Rrëzimi i Kurtit, Thaçi: Nga e hëna nis konsultimet me partitë për formimin e qeverisë

27 Mars 2020, 11:21Rajoni TEMA
Rrëzimi i Kurtit, Thaçi: Nga e hëna nis konsultimet me

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se nga e hëna do t’i thërrasë partitë politike për konsultim, lidhur me formimin e qeverisë së re.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar me 82 vota për 32 kundër dhe një abstenim.

Ai tha se fokusi i tij do të jetë në shmangien e zgjedhjeve të reja dhe mosshpërdarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria në ikje, është në detyrë dhe duhet t’i kryejë punët që i takojnë me kushtetutë dhe ligje. Fokusi im është që të shkojmë drejt një qeverie të stabilitetit të unitetit e gjithëpërfshirjes në mënyrë që të kemi sukses në reformat tonë të nevojshme e të domsodoshme”, ka thënë Thaçi.

Ai i ka bërë këto komente derisa ka vizituar Qendrën e Studentëve, e cila tashmë është kthyer në karantinë për personat që kthehen nga shtetet e ndryshme në Kosovë.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19, sëmundje që shkakton koronavirusi i ri. Deri më tani një pacient ka vdekur me koronavirus në këtë shtet.

10 komente në “Rrëzimi i Kurtit, Thaçi: Nga e hëna nis konsultimet me partitë për formimin e qeverisë”

  1. spata says:

    Ne nje kotec me shume gjela pulat do te mbeten shterpe.

    1. KUTE KEPUTE says:

      Thaci BURE SHTETI
      Kurti pa ment ne kok
      Nuk diti te punoi
      Ju duk vetja si Vandam
      Kjo Bot ka PARE shume

  2. Koli says:

    Ky Thaci nga fytyra duket si indian.Ne Kosove ka shume gabela.

  3. keshtu mendoj says:

    Eshte e sakte; Kosoves i duhet nje qeveri teknike me njerez te pergjegjshem dhe me moral te larte, jo “tregtare” politikash dhe parash. Dhe kete mundesi e ka. Shashkat qe hedhin qofte nga Kosova e qofte edhe punonjes te sigurimit nga Shqiperia, bile me emer e mbiemer si ai gazetes Bota Sot, shkruar dje, nuk ka vend dhe jane keqdashese per vendin dhe popullin. Keta njerez qe na hiqen si te mençur, s’jane gje tjeter veçse te fençur, mbeturina te nje kohe qe duhet shtypur dhe mundesisht duhet asgjesuar e harruar.

  4. Bekim Peja says:

    Koli, ky Thaçi është 1,90 M, ndërsa ti 1,50m, pra shiko veten shkurtabiq me gjenetik Anadolli.

  5. Lush berbali says:

    Ti Koli me komentin tend …
    Nese nuk ka pamje shqiptari ,Hashim.Thaçi ,kush dreqin do te ishte shqiptar.
    190 cm burre,50 vjeçar e akoma i pashem e i ri,trupdrejte.,,si e do ndryshe shqiptarin ti ?!!!
    Ti sigurisht do te jesh vete gjigant ,rreth 170 cm…

  6. Leqi says:

    Ti shif sa i gjat esht Thaci. Ai po ja jep veriun serbis.As Jasharajt nuk ja napin ma doren.

  7. Leqi says:

    Ti shif sa i gjat esht Thaci. Ai po ja jep veriun serbis.As Jasharajt nuk ja napin ma doren.

  8. Policani says:

    Albini eshte njeriu i duhur per te luftuar korrupsionin ne kosove.

  9. Eri says:

    Thacin e kemi dashur dhe ne ne Shqiperi po tani disa gjera po na duken te paqarta.Shpresojme ta kene Kosoven ne zemer se shume gjak eshte derdhur dhe duhet mbrojtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje