        Me pare te shkruajta pak me dialekt ne nderim te Tironcave te vjeter.
        Respekti tek njeriu krijohet kur ai di ti respektoje te tjeret.
        Nderime

  2. Asdreni says:

    Shume keq duket qe na mungon shtet formimi prandaj vuajme si popull qe jemi mese e si thela shalqiri ca andej ca jeten te tjerat te mare padrejtesisht duhet kujtuar I Madhi Faik Konica qe dhe fshati ku lindi eshte ne “Greqi”cfare absurditeti nuk JEMI dhe NUK DO JEMI

  3. Baliu says:

    Isa paterica nga Prapashtica e tradhtoj elektoratin e vet edhe per te njeqindten here, ani qka, nese ende ka budall qe i shkojne mbrapa, vjen edhe 101-ta.

  4. Popull says:

    Asdren s’eshte e vertete, kemi ndertuar boten, po ne Shqiperi e Dardani s’na kane lene Serbet e Greket. kane mbi 100 vjet qe paguajne qeverite qe i vendosin me pare e agjentura.
    Por mos u deshpero. Prit edhe 6 muaj.

  5. Kuq e zi says:

    Jam kurioz me pa sesi do dale isa ne fushaten qe vjen?
    Po vjosa a do pranoje te behet prape vegel e ises?

  6. Kali says:

    Or Isa Plakarruq.Ti je fytyre e ndyre ,sherbetor i Serbis.Je mbeturin e se kaluares.Vertet Albini e mori pak perpjekur por gjithesesi eshte i PASTERT dhe e kishte te detyruare te behej pis me ju.Por duke u ruajtur te mos behej pis ,ju (isa)felliqesira te beni pis kudo qe te ndodheni.T’u thefte shkopi dhe thefsh qafen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje