Emisari i presidentit amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell, në një intervistë ekskluzive për emisionin Pressing të T7 ka siguruar se asnjëherë nuk ka folur me Thacin e Vuciq rreth shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë.
E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme” ka thënë ai.
I pyetur nëse për të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell e ka përjashtuar këtë.
“Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion” ka thënë emisari amerikan.
Ok. Je I qarte. Tani Albini te sjelle argumentat e veta. Po shqiptarve u pelqejne thashethemet. Dhe kur s’kane argumenta, e quajne tjetrin tradhetar. Amerika nuk mendon vetem per kosoven po nje zgjidhje per gjithe rajonin. Me siguri duan te shkulin armiqsite dhe luftrat qindrabjecare nga ballkani. Ndryshe ky rajon sherrexhinjesh nuk behet.